Lajmet

​Propozohet shkëmbimi i specializantëve Kosovë-Shqipëri

Konkretizohen disa çështje në fushën e shëndetësisë.

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon takimi në mes të anëtarëve të Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Anëtarët e të dyja komisioneve u dakorduan për një bashkëpunim më të gjerë sidomos në fushën e harmonizimit të legjislacionit. Ata kanë konkretizuar disa çështje në fushën e shëndetësisë.

E kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku kërkoi që marrëveshjet që janë nënshkruar në mes të dy qeverive të shihet zbatueshmëria e tyre.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Punë dhe Çështje Sociale dhe Shëndetësi në Shqipëri, Grida Duma u shpreh se përmes këtyre takimeve krahas rritjes së bashkëpunimit duhet të bëhet një listë e aktiviteteve qe mund të bëhet. Ndërsa, theksoi kontributin që mund të japin në Komision në aspektin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Haxhi Avdyli, anëtar i Komisionit për Shëndetësi nga Kuvendi i Kosovës propozoi të një politike më e mire për qarkullimin e pacienteve, të hiqet licencimi i mjekëve Dhe të krijohen qendra kombëtare për shërbime të caktuara kombëtare. Ai propozoi edhe shkëmbimin e specializantëve.

Kurse, Florenc Spaho nga Kuvendi i Shqipërisë u shpreh se bashkimi kombëtar në aspektin e shëndetësisë mund te ndodh duke hequr në aspektin e largimit shëndetësor. Ai propozoi që brenda një muaji të zhvillohet një takim i përbashkët i dy Komisioneve në qytetin e Elbasanit me dy ministrat e të dyja vendeve të ministrive të Shëndetësisë. Ndërsa, shtoi se krijimi i një fondi të përbashkët ndërmjet dy ministrie për lehtësim të qytetarëve që duan ta trajtohen qofte në Tiranë apo Prishtinë.

Propozime konkrete se ku mund të punojnë bashkërish të dyja palët dha edhe Bekim Haxhiu. Sipas tij mund të bëhet përafrimi i legjislacionit, shkëmbimi i përvojave dhe krahasimi i legjislacioneve të të dyja vendeve, pastaj. Lehtësimi i marrëveshjes për njohjen e licencimit të profesionistëve shëndetësorë dhe lehtësimin e trajtimin e pacienteve Shqipëri-Kosovë, Kosovë-Shqipëri.

Ndërsa, ky takim në mes dy anëtarëve të Komisioneve Parlamentare për Shëndetësi të Kosovës dhe Shqipërisë po vazhdon ende.

Lajmet

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Published

on

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane në përballje me skuadrën malteze FC Floriana.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, suharekasit do të përballen me skuadrën malteze FC Floriana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të republikës, Ballkani synon të hedhë një tjetër hap drejt ëndrrës evropiane.

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Sveçla: Jemi të vendosur që të çmontojmë çdo prani kriminale

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy raketahedhës krahu të njohura si zolla prodhim serb.

Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e tij”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

 

Continue Reading

Aktualitet

Çollaku: Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit

Published

on

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosje nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit në vend.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në Rubikon, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës. Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka, nuk ka pasur rritje ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave”, tha Çollaku.

Ai tha se këto gabime janë të pafalshme, dhe se zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime.

 

Continue Reading

Të kërkuara