Lajmet

Studimi i ri për ujqërit zbulon shumë detaje interesante

Studimi u botua në revistën “Communications Biology”.

Publikuar

Ujqërit e infektuar me një parazit të zakonshëm kanë shumë më tepër gjasa të bëhen liderët e tufës së tyre, sipas një studimi të ri, duke sugjeruar se ndërhyrësi (paraziti) që banon në tru e inkurajon atë për të marrë më shumë rreziqe.

Paraziti njëqelizor, Toxoplasma gondii, riprodhohet vetëm seksualisht te macet, por mund të infektojë të gjitha kafshët me gjak të ngrohtë, përcjell UBT News.

Studimi i ri, i botuar në revistën “Communications Biology” të enjten, ka përfituar nga të dhënat 26-vjeçare mbi ujqërit gri që jetojnë në Parkun Kombëtar Yellowstone në ShBA për të hetuar se si paraziti mund të ndikojë në sjelljen e tyre.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut të gati 230 ujqërve dhe 62 pumave – macet e mëdha – janë përhapës të njohur të parazitit.

Ata zbuluan se ujqërit e infektuar kishin më shumë gjasa të futeshin më thellë në territorin e pumës sesa ujqërit e pa infektuar.

Ujqërit e infektuar kishin gjithashtu 11 herë më shumë gjasa të linin tufën e tyre sesa ujqërit pa parazit, tha studimi, duke treguar një shkallë më të lartë të marrjes së rrezikut.

Dhe një ujk i infektuar ka deri në 46 herë më shumë gjasa të bëhet udhëheqësi i tufës, vlerësuan studiuesit, duke shtuar se roli normalisht fitohet nga kafshë të cilat janë më agresive.

Bashkautorja e studimit, Kira Cassidy, tha për AFP se megjithëse “të jesh më i guximshëm nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe”, mund të “ulë mbijetesën për kafshët më të guximshme pasi ato mund të marrin vendime që i vënë në rrezik më shpesh”.

“Ujqërit nuk kanë hapësirën e mbijetesës për të ndërmarrë shumë më tepër rreziqe sesa kanë tashmë”.

Cassidy tha se ishte vetëm studimi i dytë mbi efektin e këtij paraziti në një kafshë të egër, pasi hulumtimi vitin e kaluar zbuloi se rritja e guximit te këlyshët e infektuar të hienave i bëri ata më të prirur për t’u afruar dhe vrarë nga luanët në Kenia.

Hulumtimet laboratorike kanë gjetur gjithashtu se brejtësit me parazitin humbasin frikën e tyre instinktive nga macet – duke e dërguar vet veten e tyre në duart e maceve./UBTNews/

Artikulli është marrë me shkurtime nga France24

Lajmet

Peci thotë se për tre vjet ka ndryshuar rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Reagon Peci.

Publikuar

nga

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjetike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

SHBA-ja shkatërron raketa dhe dronë të Huthëve

Rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, që nga nëntori po sulmojnë anijet në Detin e Kuq.

Publikuar

nga

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe tre dronë në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët e Huthit, të cilat tha se paraqisnin rrezik për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane.

Rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, që nga nëntori po sulmojnë anijet në Detin e Kuq, për siç kanë thënë, në shenjë solidariteti me palestinezët pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së vepruan “në vetëmbrojtje” kur u përfshin dhe shkatërruan raketa dhe dronë, por edhe tre kontejnerë me armë në zonat e kontrolluara nga Huthët, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare”, tha Komanda Qendrore amerikane.

Sulmet e Huthëve kanë detyruar anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe tregtare në Detin e Kuq, që të ndryshojnë rrugëtimin e tyre, duke rritur kostot, në mënyrë që të shmangin sulmet, shkruan REL.

SHBA-ja dhe Britania kanë kryer sulme të vazhdueshme ndaj caqeve të rebelëve të Huthit në Jemen në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Dritë mbi Dokumentet: ‘Java e Arkivit të Hapur’ në Kosovë

Kjo ngjarje do të ofrojë një hapësirë të rrallë për publikun për të eksploruar botën e arkivave.

Publikuar

nga

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka shpallur planin për organizimin e “Javës së Arkivit të Hapur”, një ngjarje e cila do të ofrojë një hapësirë të rrallë për publikun për të eksploruar botën e arkivave.

Gjatë kësaj jave të veçantë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës do të hapë dyert e saj për të pritur vizitorët e interesuar. Kjo është një mundësi unike për të zbuluar më shumë rreth punës dhe aktiviteteve që zhvillohen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Qëllimi kryesor i kësaj jave është ruajtja, mbrojtja, prezantimi dhe përgatitja për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar që gjendet në këtë institucion.

Ambientet e Agjencisë që do të jenë të hapura për vizitorët përfshijnë sallën e leximit, njësinë e Rregullimit dhe përpunimit të lëndës arkivore, njësinë e Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit, njësinë e Restaurimit/Konservimit, si dhe depo dhe biblioteka.

Hapja e “Javës së Arkivit të Hapur” është planifikuar të ndodhë nga data 18 mars dhe do të vazhdojë deri më 22 mars. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar pasionin për trashëgiminë kulturore dhe për të kuptuar më shumë rreth proceseve arkivore të vendit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lëndohen tre persona në një aksident trafiku në Milloshevë, të përfshira katër vetura

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.

Publikuar

nga

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në mëngjes në fshatin Milloshevë. Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë të përfshira katër automjete.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në fshatin Milloshevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara