Film & TV

Vdes në moshë të re aktorja Annie Wersching

Ajo ishte diagnostikuar me kancer.

Publikuar

Aktorja Annie Wersching ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare mëngjesin e së dielës. Ajo ishte diagnostikuar me kancer.

Wersching ishte e njohur për rolin e agjentes së FBI Renee Walker në serialin “24”. Wersching siguroi gjithashtu zërin për Tess në videolojën “The Last of Us”.

Ajo u shfaq rregullisht në drama televizive. Në vitin 2007, ajo luajti Amelia Joffe në “General Hospital”. Roli i saj kryesor erdhi në vitin 2008 kur ajo portretizoi agjenten e FBI Renee Walker në shfaqjen e suksesshme të Fox “24”, duke luajtur së bashku me Kiefer Sutherland gjatë sezonit të shtatë dhe të tetë.

Disa nga projektet televizive të Wersching përfshijnë rolin e saj si dashuria e Harry Bosch (Titus Welliver) në serialin e vitit 2014 të Amazon Prime “Bosch” dhe një rol të përsëritur si vampirja e keqe Lily Salvatore në “The Vampire Diaries” të CW.

Film & TV

Një grua ngre padi ndaj aktorit Jamie Foxx

Sulmi seksual dyshohet se ka ndodhur para tetë vjetësh.

Publikuar

nga

Aktori amerikan, Jamie Foxx u padit nga një grua e cila thotë se aktori e sulmoi atë seksualisht në një restorant në New York tetë vjet më parë.

Në padi mes tjerash thuhet se Foxx, emri i vërtetë i të cilit është Eric Marlon Bishop, e preku atë pasi ajo i kërkoi ta realizonin një foto të përbashkët. Ajo po kërkon dëmshpërblim nga ai.

Tutje në padi thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të 26 gushtit të vitit 2015.

Aktori u pajtua ta realizojnë foton e përbashkët, dhe e komplimentoi atë me fjalët: “natyrisht zemër, gjithçka bëj për ty”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

“Heshtja nuk është një opsion”: Aktorja hollivudiane reagon pro-Palestinës

Publikuar

nga

Melissa Barrera, e cila u largua nga një film hollivudian në fillim të kësaj jave për postimet e saj pro Palestinës, tha se “heshtja nuk është një opsion për mua”.

Pas lajmit për shkarkimin e saj nga një vazhdim i Scream, Barrera shkroi në Instagram: “Së pari dhe më kryesorja, unë dënoj antisemitizmin dhe islamofobinë. Unë dënoj urrejtjen dhe paragjykimin e çdo lloji ndaj çdo grupi njerëzish”.

“Unë do të vazhdoj të flas për ata që kanë më shumë nevojë dhe do të vazhdoj të avokoj për paqen dhe sigurinë, për të drejtat e njeriut dhe lirinë. Heshtja nuk është një opsion për mua”, shtoi ajo.

Kompania e prodhimit Spyglass i tha Variety të martën se Barrera nuk u pushua nga puna për shkak të mbështetjes së saj për palestinezët, por se postimet e saj në mediat sociale u interpretuan si antisemitike, për të cilat ata nuk kanë tolerancë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Aktorja meksikane përjashtohet nga “Scream 7”

Ylli i filmit ka postuar rregullisht në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza.

Publikuar

nga

Aktorja meksikane, Melissa Barrera u përjashtua nga vazhdimi i ardhshëm i filmit, “Scream”, pasi produksioni tha se postimet e saj të fundit pro-Palestinës janë antisemitike.

Ylli i filmit ka postuar rregullisht në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza. Gjithashtu rishpërndau edhe një postim në të cilin e akuzonte Izraelin për “gjenocid dhe spastrim etnik”.

Kompania prodhuese Spyglass tha se ka “zero tolerancë për antisemitizmin dhe nxitjen e urrejtjes në çdo formë”.

Postime të tjera të shpërndara nga Barrera gjatë javëve të fundit ishin edhe për shtrembërimin e Holokaustit “për të nxitur industrinë izraelite të armëve” dhe një tjetër duke thënë se Gaza “aktualisht po trajtohet si një kamp përqendrimi”.

Një zëdhënës i kompanisë tha për Variety se qëndrimi i saj ishte “pa dyshim i qartë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Alec Baldwin rikthehet në “Saturday Night Live”

Kjo është hera e parë që ai u paraqit në një program që nga aksidenti fatal gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Publikuar

nga

Aktori Alec Baldwin bëri një paraqitje të papritur në “Saturday Night Live” këtë fundjavë. Kjo është hera e parë që ai u paraqit në një program që nga aksidenti fatal gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Baldwin, i cili më herët udhëhoqi po këtë emision – u shfaq në fund të një skice rreth historive të gjumit për aplikacionin “Calm”, duke proklamuar moton “Mirë të gjithë, le të qetësohemi!”.

Në tetor të vitit 2021, Baldwin ishte në prova të filmit të tij “Rust”, ku për shkak të armës që u shkrep nga aktori u qëllua për vdekje kinematografja Halyna Hutchins si dhe u plagos regjisori Joel Souza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara