Lajmet

​Suspendohet polici pasi goditi me veturë një këmbësore

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ndërsa këmbësorja ishte duke kaluar rrugën.

Published

on

Inspektorati policor ka bërë të ditur se ka suspenduar një polic nga puna. I njëjti dyshohet se derisa ishte jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë private ka goditur aksidentalisht me veturë një këmbësore.

Sipas komunikatës për media, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ndërsa këmbësorja ishte duke kaluar rrugën.

Është bërë e ditur se vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë.

“Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar… Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë. Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Lajmet

Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, komentoi kërcënimin e sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, i cili fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm. Megjithatë, ajo theksoi se prirjet totalitare të Lëvizjes Vetëvendosje përbëjnë rrezik më të madh për vendin.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues,” tha Çitaku teksa hynte në sallën e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj reagon për deklaratën e Bekë Berishës: Do ta shohim kur të vijë momenti

Published

on

By

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, por në formë të hapur.

Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.

“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti,” u shpreh Haradinaj.

Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione,” tha Haradinaj.

Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Besojmë që VV do të gjejë mirëkuptimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Published

on

By

Deputeti Armend Zemaj, para seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh se besojnë që Lëvizja Vetëvendosje do të gjejë mirëkuptimin për të kryer procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Ai tha se këto procese duhet të përfundojnë për të kaluar pastaj në atë se kush do ta formojë Qeverinë.

“Ajo çka duhet të jetë kërkesë besojmë që Lëvizja Vetëvendosje do ta gjejë mirëkuptimin, konsenzusin dhe mirëbesimin që sa më shpejt ta kryejmë procedurën e zgjedhjet së Kryetarit të Kuvendit, konstituimit të Kuvendit dhe të kalojmë atëherë kush mund ta bëjë Qeverinë”, u shpreh ai.

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci: Votimi është obligim, opozita nuk duhet ta bllokojë procesin

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është i përcaktuar qartë në rregulloren e Kuvendit dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar pa dilemë mënyrën e votimit.

“Është rregullorja e Kuvendit që përcakton shumë qartë procesin. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e thotë shumë qartë: mund të votohet në dy forma – në të hapur dhe në të fshehur,” tha Bogujevci para mediave.

Ajo kritikoi opozitën për mosrespektim të procedurave dhe për bllokim të procesit, duke theksuar se votimi është obligim dhe nuk mund të anashkalohet.

“Duhet t’i respektojmë procedurat. Njëra nga to është votimi. Njëra ndër to që është dashtë të respektohet nga opozita është votimi – dhe duhet të votohet. Ky është problem shumë i madh,” u shpreh Bogujevci.

Continue Reading

Të kërkuara