Botë

BE zgjat sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj

Published

on

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë për gjashtë muaj të tjerë të gjitha sanksionet ekonomike kundër Federatës Ruse. Vendimi u mor gjatë samitit të liderëve të BE-së më 26 qershor në Bruksel, dhe u konfirmua zyrtarisht nga Këshilli i BE-së në një deklaratë publike.

Këshilli zgjati masat kufizuese sektoriale të BE-së kundër Federatës Ruse deri më 31 janar 2026,” thuhet në njoftim.

Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë u vendosën për herë të parë në korrik 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe destabilizimit të situatës në Ukrainën lindore. Prej asaj kohe, ato janë rinovuar çdo gjashtë muaj në përgjigje të zhvillimeve në terren dhe qëndrimit të Moskës.

Masat kufizuese përfshijnë ndalime në sektorët financiar, energjetik dhe të mbrojtjes, si dhe kufizime në eksportin e teknologjive të avancuara.

Zgjatja e fundit vjen në një moment tensionesh të shtuara mes BE-së dhe Rusisë, përfshirë çështjet e sigurisë në Ukrainë, ndikimin në vendet e Ballkanit dhe politikat energjetike.

Aktualitet

Shpërthimi në një minierë në Kinë lë të vdekur të paktën 90 persona

Published

on

By

Të paktën 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Shanxi, në veri të Kinës, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Sipas autoriteteve, shpërthimi i gazit ndodhi të premten në mbrëmje, në kohën kur brenda minierës Liushenyu ndodheshin 247 punëtorë. Mbi 100 prej tyre janë shpëtuar të gjallë, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë.

Kjo ngjarje po konsiderohet si aksidenti më i rëndë minerar në Kinë që nga viti 2009.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kërkoi angazhim maksimal për shpëtimin e të mbijetuarve dhe trajtimin e të lënduarve. Ai po ashtu bëri thirrje për hetim të plotë të rastit dhe për përgjegjësi ndaj personave që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

Mediat shtetërore raportojnë se 27 persona po marrin trajtim mjekësor në spital. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë lëndime më të lehta. Dyshohet se shumica janë prekur nga gazrat toksikë të liruar pas shpërthimit.

Autoritetet kineze kanë ndaluar disa pjesëtarë të menaxhmentit të minierës, ndërsa shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është konfirmuar. Raportohet se niveli i monoksidit të karbonit në minierë kishte kaluar kufijtë e lejuar para aksidentit.

Continue Reading

Aktualitet

Sulm me dronë në Luhansk: katër të vrarë dhe dhjetëra fëmijë të plagosur

Published

on

By

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 35 fëmijë janë plagosur pas një sulmi me dronë ukrainas në një konvikt studentor në rajonin e Luhansk, që kontrollohet nga Rusia.

Sipas autoriteteve ruse, në ndërtesë po flinin 86 adoleshentë të moshës 14 deri në 18 vjeç kur ndodhi sulmi. Zyrtarët rusë thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për persona të bllokuar nën rrënoja.

Ukrainë po vazhdon përpjekjet për të rimarrë kontrollin e Luhanskut, një nga rajonet që Rusi e shpalli pjesë të saj në vitin 2022.

Continue Reading

Aktualitet

Marco Rubio: Kuba paraqet “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së

Published

on

By

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Kuba përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se një marrëveshje paqësore mes palëve nuk duket shumë e mundshme.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi SHBA ngriti akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro për një incident të vitit 1996, ku u rrëzuan dy avionë dhe humbën jetën shtetas amerikanë.

Rubio tha se Uashingtoni preferon zgjidhje diplomatike, por paralajmëroi se presidenti Donald Trump ka të drejtë të mbrojë vendin nga çdo kërcënim.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodríguez, i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur “gënjeshtra” dhe duke akuzuar SHBA-në për presion dhe “agresion të ashpër” ndaj Kubës.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur, ndërsa Kuba po përballet edhe me krizë karburanti, mungesa ushqimesh dhe ndërprerje të energjisë.

Continue Reading

Aktualitet

Republikanët shtyjnë votimin për kufizimin e Trumpit ndaj Iranit

Published

on

By

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së shtynë votimin për një rezolutë që do të kufizonte kompetencat e presidentit Donald Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit, pasi rrezikonin ta humbnin votën për shkak të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme.

Rezoluta, e propozuar nga kongresmeni demokrat Gregory Meeks, synon që presidenti të mos ndërmarrë aksione ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.

Demokratët akuzuan republikanët për “lojë politike”, duke thënë se rezoluta do të kalonte me mbështetje dypartiake. Ndërkohë, Senati amerikan ka avancuar një masë të ngjashme gjatë kësaj jave.

Trump, nga ana tjetër, deklaroi se veprimet e SHBA-së ndaj Iranit janë “shumë popullore”, duke argumentuar se lidhen me kërcënimin nga armët bërthamore.

/CNN/

Continue Reading

Të kërkuara