Bota

Zelensky takohet me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite

Published

on

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky tha se ka pasur takim me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Zelensky tha se është mirënjohës për këndvështrimin e tij të mençur për çështjet globale dhe mbështetjen për Ukrainën. Derisa tha se ishte veçanërisht e rëndësishme të dëgjoheshin fjalë besimi në të ardhmen e Ukrainës.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet kyçe në rendin e ditës – si çështjet dypalëshe ashtu edhe bashkëpunimin me partnerët e tjerë. Unë i pranova përpjekjet e Princit të Kurorës për të afruar paqen e vërtetë. Arabia Saudite ofron një platformë vendimtare për diplomacinë dhe ne e vlerësojmë këtë. Delegacioni ukrainas mbetet në Jeddah për të punuar me ekipin amerikan të martën, më 11 mars, dhe ne shpresojmë për rezultate praktike. Pozicioni i Ukrainës në këto bisedime do të jetë plotësisht konstruktiv”, ka shkruar Zelensky në X.

Ai tha se me Princin e Kurorës, patën një diskutim të hollësishëm mbi hapat dhe kushtet e nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme.

“E theksova veçanërisht çështjen e lirimit të të burgosurve dhe kthimit të fëmijëve tanë, që mund të bëhet një hap kyç në ndërtimin e besimit në përpjekjet diplomatike. Një pjesë e konsiderueshme e diskutimit iu kushtua formateve të garancive të sigurisë. Ne vlerësojmë gatishmërinë e Arabisë Saudite për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për të investuar në Ukrainë. Diskutuam sektorët kyç për investime, duke filluar me sigurinë, energjinë dhe infrastrukturën. Ne ndajmë një vizion të përbashkët për zhvillimin dhe ndërveprimin ekonomik, veçanërisht në lidhje me rindërtimin e Ukrainës”, ka shkruar tutje Zelensky.

Princi i kurorës sipas tij ndau gjithashtu strategjinë ambicioze ekonomike të Arabisë Saudite.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe kemi besim se lidhjet më të forta midis kombeve dhe rajoneve tona do të përfitojnë si për popujt tanë ashtu edhe për botën”, përfundoi Zelensky.

Bota

​Zelensky në Oslo: Të gjitha plantacionet bërthamore i takojnë popullit të Ukrainës

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky ka deklaruar sot në Oslo se plantacionet bërthamore i takojnë vetëm Kievit zyrtar, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka sugjeruar se kontrolli amerikan i termocentraleve të Ukrainës mund të nënkuptojë më pak sulme nga Rusia.

Zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, ka adresuar mbrëmë sugjerimin e Shtëpisë së Bardhë, se Ukraina mund të përfitojë nga marrja e “pronësisë” së Shteteve të Bashkuara të pjesëve të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke nënkuptuar se Rusia mund të hezitonte të sulmonte një termocentral nëse do të operohej nga inxhinierë amerikanë, transmeton KosovaPress.

Zelensky në reagimin e tij pohoi se të gjitha plantacionet bërthamore i takojnë popullit të Ukrainës.

Ai shtoi se nuk ka diskutuar drejtpërdrejt për pronësinë e plantacioneve, por tha se “nëse (plantacionet bërthamore) nuk i takojnë Ukrainës, nuk do të funksionojnë për askënd”.

Zelensky njoftoi se Ukraina dhe zyrtarët amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite të hënën, ndonëse do të jenë ndarë nga bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe amerikanë. Ndërsa në lidhje me territorin e okupuar të Krimesë, ai tha se është pjesë e pandashme e Ukrainës.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, pavarësisht pushtimit dhe aneksimit të pretenduar nga Rusia në 2014.

Po ashtu, ai shprehu se është një “dhuratë e madhe për Rusinë” që anëtarësimi i Ukrainës në NATO është hequr nga tryeza nga Uashingtoni, pas një vendimi të zyrtarëve amerikanë që përjashtuan pranimin e Kievit në aleancë.

Continue Reading

Bota

Kryeministri kroat: Mungesë stabiliteti në Ballkan, BE duhet t’i kushtojë vëmendje

Published

on

By

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka deklaruar ditën e some se liderët e Bashkimit Evropian duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje mungesës së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Duhet ta vëzhgojmë gjendjen në Evropën juglindore, posaçërisht stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës dhe situatën në Serbi. Ka kaq shumë ngjarje globale për momentin, është koha që një pjesë e asaj vëmendjeje të fokusohet edhe në një rajon që është treguar shumë i ndezshëm gjatë 35 vjetëve të fundit”, deklaroi Andrej Pllenkoviq para samitit të BE-së në Bruksel.

Ai po i referohej krizës më të rëndë politike në Bosnje që nga përfundimi i luftës së saj 1992-95, e shkaktuar nga lëvizjet separatiste të Republikës Sërpska, pasi lideri i saj, Millorad Dodik, u dënua me një vit burg për shpërfilljen e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.

Kryeministri i Kroacisë gjithashtu iu referua edhe protestave disamujore kundër Qeverisë në Serbi, pas vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad në nëntor.

Sipas mediave kroate, kryeministri deklaroi në Bruksel se e kupton që në Serbi po përpiqen të kërkojnë probleme diku tjetër, por se ato nuk gjenden në memorandumin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar rishtazi mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Published

on

By

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock rihapi sot ambasadën e vendit të saj në kryeqytetin sirian Damask, pas një mbylljeje 13-vjeçare.

Ministrja Baerbock rihapi zyrtarisht ambasadën e Berlinit në Damask“, tha në X i dërguari special gjerman për Sirinë, Stefan Schneck.

Jemi të kënaqur të punojmë ngushtë me të gjithë sirianët për një Siri më të mirë“, shtoi ai.

I dërguari tha se ekipi i punës në ambasadë është “ende i vogël”.

Çështjet e vizave dhe ato konsullore do të mbeten të menaxhuara nga Bejruti për periudhën e ardhshme“, shtoi ai.

Shumë vende arabe dhe të huaja mbyllën misionet e tyre diplomatike në Siri pas një goditjeje vdekjeprurëse të nisur nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Asadit kundër protestave prodemokratike në vitin 2011.

Assad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, iku në Rusi pasi grupet anti-regjimit morën kontrollin e Damaskut më 8 dhjetor, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.

Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Assadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të janarit.

Continue Reading

Bota

Kancelari gjerman: Premtimi i Putinit për armëpushimin në Ukrainë “tani duhet të bëhet realitet”

Published

on

By

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje Rusisë të respektojë angazhimin e saj për një armëpushim të pjesshëm në Ukrainë, ndërsa premtoi mbështetje të vazhdueshme për Kievin për të forcuar pozicionin e saj negociues.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel përpara një samiti të liderëve evropianë, Scholz përshëndeti pajtimin e Rusisë për një armëpushim të kufizuar nëpërmjet ndalimit të sulmeve në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Tani ka një hap të parë që duket i mundshëm pas bisedimeve mes presidentit rus dhe presidentit të SHBA-së, por ky tani duhet të bëhet realitet dhe të çojë në një armëpushim që vërtet vlen“, tha Scholz.

Kancelari gjerman nënvizoi gjithashtu se vendet anëtare të BE-së do të vazhdojnë mbështetjen e tyre politike dhe ushtarake për Ukrainën, për të forcuar pozicionin e Kievit në negociatat e mundshme të paqes me Moskën.

Për ne, është thelbësore që Ukraina të mbetet një komb i pavarur, sovran dhe demokratik, që të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së dhe të mbajë një ushtri të fortë edhe pas një marrëveshjeje paqeje. Ne duhet t’i sigurojmë këto rezultate“, theksoi Scholz.

Continue Reading

Të kërkuara