Lajmet nga UBT

UBT përmbylli suksesshëm vitin 2020

Publikuar

Më ndryshe se kurrë më parë, për të përmbyllur punën e përditshme, ngjarjet, arritjet dhe sukseset e shumta, UBT ka mbajtur një takim virtual me stafin akademik dhe administrativ për të kremtuar përfundimin e një viti të veçantë, siç ishte viti 2020.

Për t’i vlerësuar gjithë ata që ndikuan në rritjen e institucionit dhe u bën pjesë e sukseseve madhështore përgjatë vitit që po lëmë pas, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, virtualisht falënderoi stafin për punën e palodhur dhe kontributin e dhënë në punën administrative, akademike dhe shkencore.

Gjatë këtij takimi virtual, rektori Hajrizi theksoi se dhe sivjet bashkërisht arritëm që të zhvillojmë një larmi aktivitetesh, dhe të regjistrojmë gjeneratën e re të profesionistëve të ardhshëm të të gjitha fushave jetësore.

“UBT ka bërë një kthesë në historinë e arsimit në Kosovë në këtë vit sfidues të pandemisë, duke u bërë institucioni i parë privat në vend që koordinoi plan-programet dhe ofroi mundësi të jashtëzakonshme, arriti që studentëve t’u krijojë kushte dhe të vazhdojë procesin e diplomimit për nivelin bachelor dhe master, vendosi ligjëratat online, ofroi mësim virtual në laboratorë, e mbajti shumë konferenca me video-lidhje, e regjistroi një numër rekord të studentëve të rinj. Këto rezultate të rëndësishme për institucionin u kurorëzuan edhe sivjet falë profesionalizmit të lartë dhe cilësisë së dëshmuar në punë”, potencoi rektori Hajrizi.

Tutje, në këtë organizim virtual të fundvitit, rektori Hajrizi tha se strategjia e punës deri në viti 2025 ka filluar të zbatohet, ngaqë siç tha ai, ka filluar të jetësohet Qyteti Inovativ dhe i Mençur. Sipas tij, UBT është shndërruar në Ekosistem të Dijës, pjesë e së cilit është parku shkencor dhe teknologjik që përmbush misionin për përfshije në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Në këtë takim virtual u prezantua edhe dokumentari i shkurtër i përgatitur për UBT-në dhe për biografinë e rektorit të UBT-së, nga stafi i zyrës së Media Group të UBT-së, ku u paraqitën fakte dhe shifra për institucionin, njëherësh sukseset dhe sfidat gjatë vitit 2020.

Më pas, për kontributin e dhënë ndër vite, UBT nderoi me mirënjohje punëtorët që për dhjetë vite i qëndruan besnikë dhe kontribuuan për institucionin.

Ajhan Bajmaku, Azir Jusufi, Kozeta Sevrani, Feim Brava, Nazmi Pllana, Sakip Imeri, Arber Sadiku, Osman Osmani, ishin anëtarët e stafit që dhanë kontribut madhor përgjatë këtyre viteve.

Po ashtu, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Tortuës në Kosovë, Feride Rushiti, është nderuar nga UBT, me çmimin “Excellence Leadership Award”. Çmimi është ndarë nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrzi, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, dhe në kuadër të përmbylljes së vitit 2020.

Ndërkaq, për të nderuar kontributin 20-vjeçar të dhënë në arsim, shkencë, teknologji dhe inovacion, për ndërkombëtarizimin e Kosovës, stafi i UBT-së i ka ndarë mirënjohje presidentit të UBT-së, prof.dr Edmond Hajrzi, dhe duke i uruar mbarësi dhe shumë suksese tjera në punën akademike dhe shkencore.

Lajmet nga UBT

Në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT u mbajt punëtoria nga brendi i njohur kosovar “PEZULL”

Publikuar

nga

Në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit u mbajt punëtoria nga brendi i njohur kosovar “PEZULL”, i themeluar nga Nertila Memaj, Medina Hoxha dhe Hira Doramar, të cilat njëkohësisht janë edhe studente të diplomuara në Fakultetin e Dizajnit të Integruar në UBT. Brendi PEZULL fokusohet në kriimin e produkteve të frymëzuara nga idetë e transparencës dhe iluzionit.

Gjatë punëtorisë, dizajneret dhe themelueset e brendit demonstruan dhe realizuan së bashku me pjesëmarrësit dy çanta të stilit Tote Bags me konceptin Zero Mbetje.

Përveç krijimit të produkteve inovative, punëtoria gjithashtu ofroi një platformë për diskutim dhe ndarje të ideve lidhur me rëndësinë e dizajnit të qëndrueshëm dhe impaktin e tij në mjedis.

Pjesëmarrësit u inkurajuan të reflektonin mbi praktikat e tyre të konsumit dhe të shikonin mundësitë për të reduktuar ndikimin e tyre në ambientin nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Njohuri, Analizë, Transformim: Përvoja e Studimeve Politike në UBT

Publikuar

nga

Në një botë që vazhdimisht ndryshon, një dituri e thellë dhe një analizë e zgjeruar e politikës janë thelbi i kuptimit tonë të shoqërisë së sotme. Me synimin e ndryshimeve të shpejta në skenën politike, nevoja për një program të specializuar në studimin e shkencës politike është shndërruar në një domosdoshmëri.

Kosova është një vend i ri me sfida të shumta politike dhe shoqërore. Studimi i shkencave politike në Kosovë ofron një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi këto sfida dhe ndihmon në zhvillimin e njohurive dhe analizave për situatën vendore. Me zhvillimin e institucioneve politike në Kosovë, ka nevojë për ekspertizë lokale në shkencat politike. Studentët që studiojnë këtë drejtim janë në pozicion të mirë për të kontribuar në këtë proces. Kosova është në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian. Studimi i shkencave politike  përfshin një përqendrim të veçantë në integrimin evropian, duke përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e kësaj procesi. Përkundër sfidave, studimi i shkencave politike ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të kuptuar dhe adresuar sfidat politike dhe shoqërore të vendit. Me përqendrim të përsosur dhe investime të vazhdueshme, ky drejtim mund të shërbejë si një mjet për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë kosovare.

UBT ofron programin për studimin e shkencave politike, një program inovativ në fushën e studimeve politike në Kosovë. Synimi kryesor i këtij programi është të i mundësojë studentëve një përvojë të pasur akademike dhe praktike, duke i pajisur ata me njohuri të thella teorike dhe aftësi analitike të nevojshme për të kuptuar dhe ndërlidhur zhvillimet politike aktuale me konceptet themelore të shkencës politike. Në kuadër të këtij programi të shkëlqyer, studentët do të kenë mundësinë të eksplorojnë në detaje lëndët e ndryshme zgjedhore dhe të zhvillojnë një kuptim të qëndrueshëm për teoritë politike dhe praktikat bashkëkohore. Përmes një përzierjeje të kujdesshme të kurrikulës së kursit me literaturën më të fundit në fushën politike dhe duke u bazuar në modele akademike të njohura të Europës dhe SHBA-së, u sigurohet që studentët tanë të jenë të pajisur me një përvojë të gjallë dhe relevante të mësimit. Përveç kësaj, programi ofron një qasje të barazpeshuar ndaj nevojave të tregut të Kosovës dhe krijimit të aftësive përkatëse të studentëve. Kjo përfshin mësimdhënien e çështjeve kryesore politike lokale dhe rajonale, duke i përgatitur ata për një angazhim të suksesshëm në karrierën e tyre të ardhshme në politikë dhe shoqëri civile.

Si shkollë e zgjedhur për të përgatitur udhëheqës të ardhshëm, programi i UBT bën të mundur për studentët të shkëlqejnë në skenën politike. Pas diplomimit, ata nisin një rrugëtim të ndritur drejt karrierës së tyre politike. Disa zgjedhin të dalin në arenën e politikës ndërkombëtare dhe vendore, duke punuar me organizata prestigjioze dhe institucione politike për të formuar politikat dhe këshilla të rëndësishme. Ata bëhen zëra të rëndësishëm në diskutimet që formojnë botën politike. Por, çfarë e bën programin të veçantë është që përfaqëson dhe promovon një qasje të re për studentët e diplomuar. Disa zgjedhin të hyjnë në botën e sektorit, duke punuar për organizata që ndryshojnë botën në mënyra të ndryshme. Ata janë të përgatitur të kuptojnë dhe të ndërlidhin me rëndësinë e politikës, tregut, duke sjellë ndryshime të rëndësishme dhe duke shërbyer si frymëzim për të tjerët.

Në përfundim, udhëtimi i studimit të shkencave politike në UBT është një aventurë e pazakontë që shkon përtej kufijve të njohurive të zakonshme!/UBTNews/

Dionesa Ebibi

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentët e Shkencave Mjekësore vizituan Spitalin “Hygeia” në Tiranë

Publikuar

nga

Shkencat Mjekësore në UBT janë bërë adresa më e besueshme për trajnimin e kuadrove të rinj dhe për avancimin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë.

Nën drejtimin e profesorit Naser Rugova, studentët e nivelit master në programin e Shëndetit Publik dhe Menaxhimit realizuan një vizitë studimore në Spitalin “Hygeia” në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite, ata u njohën me menaxhimin e spitalit, shërbimet shëndetësore të ofruara, si dhe rëndësinë e nevojës për transformimin e sistemeve shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” vizituan UBT-në

Publikuar

nga

Nxënësit e Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, kanë vizituar Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Ata u njohën për së afërmi me ambientet e Kampusit më inovativ në vend, me hapësirat e laboratoreve të Mekatronikës dhe Energjisë.

Nxënësit patën rastin për të biseduar drejtpërdrejt me stafin akademik të UBT-së, duke shkëmbyer idetë e tyre dhe duke marrë udhëzime nga profesionistët e fushave.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara