Lajmet

Dhjetë mënyra si të fitoni më shumë respekt në vendin e punës

Respekti në vendin e punës do të thotë kur të tjerët e admirojnë mënyrën se si bashkëvepron me ta.

Published

on

Nëse fitoni respekt në vendin e punës do të keni më shumë vetëbesim dhe do të avanconi në karrierë. Respekti në vendin e punës do të thotë kur të tjerët e admirojnë mënyrën se si bashkëvepron me ta. Pra ata duan të bashkëpunojnë me ju dhe gjithçka do të jetë më efikase.

Jini proaktivë

Kjo vlen sidomos kur nuk jeni të ri në atë kompani. Është e rëndësishme që ta zhvilloni veten si të pavarur dhe punonjës proaktiv të cilët janë në gjendje që të marrin vendime, por edhe të marrin përgjegjësi për t’i përfunduar disa detyra sa herë që është nevoja. Krijoni shprehi që t’i ndihmoni të tjerët sa herë që është nevoja!

Mbani premtimet

Nëse i premtoni ndonjë kolegu që do ta ndihmoni në ndonjë projekt, sigurohuni që ta mbani fjalën! Besimi është themelor për respektin, prandaj është e rëndësishme që t’i bëni të tjerët të besojnë që jeni person i cili e mban fjalën.

Të përpiktë

Shkoni në punë herët, uluni në tavolinën e takimeve para se të fillojnë dhe përgjigjuni në emaile dhe telefonata sa më shpejt që të jetë e mundur! Tregoni që keni respekt për kohën që të tjerët t’ju respektojnë juve!

Kur të pajtoheni dhe kur jo

Edhe punonjësit më të mirë nuk pajtohen nganjëherë, por është e rëndësishme që të jeni pozitivë kur e shihni se diçka krijon konflikte. Nëse ai mospajtim është për diçka të vogël dhe nuk ndikon në produktivitet, mund ta thoni.

Shmangni thashethemet

Sa më shumë kohë që të kaloni në një kompani më shumë do të lidheni me disa nga kolegët. E rëndësishme është që këtë lidhje mos ta kaloni në thashetheme për të tjerët. Mbajeni atë nivel profesionalizmi, sa ata të mos mendojnë që do të flisni edhe për ta pasi ta kthejnë shpinën!

Me këmbë në tokë

Edhe pse mund të keni bërë vite në atë kompani dhe keni avancuar në karrierë, mundohuni të qëndroni të thjeshtë! Edhe pse keni bërë përvojë dhe jeni aftësuar mirë, mos harroni që ka ende gjëra për të mësuar! Respektoni mendimet dhe idetë e të tjerëve, ashtu siç dëshironi t’i respektojnë tuajat!

Kodi moral

Zhvillimi i kodit moral ju ndihmon që të gjindeni në situata të vështira e kohë krizash, duke e mbajtur respektin edhe gjatë këtyre momenteve.

Praktikoni empatinë

Mundohuni t’i kuptoni edhe pikëpamjet e kolegëve! Mund ta keni idenë tuaj si t’i zgjidhni problemet, por nëse i dëgjoni edhe të tjerët ç’kanë për të thënë, do t’i bëjë ata të ndiheni të vlerësuar dhe të mirëkuptuar.

Inspironi dhe motivoni të tjerët

Bëni çfarë të mundeni për t’i frymëzuar dhe motivuar të tjerët! Jepni frymë pozitive dhe punë të palodhshme sa më shpesh të mundeni! Kjo zakonisht u thuhet udhëheqësve, por po aq shumë vlen edhe për punonjësit që nuk kanë pozita udhëheqëse.

Vendosni kufij

Vendosja e kufijve të shëndetshëm është aftësi e rëndësishme, sepse do t’ju ndihmojë ta fitoni respektin e kolegëve tuaj. Nganjëherë nuk do të mund t’i arrini disa gjëra, andaj është më mirë që të jeni të sinqertë dhe t’i tregoni udhëheqësit që ju duhet më shumë kohë. /Akademi Pune

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara