Lajmet

UEFA u ka kërkuar lojtarëve të Euro 2020 të mos heqin pijet e sponzorëve

Publikuar

Cristiano Ronaldo filloi trendin të hënën në një konferencë për shtyp para-lojës duke larguar dy shishe të Coca-Cola-s.

Cristiano Ronaldo duke larguar shishet sponzorizuese të Cola-Cola-s.

Duke reaguar ndaj kësaj, UEFA u ka kërkuar lojtarëve në 24 skuadrat të ndalojnë heqjen e pijeve sponsorizuese të vendosura strategjikisht nga platformat në konferencat për shtyp.

Ronaldo, Paul Pogba dhe Manuel Locatelli hoqën shishet e sponzorëve nga pamja e kamerave kur zënë vendet e tyre në konferencat për media këtë javë.

Drejtori i turneut të Euro 2020, Martin Kallen tha se UEFA ka “komunikuar me ekipet në lidhje me këtë çështje”.

Manuel Locatelli duke larguar shishet sponzorizuese të Coca-Cola-s.

“Sepse është e rëndësishme pasiqë të ardhurat e sponsorëve janë të rëndësishme për turneun dhe futbollin evropian”, tha ai.

Pogba, i cili është musliman dhe nuk pi alkool, kundërshtoi shishen e gjelbër të sponsorit zyrtar të birrës Euro 2020 Heineken.

Pogba ishte në dhomën e intervistës pasi u emërua lojtari më i mirë në fitoren 1-0 të Francës ndaj Gjermanisë të martën. Çmimet e lojtarëve sponsorizohen nga kompania e birrës.

Një rënie në çmimin e aksioneve të Coca-Cola këtë javë iu atribua veprimit të Ronaldos fillimisht, por ende nuk ka prova se ishte ndikimi i tij në pyetje.

Kjo e bëri UEFA-në të iu kujtojë lojëtarëve se duhet të respektojnë sponsorët dhe kontributet që ata japin në futbollin evropian.

Menaxherët e medias në secilin nga 11 stadiumet në të gjithë Evropën duhet të ndihmojnë gjithashtu në heqjen e shisheve të birrës përpara mbërritjes së ndonjë lojtari musliman.

Coca-Cola dhe Heineken janë ndër 12 sponsorët e nivelit më të lartë për Euro 2020 që kontribuojnë në të ardhurat totale të turneut të UEFA-s prej gati 2 miliardë eurosh (2.4 miliardë dollarë).

Lojtarët gjithashtu indirekt marrin para nga të ardhurat komerciale të Euro 2020 përmes federatave dhe klubeve të tyre kombëtare.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

​Seanca nis me një minutë heshtje për të rënët për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Publikuar

nga

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje për të rënët për liri, për të cilët ditëve të fundit është shënuar përvjetori i masakrës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kujtoi masakrën në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, në Dardani të Pejës, Izbicë të Skenderaj e në familjet Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës.

Seanca e jashtëzakonshme në lidhje me themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat një-burimore të nënshkruara gjatë qeverisjes Kurti, filloi me një minutë heshtje të deputetëve.

“Këto ditë që po i kalojmë janë ditë të kujtimit dhe të dhimbjes, sepse pardje dhe dje ishte përvjetori i masakrës në Krushë të Madhe dhe të Vogël, dje ishte përvjetori i masakrës në Dardani të Pejës. Kurse sot e kemi 25 vjetorin e masakrës së Izbicës në Skenderaj e po ashtu edhe masakrat në familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu të Podujevës. Për të gjithë të rënët unë po propozojë që të mbajmë një minutë heshtje në këtë datë”, deklaroi Konjufca.

Konjufca i ka shprehur ngushëllime senatit amerikan për vdekjen e senatorit Joe Lieberman, për të cilin tha se ishte mik i madh i shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Dhunë në familje në Viti, i dyshuari dërgohet për tretman në neuropsikiatri

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Viti. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se i dyshuari mashkull ka kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të lehtë trupore.

I dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në neuropsikiatri.

“Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar per trajtim mjeksor ne neuropsikiatri”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam

“Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes”, u shpreh Osmani.

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt.

“Kujtesa historike është në funksion të respektimit të të kaluarës sonë, dokumentimit, sikurse edhe ndërtimit të së ardhmes”, u shpreh Osmani.

Më tutje ajo kujtoi të rënët në këtë masakër.

“Ndaj sot kujtojmë 25 vjetorin e masakrës së Izbicës, kur forcat gjenocidale të Serbisë masakruan 147 civilë, në mesin e të cilëve edhe vajzën 6-muajshe, Dafina Qelaj. Ajo dhe të tjerët u vranë në shtëpitë e tyre vetëm pse ishin shqiptarë. Mizoria në Izbicë, mbetet e skalitur në kujtesën tonë, duke na sjell në vëmendje çmimin e lirisë. Në tentim për t`i fshehur gjurmët e krimit, viktimat civile regjimi gjenocidal i Serbisë i varrosi në varrezë masive në Petrovo Sello në Beograd, në Novolan dhe në Bistricë”, deklaroi ai.

Osmani u shpreh se kujtimin për Izbicën dhe të gjitha masakrat gjithandej Kosovës do ta mbajnë gjallë gjithnjë si një dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam dhe si kërkesë të përhershme për drejtësi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​25 vjet nga masakra në Izbicë

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë.

Publikuar

nga

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Masakra e Izbicës hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

Sot 25 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Me rastin e 25-vjetorit të masakrës në Izbicë, Komuna e Skenderajt do të organizojë sot tubim përkujtimor në Kompleksin Përkujtimor në Izbicë, duke filluar nga ora 10:00.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara