Lajmet

Berisha: Do ta votoj këdo me votim të hapur

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka komentuar zhvillimet politike pas kërcënimit të rrejshëm me bombë në Kuvend, duke thënë se situata po bëhet e tepërt dhe se vendi ka nevojë për reflektim të përgjithshëm.

Ai paralajmëroi mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve në votimin për kryetarin e Kuvendit dhe tha se nuk do të lejojë që hidhërimi politik të bëhet barrë për vendin.

Ai tha se sot mund të propozohet edhe mocioni për kalim në votim të fshehtë.

“Sikur ka ndodhur edhe më përpara, nuk kemi pasur ndonjë shqetësim se është pritur që të jetë i rrejshëm. Kjo situatë besoj që tani është bërë e tepërt dhe na duhet që të reflektojmë të gjithë. Po duket që dojnë me bë një mocion për çështjen e ndërrimit të votimit. Edhe kur dalim në atë pjesën e votimit të hapur, besoj që do të reflektoj unë së pari. Nuk dua që në kurriz të Kosovës të mbaj hidhërim me askënd. As nuk ma determinon mendimin politik as opozita, se unë nuk jam opozitë më së pari, se këtu nuk dihet kush do ta bëjë qeverinë. Do ta shikojmë momentin e parë me gjithë formën se si me dalë nga kjo situatë,” tha Berisha.

Ai shtoi se mungesa e institucioneve për një kohë të gjatë e rrit rrezikun për situata të tilla si alarmi i rremë për bombë, duke e quajtur paralajmërim të kahershëm të tij që nuk ishte marrë seriozisht.

“Kjo ka qenë një alarm i rrejshëm, mirëpo kur nuk ka institucione për një kohë kaq të gjatë, këto mund të bëhen të vërteta pastaj. E kam paralajmëruar edhe përpara dhe e merrshin sikur kiamet atë punë,” u shpreh ai.

Berisha tha se nëse në seancën e ardhshme krijohet shumicë për ta rrëzuar opsionin aktual për kryetar Kuvendi, atëherë do të jetë një hap përpara drejt zgjidhjes.

“Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mund të rrëzohet ai opsion, është rrugëdalje dhe është reflektim. Besoj që seancën e ardhshme do ta rrëzojmë, sepse ka njerëz që dëshirojnë që ta rrëzojnë këtë opsion. Kur dalim hapur, pastaj duhet të kryhet punë.”

I pyetur nëse vota e tij do të jetë pro për secilin kandidat për kryetar Kuvendi që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, ai u përgjigj shkurt:

“Po bash kanë të qesin,” tha Berisha.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara