Magazinë

Mariah Carey feston ditëlindjen e 56-të

Published

on

Mariah Carey është një këngëtare, kompozitore, producentë dhe aktore amerikane, e njohur gjerësisht si një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në botën e muzikës.

Ajo u lind më 27 mars 1969 në Huntington, New York, dhe ka origjinë afro-amerikane, venezueliane dhe irlandeze.

Mariah filloi të këndonte që në moshë të vogël dhe zëri i saj unik, i cili mbulon pesë oktava, është një nga karakteristikat më të njohura, ajo nisi karrierën muzikore në fillim të viteve 1990, pasi u zbulua nga ekzekutivi i muzikës Tommy Mottola.

Ajo nënshkroi një kontratë me Columbia Records dhe nxori albumin e saj të parë, “Mariah Carey”, më 1990, i cili pati sukses të madh.

Ky album prodhoi disa hite, përfshirë “Vision of Love”, e cila i siguroni asaj Grammy-n e saj të parë dhe shënoi fillimin e një karriere të gjatë në majat e klasifikimeve muzikore. /UBT News/

Magazinë

Sabrina Carpenter siguron urdhër mbrojtjeje ndaj një përndjekësi

Published

on

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter ka siguruar një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje ndaj një 31-vjeçari, i cili dyshohet se e ka përndjekur dhe ka tentuar të hyjë në shtëpinë e saj në Hollywood Hills, Kaliforni.

Sipas dokumenteve gjyqësore, William Applegate e ka ndjekur Carpenterin që nga 20 prilli, ndërsa më 23 maj ai kishte shkuar deri te dera e shtëpisë së saj dhe kishte tentuar ta hapte atë me forcë.

Autoritetet e arrestuan të dyshuarin, por sipas dosjes së rastit ai u rikthye në të njëjtën adresë vetëm dy ditë më vonë.

Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, Carpenter ka deklaruar se veprimet e tij i kanë shkaktuar stres të madh emocional dhe shqetësime serioze për sigurinë e saj. Ajo ka theksuar se pretendimet e Applegate se e njihte personalisht dhe se ajo e priste në shtëpi tregojnë një fiksim të rrezikshëm dhe të pabazuar ndaj saj.

Gjykata e Qarkut të Los Angelesit ka urdhëruar që Applegate të mos i afrohet më shumë se 90 metra këngëtares apo vendbanimit të saj.

Një detektiv i Policisë së Los Angelesit ka vlerësuar se sjellja e të dyshuarit përputhet me modele të njohura të përndjekjes, të cilat mund të paraqesin rrezik serioz për viktimat.

Seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 17 qershor.

Ndërkohë, Sabrina Carpenter po shijon një periudhë pushimi pas një viti intensiv të mbushur me turne dhe paraqitje në festivale të mëdha muzikore.

Continue Reading

Magazinë

Cara Delevingne publikon këngët e para, të frymëzuara nga sfidat me shëndetin mendor dhe rrugëtimi drejt esëllimit

Published

on

Cara Delevingne ka nisur zyrtarisht karrierën e saj muzikore me publikimin e dy këngëve të para, “I Forgot” dhe “Out of My Head”, të cilat janë frymëzuar nga përvojat personale me shëndetin mendor dhe rrugëtimi i saj drejt esëllimit.

Modelja dhe aktorja britanike, e njohur për karrierën e suksesshme në industrinë e modës dhe për rolet në filma e seriale të njohura, tha se kënga “Out of My Head” është frymëzuar nga viti i saj i parë pa varësi. Sipas saj, kënga pasqyron konfliktet e brendshme dhe sfidat emocionale me të cilat u përball gjatë asaj periudhe.

Ajo tregoi se refreni i këngës u ndryshua në “Out of My Head”, pasi përfaqëson përpjekjen e saj të përditshme për të dalë nga cikli i mendimeve të tepërta.

Ndërkohë, kënga “I Forgot” trajton vështirësitë e shëndetit mendor dhe emocionet e forta që e shoqërojnë atë. Delevingne tha se dëshironte të krijonte një këngë që reflekton realitetin e ashpër dhe ndonjëherë të dhimbshëm të këtyre përvojave.

Ajo shtoi se muzika është bërë mënyra më e shëndetshme për të shprehur emocionet dhe për të përballuar zemërimin, diçka me të cilën ka pasur vështirësi gjatë jetës së saj.

Delevingne ka folur edhe më herët për betejën me depresionin dhe varësinë, duke treguar se programi i trajtimit me 12 hapa e ka ndihmuar në procesin e rikuperimit.

Sipas saj, përmes muzikës dëshiron të shfaqë një anë më personale dhe autentike të vetes, duke theksuar se të gjithë njerëzit përballen me dhimbje dhe sfida, ndërsa muzika ka fuqinë t’i bashkojë ata përmes përvojave të përbashkëta.

Dy këngët janë shoqëruar edhe me një videoklip shtatëminutësh me elemente kinematografike, i realizuar nga Jessica Lee Gagné.

Continue Reading

Magazinë

Divorci i Angelina Jolie dhe Brad Pitt drejt përfundimit pas 10 vjetësh

Published

on

Pas gati një dekade betejash ligjore, divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt po i afrohet përfundimit. Më 12 korrik, binjakët e tyre Vivienne dhe Knox mbushin 18 vjeç, duke mbyllur edhe çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Jolie kërkoi divorcin në vitin 2016, duke akuzuar Pitt për sjellje abuzive gjatë një fluturimi privat. Aktori i ka mohuar vazhdimisht akuzat, ndërsa autoritetet amerikane nuk ngritën akuza për mungesë provash. Sipas mediave amerikane, Pitt ka kontakte të kufizuara me fëmijët e tij, ndërsa disa prej tyre kanë hequr ose po kërkojnë të heqin mbiemrin e tij.

Ish çifti vazhdon të jetë në konflikt ligjor edhe për pronën dhe vreshtarinë franceze Chateau Miraval.

Continue Reading

Magazinë

Nvidia prezanton RTX Spark, çipin e ri për kompjuterët me inteligjencë artificiale

Published

on

Nvidia ka prezantuar RTX Spark, një çip të ri për kompjuterët personalë që synon të sjellë inteligjencën artificiale në një nivel të ri për përdoruesit e zakonshëm.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jensen Huang, e cilësoi këtë zhvillim si një hap po aq të rëndësishëm sa transformimi i telefonave në telefona të mençur. Çipi i ri do të integrohet në kompjuterët Windows të prodhuar nga Lenovo, HP, Dell, Microsoft Surface, Asus dhe MSI, të cilët pritet të dalin në treg gjatë vjeshtës.

Sipas analistëve, ky hap e vendos Nvidian në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me kompani si Apple, Intel, AMD dhe Qualcomm, duke forcuar pozicionin e saj në tregun e inteligjencës artificiale.

Prezantoimi i RTX Spark vjen në një periudhë kur SHBA-ja po shtrëngon kufizimet për eksportin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.

Continue Reading

Të kërkuara