

Aktualitet
Tiranë: Sanksione për oligarkët rusë, mbështetës të luftës
Sanksione për agresorët rus, mbështetje dhe solidaritet për Ukrainën
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNdërkohë që në Bruksel zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja deklaroi, se ka bashkëpunim me aleatët për sanksione ndaj oligarkëve rusë me prona në Shqipëri.
Ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ulsi Manja, deklaroi të mërkurën, (06.04) se “Shqipëria po bashkëpunon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë për të vendosur sanksione ndaj aseteve të rusëve, nëse do të ketë një listë të personave të shpallur si mbështetës të luftës në Ukrainë.” Ai tha se ”nuk ka ende një listë të oligarkëve rusë që kanë prona në Shqipëri dhe që janë mbështetës të luftës në Ukrainë”.
Duke nxjerrë në pah kontributin e Shqipërisë, si vend anëtar i NATOs, Ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se “Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe kanë vendosur sanksione. Ne, si qeveri, do të zbatojmë deri në fund angazhimet që kemi marrë përsipër.”
Sanksione për agresorët rus, mbështetje dhe solidaritet për Ukrainën
Deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, përkon në kohë me zhvillimin në Bruksel të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, që përfundon sot.(07.04). Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme thanë për Dë që në qëndër të takimit është situata në Ukrainë dhe „ꞔfarë mund të bëhet më shumë në mbështetje të Ukrainës.”
Shqipëria iu bashkua menjëherë Bashkimit Europian në masat shtrënguese kundër Rusisë si përgjigje për agresionin e saj ndaj Ukrainës. Autoritetet e saj deklaruan se “Shqipëria qëndron në unison me NATO-n dhe BE dhe do të zbatojë të gjitha angazhimet e marra në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët.”
Tri ditë pas agresionit rus ndaj Ukrainës, më 27 shkurtin e kaluar, Shqipëria mbylli hapësirën e saj ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë dhe ꞔdo avion të regjistruar në Rusi me “përjashtim të fluturimeve për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore.” Në të njëjtën datë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi masa kufizuese dhe ngrirjen e aseteve për 654 individë dhe 52 subjekte. Shqipëria ndërmori sanksione ekonomike me masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji dhe ndaloi shitjen, furnizimin, transferimin ose eksportin në Rusi të mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës, industrinë e aviacionit dhe të hapësirës.
Krahas sanksioneve Shqipëria është treguar solidare me rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit rus dhe ka ofruar mbështetje humanitare. Në mes të muajit të kaluar qeveria Rama mori vendimin që shtetasit ukrainas, që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës, mund të vijnë dhe të jetojnë në Shqipëri pa leje qëndrimi për një vit. Deri tani Shqipëria ka pritur 605 shtetas ukrainas, të cilëve u është dhënë mbrojtje e menjëhershme në përputhje me kuadrin ligjor për azilantët.

Koncepti i ri strategjik i NATO-S
Hartimi i një koncepti të ri strategjik të NATO-s është pjesë e diskutimeve të ditës së dytë të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare (07.04.). Burime zyrtare nga selia qendrore e NATO-s në Bruksel* citojnë Sekretarim e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të ketë thënë që “koncepti i ri strategjik është një dokument i rëndësishëm, që paraqet se si NATO duhet të vazhdojë të jetë aleanca më e fortë në histori, duke u përballur me një botë më të rrezikshme dhe një realitet të ri të sigurisë. Ne duhet të mbështesim Ukrainën, të mbajmë sanksionet tona, të forcojmë mbrojtjen dhe parandalimin, sepse lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë.”
Të njëjtat burime citojnë Stoltenberg të ketë theksuar që “ky koncept do të sigurojë që NATO do të vazhdojë të mbrojë të gjithë aleatët e saj”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha të mërkurën, (06.04) se koncepti i ri strategjik i NATO-s duhet të adresojë “pasojat e sigurisë nga veprimet agresive të Rusisë, ndryshimin e balancës globale të fuqisë, pasojat e sigurisë nga një Kinë shumë më e fortë dhe sfidat që Rusia dhe Kina po parashtrojnë së bashku ndaj rregullave tona të bazuara në rendin ndërkombëtar dhe vlerat demokratike. ”Vendimi lidhur me konceptin e ri strategjik do të merret në samitin e NATO-s në Madrid, në qershor të këtij viti.
Koncepti i deritanishëm strategjik i NATOs, i njohur si “Smart Defence” u paraqit në Samitin e NATO-s në Lisbonë, në nëntor të vitit 2010 dhe u zhvillua më tej në samitin e NATO-s në Çikago, në Maj 2012. Qëllimi i tij ka qënë që ta bëjë Aleancën Atlantike më efikase, më të adaptueshme ndaj sfidave që nxjerr realiteti dhe çështjeve që lidhen me sigurinë.
You may like
Bota
Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion
Published
16 hours agoon
July 23, 2025By
UBT News
Agjencia e sigurisë së brendshme e Ukrainës arrestoi dy zyrtarë të NABU-së me dyshimin për lidhje me Rusinë dhe kontrolloi punonjës të tjerë të agjencisë për akuza të palidhura.
Mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev dhe qytete të tjera të martën, duke i kërkuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vërteton ndaj legjislacionit që kritikët thonë se minon infrastrukturën antikorrupsion të vendit.
Protesta shënoi tubimin e parë të madh kundër qeverisë në më shumë se tre vjet të pushtimit të plotë të Rusisë.
Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar një projektligj që shtrëngonte mbikëqyrjen e dy organeve kryesore antikorrupsion, Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion (SAPO).
Kundërshtarët paralajmërojnë se masa mund të dobësojë pavarësinë e agjencive dhe të rrisë ndikimin politik mbi hetimet.
Pavarësisht protestave publike, Zelenskyy thuhet se e nënshkroi projektligjin të martën.
Aktualitet
Çitaku kritikon MPJD për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi
Published
19 hours agoon
July 23, 2025By
UBT News
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Lulzim Halili duke thënë se misionet diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe.
Çitaku u shpreh se liria e lëvizjes duhet të jetë e garantuar, teksa kërkoi aktivizimin e misioneve diplomatike.
“Sigurisht që ne i ndjekim, e kemi parë dhe është lajm jashtëzakonisht shqetësues. Fatkeqësisht kjo tashmë është shndërruar në lajm të rregullt, sepse nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen tash e disa muaj nëpër burgjet e Serbisë. Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo në largim duhet të jetë shumë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata nuk janë njerëz pa atdhe, nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, si njerëz pa institucione, si njerëz për fatin e të cilëve nuk brengoset askush”, tha ajo për media.
Kritika pati për Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çka Çitaku tha se në vend se të merret me beteja të vogla të brendshme, duhet të jenë në funksion të qytetarëve.
Sipas Novosti-it, ish-luftëtarit të UÇK-së iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës. /Telegrafi
Aktualitet
Dështon përpjekja e 51-të për konstituim të Kuvendit
Published
19 hours agoon
July 23, 2025By
UBT News
Edhe në përpjekjen e 51-të për konstituim të Kuvendit seanca dështoi nga kryesuesi Avni Dehari i cili ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliu, ndërkaq që kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliut e nisi fjalimin e saj me “Nëse ke pak moral njerëzor…”, dhe kjo bëri që kryesuesi Dehari të ia ndërpres fjalën.
Musliu iu afrua fizikisht Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën duke ftuar deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.
Kjo ka vë në pah se edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti në fillimet e seancës nuk foli për media por vetëm kaloi në heshtje pranë gazetarëve,kurse ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk e ka komentuar kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, para seancës së 51-të konstituive.
Nga rradhët e PDK-së, deputetja Blerta Deliu-Kodra kritikoi Vetëvendssojen për moskonstitumi të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së tyre.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë, por sipas tij, pas kërkesës së presidentes që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjithashtu edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se nuk do të kontribuojnë në zgjidhje gjysmake që do të shkaktonin zgjedhje duke theksuar se konstituimi i kuvendit pa pasur shumicë parlamentare mund të pasojë me zgjedhje të parakohshme.
Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh afat kohor që nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që i bie me datë 26 korrik.
Aktualitet
Musliu ia largoi mikrofonin Deharit, ndërpritet seanca
Published
20 hours agoon
July 23, 2025By
UBT News
Është ndërprerë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës me vendim të kryesuesit, Avni Dehari, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin. Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00.
Paraprakisht, Musliu mori fjalën në emër të PDK-së për të propozuar anëtarin e komisionit verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, mirëpo asaj ia ndali fjalën Dehari.
Kjo nxiti Musliun t’i shkojë te hapësira e kryesuesit të seancës duke ia marrë mikrofonin dhe ndal fjalën atij.

Calhanoglu: Jam i Interit dhe dua të fitoj trofe këtu

UEFA delegon sërish një gjyqtar kosovar në një ndeshje evropiane

Ja sa kushton parfumi më i shtrenjtë në botë

eSIM mund të mos jetë aq e sigurt sa mendoni

Grupi “Coldplay” i dha lamtumirën Osbourne dhe i kushtoi një këngë në koncert

Mënyrat për të mbrojtur flokët nga vapa dhe uji i kripur

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Komenti vulgar i trajnerit italian ndaj gjyqtares kapet nga kamerat
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore