Bota

Ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin

Publikuar

Përshkallëzohen marrëdhëniet mes dy Koreve, ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin. Ushtarët koreano jugorë kanë qëlluar në ajër për të paralajmëruar disa trupa koreano verior që kaluan kufirin mes dy vendeve. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar në një kohë që tensionet mes dy Koreve vijojnë të përshkallëzohen.

Raportohet se një grup ushtarësh koreano verior me mjete fushore hynë në territorin koreano jugor, mesa duket gabimisht. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano jugoret qëlluan për ti paralajmëruar. Gjatë javëve të fundit, veriu ka lëshuar qindra balona të mbushura me mbeturina drejt qytezave kufitare të jugut.

Seuli u kundërpërgjigj duke transmetuar muzikë pop dhe propagandë me megafonë. Aktivistë koreano jugore gjithashtu lëshuan balona me material propagandistike drejt veriut.  Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit koreano verior Kim Kong Un, ndërkohë ka kërcënuar jugun me kundërveprime të reja nëse vijonte këto veprime.

Vitin e shkuar, Kim Jong Un i dha fund të gjitha përpjekjeve për një bashkim të paqtë me jugun, duke akuzuar Seulin për akte armiqësore ndaj veriut. Që atëherë, veriu çmontoi një monument që simbolizonte bashkimin në penian dhe I dha fund të gjitha komunikimeve me jugun.

Në fillim të këtij muaji, Korea e Jugut anuloi të gjitha bashkëveprimet e mbetura nën marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në 2018-ën me veriut, çka I hapi rrugë rifillimit të stërvitjeve dhe aktivitete propagandistike.  Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, Seuli ka gjurmuar ushtarë koreano veriorë që instalonin mina përgjatë kufirit dhe shkëpusnin lidhjet hekurudhore me jugun./UBTNews/

Bota

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Publikuar

nga

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave.

Një forcë prej 29 zjarrfikësesh, me dy ekipe dhe nëntë automjete, të ndihmuar nga një helikopter nga ajri, zjarrfikës vullnetarë dhe tankera uji të autoriteteve lokale, janë vendosur për të shuar flakët.

Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes.

Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Putin: Armatosja e Ukrainës nga Koreja e Jugut, gabim i madh

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do të bënte “një gabim të madh” nëse armatos Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Komentet e tij vijnë pasi Seuli tha se po shqyrtonte një mundësi të tillë, në përgjigje të paktit të ri të Rusisë dhe Koresë së Veriut për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast të “agresionit” kundër secilit vend.

Moska do të marrë vendime që nuk ka gjasa të kënaqin udhëheqjen aktuale të Koresë së Jugut nëse Seuli vendos të furnizojë me armë Kievit”, tha Putin.

Udhëheqësi rus po fliste në Vietnam, menjëherë pas një vizite në Phenian, ku nënshkroi një marrëveshje të ndërsjellë të mbrojtjes me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Seuli e kishte dënuar më herët marrëveshjen si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Chang Ho-jin tha se vendi i tij planifikoi të “rishqyrtojë çështjen e mbështetjes së armëve për Ukrainën”.

Pas komenteve të Putinit, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha të premten se do të shqyrtonte “opsione të ndryshme” në furnizimin me armë në Ukrainë dhe qëndrimi i saj “do të varet nga mënyra se si Rusia i qaset kësaj çështjeje”.

Ndërsa Koreja e Jugut i ka dhënë Ukrainës ndihma humanitare dhe pajisje ushtarake, ajo deri më tani ka refuzuar të sigurojë armë vdekjeprurëse pasi ka një politikë zyrtare për të mos armatosur vendet në luftë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

BE masa kundër Francës dhe Italisë për nivele të larta të borxhit

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.

Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.

Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

OKB: Përdorimi i bombave nga Izraeli mund të jetë një krim lufte

Publikuar

nga

Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.

Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.

“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.

Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara