Lifestyle

​Çfarë duhet të keni parasysh kur punësoni për pozitën e menaxherit?

Përvojën e arsimimin.

Publikuar

Menaxherët e kanë fuqinë për ta ndërtuar ose rrënuar kompaninë.

Gjersa liderët e mirë e shtyjnë ekipin drejt qëllimeve individuale dhe të kompanisë, menaxheri i keq më shumë ngjan në diktator prania e të cilit krijon heshtje dhe frikë. Prandaj, nëse po mendoni që ta punësoni një menaxherë nga jashtë është mirë t’i keni parasysh këta 7 faktor që Akademi Pune do t’i radhisë tani.

Përvoja

Punësimi në bazë të përvojës nuk do të thotë që domosdoshmërish ai kandidat duhet ta ketë pasur pozitën e menaxherit më parë. Mjafton të tregojë aftësi udhëheqëse, por edhe të ketë qenë udhëheqës në ndonjë projekt.

Pyesni se cili ka qenë suksesi më i madh në departamentin ku ka punuar dhe çfarë domethënie kishte për të! Pastaj jini të vëmendshëm gjatë përgjigjes së tij!

Arsimimi

Menaxheri ideal e ka të qartë se mund të shkojë më tutje për t’i rritur aftësitë e tij të udhëheqjes duke bërë kurse dhe për të fituar certifikata. Sigurisht që dëshironi ta punësoni dikë i cili është në gjendje të mësojë, të përforcojë e të rimesojë sa herë që është e nevojshme. Kjo sepse vendi i punës është dinamik dhe gjithnjë në ndryshim e sipër, prandaj është e rëndësishme që pjesë e kompanisë të bëhet dikush që është në gjendje gatishmërie ta zhvillojë veten.

Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi

Aftësitë e mira të komunikimit janë të rëndësishme për të gjithë punonjësit e sidomos për dikë i cili do të zë vende udhëheqëse në punë. Menaxherët shërbejnë si urë lidhëse në mes të hierarkive në kompani e për ta bërë këtë sigurisht që duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive.

Ata duhet të jenë në gjendje që edhe në rast krizash për kompaninë të jenë në gjendje që t’i ulin tensionet dhe shqetësimet ndër punonjës. E përveç kësaj edhe, t’i tensionet e konflikteve në mesin e anëtarëve të kompanisë.

Fleksibiliteti

Ndryshimet janë të vazhdueshme në çdo biznes si në ato të voglat ashtu edhe në ato të mëdhatë. Ndoshta projekti të cilin e keni menduar nuk po shkon në vijën e duhur, prandaj duhet ta ndryshoni drejtimin. Andaj, kur e merrni një menaxher në punë fleksibiliteti duhet të jetë njëra ndër cilësitë që i kërkoni nga ai. Menaxheri duhet t’i shmanget shablloneve e në vend të kësaj duhet të jenë në gjendje t’i marrë parasysh të gjitha llojet e situatave dhe të veproni sipas nevojës.

Marrja dhe dhënia e kritikave konstruktive

Askush nuk di gjithçka, madje as dikush në pozitë udhëheqëse. Menaxherët duhet të jenë persona të cilët nuk i marrin kritikat dhe sugjerimet si personale. Ata duhet të japin kritika, por kritika konstruktive dhe me tonin e duhur.

“Pakoja e aftësive”

Përveç aftësive të buta, a i posedon kandidati edhe aftësitë e forta për ta bërë punën? Këto dy grupe aftësish janë të rëndësishme për dikë i cili do të punojë me të tjerët dhe do ta bëjë baraspeshën me persona të cilët kanë aftësi të ndryshme. Duhet ta gjeni dikë i cili është në gjendje të punojë me secilën pozitë, edhe nëse ata nuk kanë përvojë pune në të gjithë sektorët!

Qëllimet profesionale dhe qëllimet e kompanisë

Ashtu si me çdo pozitë tjetër edhe kur përpiqeni ta punësoni një menaxher, duhet ta shikoni nëse qëllimet e tij profesionale përshtaten me ato të kompanisë. Ka mjaft punonjës që janë të dhënë vetëm pas titullit dhe pagës, në vend që ta kenë synim për ta shtyrë kompaninë përpara. 

Vazhdo të lexosh

Lifestyle

Përse duhet të gatuani në tenxhere qeramike?

Ato nuk përmbajnë lëndë të rrezikshme për organizmin.

Publikuar

nga

Enët e gatimit prej qeramike janë një alternativë e mirë kundrejtë tenxhereve dhe tiganëve të zakonshëm.

Tenxheret e gatimit prej qeramike ofrojnë përfitime dhe lehtësira të shumta për amvisat.

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me një listë ku përfshihen cilësitë dhe përfititmet nga përdorimi i tyre.

Nuk përmbajnë lëndë të rrezikshme për organizmin

Tenxheret qeramike nuk kanë kimikate toksike si Plumbi, Kadmiumi etj.

Si edhe asnjë shtresë sintetike ose ndonjë metal të rëndë por përbëhen vetëm nga minerale natyrale.

Nuk janë reaktive dhe mund të trajtojnë ushqime me shumë aciditet, pa ndryshuar shijen, aromën dhe pa njollosur gatimin.

Nuk ngjisin

Ato përmbajnë një lloj xheli të bërë nga silikoni dhe oksigjeni, që janë rezistente ndaj ngjitjeve.

Kështu procesi i gatimit do të jetë i rehatshëm dhe i kënaqëshëm.

Mbajnë nxehtësinë më gjatë

Struktura e trashë e trupit bën përhapjen e nxehtësisë në mënyrë të shpejtë, të njëtrajtshme dhe efikase.

Kjo do të thotë që ju do të përdorni më pak energji elektrike për të gatuar ushqimin tuaj.

Rezistente ndaj nxehtësisë

Aftësia e tyre për t’i bërë ballë nxehtësisë së lartë, krahasuar me materialet e tjera të gatimit, i jep shumë përparësi.

Këto enë mund të durojnë nxehtësinë nga 400 deri në 450 gradë Celsius. Prandaj janë perfekte për zierjen e mishit dhe perimeve që kërkojnë temperaturë të lartë.

Janë të lehta

Kombinimi i bazës së aluminit dhe veshjes qeramike e bën më të lehta në krahasim me enët e tjera.

Pastrohen lehtë

Duke qenë se parandalon ngjitjen e ushqimit në sipërfaqe, ju mund të largoni lehtësisht çdo mbetje ushqimore.

Mund të përdorni shumë pak yndyrna

Këto tenxhere kërkojnë një përdormin minimal të vajit ose gjalpit.

Përdorimi në sasi të pakta të yndyrës ndihmon në lubrifikimin e ushqimeve dhe bën që vetia e tyre jo ngjitëse të zgjasë edhe më shumë./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Internet

Studim: Ngritja e temperaturave mund të ndikojë në përhapje të gjuhës së urrejtjes

Autorët thonë se kjo mund të ketë implikime shqetësuese për ndryshimet klimatike.

Publikuar

nga

Temperaturat e larta mund të çojnë në rritje të gjuhës së urrejtjes në internet, sipas një studimi të ri.

Një analizë statistikore e më shumë se katër miliardë postimeve në Twitter zbuloi se temperaturat mbi 30 gradë Celsius çojnë në rritje të urrejtjes në internet nëpër zonat klimatike. Faktorë tjerë janë edhe dallimet socio-ekonomike, sikurse të ardhurat dhe preferencat politike. Por nuk janë vetëm temperaturat e larta ato që vlojnë gjakun e fanatikëve. Edhe temperaturat nën 12 gradë Celsius thuhet se rrisin numrin e përmbajtjeve të urrejtjes në Twitter.

Sipas studimit të publikuar në The Lancet Planetary Health, dhe që u bazua në postimet e përdoruesve të Twitterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, temperaturat nën 12 gradë dhe mbi 21 gradë nxisin rritjen e sjelljes agresive.

Numër më i vogël i përmbajtjeve të urrejtjes u regjistrua në temperaturat ndërmjet 15 dhe 18°C. Temperaturat mbi 30°C konsistonin me rritje të përmbajtjes së urrejtjes në internet.

Autorët thonë se kjo mund të ketë implikime shqetësuese për ndryshimet klimatike, pasi ne mund të përballemi me ngjarje më ekstreme të motit dhe përgjithësisht me temperatura më të larta.

A i prek edhe evropianët?

Edhe një studim tjetër i vitit 2021 i realizuar me evropianë solli gjetje të ngjashme. U analizuan më shumë se 10 milionë postime raciste nga gjashtë vende të ndryshme, në zona të ndryshme klimatike midis viteve 2012 dhe 2018.

Duke studiuar të dhënat e temperaturave ditore në përputhje me postimet në Twitter, studiuesit hasën në postime më pak raciste gjatë temperaturave midis 5 dhe 11 ° C – temperatura me të cilat njerëzit janë mësuar më shumë.

Kësisoj ngritja apo ulja e temperaturave u shoqërua me rritje të abuzimit racist në internet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lifestyle

Coca-Cola sjell shijen e re

“Dreamworld” është pija e katërt që del nga Coca-Cola Creations.

Publikuar

nga

Eksperimenti i fundit i Coca-Cola’s, shija e limituar erdhi. Quhet… prisni… bota e ëndrrave. Dhe shijon sikurse… ëndrrat?

“Ne donim të krijonim një pije të frymëzuar nga ëndrrat, por me shenja shtesë që sjellin gjallërinë dhe shkëlqimin e ëndrrave”, tha një zëdhënës i kompanisë në një email në lidhje me produktin.

“Dreamworld” është pija e katërt që del nga Coca-Cola Creations, platforma e re e inovacionit të Coke që fokusohet në artikujt me kohë të kufizuar me një komponent dixhital. Creations është një mënyrë që Coca-Cola të ndriçojë në qendër të vëmendjes produktin e saj kryesor, ndërsa përpiqet të sjellë lojtarë dhe audiencë më të re në grup.

Disa vite më parë, Coca-Cola përgjysmoi portofolin e saj, duke hequr dorë nga produktet e dashura si Tab. Me më pak produkte, është bërë edhe më e rëndësishme që kompania të rrisë interesin për Coca-Cola. Por shitjet e pijeve të gazuara të rregullta po pakësohen në të gjitha kompanitë e pijeve joalkoolike, kështu që Coca-Cola duhet të jetë kreative./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Çka në të vërtetë nënkuptojnë “ankesat” e nënave?

Kur nëna juaj ju kërkon ndihmë, mos i jepni vetëm minimumin e kërkuar.

Publikuar

nga

Kur nëna juaj ju thotë se është e lodhur, mos i thoni se edhe ju ndiheni të lodhur, sepse keni bërë një sërë punësh. 

Duhet të kuptoni se lodhja varet shumë nga mosha. Krahasojeni pak moshën tuaj me moshën e saj dhe mund ta mendoni se kush lodhet më tepër. Mbi të gjitha, kur një nënë thotë se është e lodhur, dijeni se lodhja ka kaluar çdo kufi, në të kundërt ajo nuk do e shprehte këtë gjë.

Kur nëna juaj ju thotë se ka nevojë të flejë, mos e shprehni edhe ju të njëjtën dëshirë.

Kur nënat e shprehin këtë nevojë, dijeni se kanë kohë pa fjetur tamam. Lëreni nënën tuaj të qetësohet dhe kujdesuni për të. Ajo ka sakrifikuar mjaftueshëm, ndaj mundohuni t’i siguroni qetësinë e duhur në moshë të thyer.

Kur nëna juaj ju kërkon ndihmë, mos i jepni vetëm minimumin e kërkuar. 

Nëse një nënë kërkon ndihmë, dijeni se ajo ka bërë fillimisht gjithçka për t’ia dalë mbanë e vetme dhe kur nuk ia ka dalë dot, ju ka kërkuar juve ndihmë. Sigurohuni që ndihmën ta ofroni përherë më të madhe, përherë më të bollshme nga sa ajo e kërkon. Kur flasim për ndihmë, nënkuptojmë jo vetëm aspektin monetar, por çdo formë ndihme. Ajo mund të ketë nevojë për ushqim, por mund të ketë nevojë edhe për përkujdesje, ndaj sigurojini me bollëk gjithçka që ju kërkon.

Nënat mund të kërkojnë gjithçka dhe fëmijët kanë për detyrë t’i realizojnë dëshirat e tyre, sikur të ishin urdhra. Nënat duhet të ndihen të vlerësuara në çdo moment të ditës./bota.al/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara