Lajmet nga UBT

UBT mbajti tryezë diskutimi për potencialet e resurseve njerëzore me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën Ekonomike Austriake

Hajrizi ka thënë se Kosova ka potencial për t’u zhvilluar edhe më shumë.

Publikuar

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, ka mbajtur një tryezë të diskutimit së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën Ekonomike Austriake, në të cilën u diskutua për potencialet e resurseve njerëzore që ka Kosova dhe mënyrën e shfrytëzimit efektiv të këtyre resurseve.

Në tryezën e titulluar: “Bridging the Skills Gap”, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se Kosova ka potencial për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe se është shumë e nevojshme lidhja mes akademisë dhe industrisë, duke qenë kështu një fakt shumë i rëndësishëm në zhvillimin e potencialeve të resurseve njerëzore.

“Lidhja mes akademisë dhe industrisë është një nocion dhe definicion që ka kohë që dihet dhe nuk është nevoja të tregojmë se sa është i rëndësishëm, sepse kjo lidhje është e domosdoshme. Pyetja nuk është a jemi ne me standarde të mira dhe a jemi të konfirmuar, tani është pyetja se si të mbajmë edhe qëndrueshmërinë tonë të zhvillimit ekonomik në Kosovë, sepse trendi i mobilitetit, lëvizjes së popullatës është i theksuar, pra dihet nga statistikat”, ka thënë rektori Hajrizi.

Nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka prezantuar aktivitetet dhe mënyrën e funksionimit të kësaj ode, teksa ka vlerësuar disa gjëra të nevojshme për profilizimin që po bëhet krahas nevojës së tregut të punës.

“Jemi të kualifikuar por i kemi kualifikimet e gabuara për atë se çfarë kërkohet në tregun e punës. Aty ku shohim mundësi shumë të mira të bashkëpunimit mes UBT-së dhe kompanive tona anëtare por edhe kompanive gjermane ose austriake është në veçanti në Mekatronikë, Shkolla Profesionale, Zhvillues Softuerik, ku këtu ka mundësi të shumta për punë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, nga Oda Ekonomike Austriake, Vjosa Huruglica, ka thënë se i gjithë rajoni është duke pasur problem me fuqinë punëtore, ndaj për këtë arsye bëhet thirrje për harmonizim të sistemit arsimor me tregun e punës.

“Në bazë të anketave që kemi bërë me kompanitë austriake, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin, del se kompanitë austriake kanë vërejtur mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Kur jemi tek kjo pikë mendojmë që harmonizimi i sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ka thënë ajo.

UBT ka zhvilluar një numër të madh të programeve të studimit, duke përfshirë të gjitha fushat e jetës, gjithnjë duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës, në bashkëpunim të ngushtë me industrinë. Këtë e dëshmon edhe fakti se mbi 90% e studentëve të UBT-së, janë të punësuar, në saje të përkushtimit të tyre dhe profesionalizmit që kanë, si dhe nuhatjes së UBT-së karshi kërkesave të tregut të punës.

Lajmet nga UBT

Profesoresha e UBT-së në mesin e 100 shkencëtarëve të ftuar në konferencën shkencore “CATR Conference 2023”

Dr. Bekteshi në këtë konferencë do të prezantohet me punimin e saj shkencor “Gratë në Artin Dramatik”.

Publikuar

nga

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi – Ferati, është ftuar në konferencën shkencore “CATR Conference 2023” me temën kryesore: “Performing Shores/ The Shores of Performance”, e cila do të organizohet nga Asociacioni Kanadez për Kërkime Shkencore dhe “Dalhousie University” në Kanada.

Dr. Bekteshi në këtë konferencë do të prezantohet me punimin e saj shkencor “Gratë në Artin Dramatik”.

Asociacioni Kanadez për Kërkime Shkencore këtë vit ka pranuar mijëra aplikacione nga e gjithë bota dhe vetëm 100 shkencëtarë janë përzgjedhur me punimet e tyre shkencore, dhe ndër të përzgjedhurit është edhe Prof. Dr. Marigona Bekteshi – Ferati.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi priti në takim një delegacion nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Në këtë vizitë, rektori Hajrizi delegacionit nga Shqipëria u ka prezantuar ekosistemin e UBT-së, laboratorët dhe mundësitë që ofron për studentët dhe të rinjtë.

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, një delegacion nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, të prirë nga Presidenti i këtij universiteti, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Rektori Prof. Dr. Adrian Civici.

Në këtë vizitë, rektori Hajrizi delegacionit nga Shqipëria u ka prezantuar ekosistemin e UBT-së, laboratorët dhe mundësitë që ofron për studentët dhe të rinjtë, me teknologjitë më të reja që ka zhvilluar institucioni.

Ndër të tjera, rektori Hajrizi ka shpalosur edhe inovacionet më të fundit me teknologjitë më moderne, duke përfshirë këtu Realitetin Virtual dhe të Shtuar, Inteligjencën Artificiale, si dhe bashkëpunimet e tjera ndërkombëtare të cilat janë në proces e sipër.

Delegacioni nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u njoftua edhe me qendrat e UBT-së brenda dhe jashtë vendit, si dhe qendrat e teknologjisë dhe inovacionit që studentëve dhe të rinjve po u mundësojnë zhvillimin e tyre profesional bazuar në programet më moderne të universiteteve më me renome të botës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Qendra e Karrierës në UBT mbajti sesionin e radhës informues për nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” dhe Shkollës së Mesme të Lartë Mikse “Kongresi Manastirit” në Komunën e Vitisë

Publikuar

nga

Qendra e Karrierës në UBT dhe Qendra e Karrierës në Shkollën e Mesme Profesionale në Komunën e Vitisë “Jonuz Zejnullahu” kanë mbajtur sesion informimi për nxënësit maturantë të profileve të ndryshme, me qëllim të informimit lidhur me mundësitë e shumta që ofron UBT për një karrierë profesionale.

Nxënës të profileve të ndryshme juridik, ekonomi, teknologji ushqimore, mekatronikë, ndërtimtari dhe teknologji informative, janë informuar nga përfaqësues të Qendrës së Karrierës dhe profesorë të UBT-së, për programet dhe mundësitë e shumta për studime, për kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rreth infrastrukturës moderne të UBT-së.

Qendra e Karrierës e UBT-së njashtu kanë qëndruar në Shkollën e Mesme të Lartë Mikse “Kongresi Manastirit” në Pozhoran të Vitisë, ku përfaqësues dhe profesorë të UBT-së, i njoftuan nxënësit e kësaj shkolle rreth mundësive të shumta për studime në UBT, si dhe rreth infrastrukturës dhe programeve unike për profile të ndryshme.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT dhe EON startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale, projekt ky që tejkalon shifrën e 30 milionë dollarëve

Hajrizi ka thënë se investimet në teknologji si kjo me inteligjencën artificiale janë mëse të nevojshme.

Publikuar

nga

UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”, në një projekt ky që tejkalon mbi 30 milionë dollarë amerikan, e që është një prej investimeve më të mëdha në botë sa i përket shkencës dhe teknologjisë në fushën e arsimit, duke e bërë kështu Kosovën pjesë të lidershipit botëror të teknologjive moderne.

Në një konferencë për media, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se investimet në teknologji si kjo me inteligjencën artificiale janë mëse të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për të rinjtë dhe studentët për një të ardhme e cila dita-ditës është në ndryshim e sipër.

“Jam shumë i lumtur që bashkë me EON Reality po sjellim një projekt që ndërlidhë teknologji të ndryshme, implementon dhe përdorë struktura të cilat sjellin një produkt apo sistem që bazohet në përmbajtjen logjike në inteligjencën artificiale. Ky program studentëve dhe të rinjve të Kosovës përpos qendrës më të madhe dhe të vetme në Ballkanin Perëndimor për Realitet Virtual dhe të Shtuar, u ofron shërbime dhe mundësi të reja për kombinimet me Inteligjencën Artificiale, të cilat janë synimi ynë, dhe gjithnjë atyre do t’iu ofrojmë përditësimet më të reja që bota e teknologjisë në tërë rruzullin tokësor i zhvillon”, ka thënë rektori Hajrizi.

Përmes kësaj teknologjie UBT do t’i ndihmojë studentët e tij të studiojnë më me efikasitet dhe të ruajnë informacionin më gjatë me përmbajtje të udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale, në të njëjtën kohë kjo do t’i ndihmojë edhe profesorët të krijojnë mësimet dhe kurset e tyre me shumë më pak kohë dhe përpjekje.

“Partneriteti me UBT-në ka qenë gjithmonë kënaqësi për të gjithë të përfshirët dhe mezi pres të shoh se si ata do të arrijnë të maksimizojnë funksionalitetin e Asistentit të EON AI”, ka thënë presidenti i kompanisë gjigante të teknologjisë virtuale “EON Reality”, Dan Lejerskar, në një artikull të publikuar nga EONReality.

Ai ka shtuar se UBT-ja ka qenë një nga krijuesit më produktiv në mesin e të gjithë partnerëve dhe se kjo teknologji veçse do të fuqizojë rolin e UBT-së në këtë drejtim.

Partneriteti i EON Reality me UBT-në do t’u sigurojë studentëve dhe programeve qasje në këto zgjidhje të mundësuara nga Inteligjenca Artificiale (AI), duke u mundësuar atyre të ofrojnë përvoja gjithëpërfshirëse që ta shtyjnë fushën e arsimit përpara në çdo nivel.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara