Lajmet nga UBT

Studimet master në UBT – garanci e suksesit dhe ngritjes akademike

Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për karrierë dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme.

Published

on

UBT, tash e 20 vite është shndërruar në qendër të rëndësishme akademike në rajon për ekonomi, inxhinieri, arkitekturë, tregti, politikë, drejtësi, shkencë dhe inovacion, përmes ofrimit të studimeve të nivelit master, në të cilat kandidatët mund të diplomojnë në fusha dhe specializime tejet unike.

Studimet master në UBT ju mundësojnë të kualifikoheni për karrierë dhe të aftësoheni profesionalisht në punën tuaj të përditshme.

Ju mund t’i vijoni studimet në programet:

UBT ju përgatit edhe për studimet e nivelit të doktoratës, duke ofruar certifikime ndërkombëtare, sisteme online të mësimit, trajnime, kurse përgatitore, bibliotekën me numrin më të madh të titujve dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike, laboratorë shkencorë, etj.

Gjatë viteve të fundit, UBT ka mbajtur primatin e institucionit më cilësor të arsimit të lartë në Kosovë dhe jashtë vendit, ku vijuan mësimin rreth 20 mijë studentë vendorë dhe shumë studentë ndërkombëtarë.

UBT njihet për punën e jashtëzakonshme kërkimore, përmes bashkëpunimit me partnerë të shumtë nga e gjithë bota.

Institucioni numëron mbi 400 marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore dhe partnerë të tjerë nga industria në mbarë globin.

Ne ju ftojmë të bashkoheni me komunitetin e liderëve, të cilët studiojnë, zhvillohen, kryejnë hulumtime dhe marrin grada akademike në institucionin më inovativ në vend.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në UBT janë: Diploma e noterizuar, CV, kopja e letërnjoftimit dhe certifikata e lindjes.

Lajmet

Studentët e UBT-së në debat me deputetet e Kuvendit të Kosovës për ‘Pjesëmarrjen Qytetare’

Published

on

Në kuadër të Javës për Parlament të Hapur, deputetet Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe Albana Bytyqi zhvilluan një debat të frytshëm me studentët e Shkencave Politike dhe të Studimeve të Sigurisë në UBT. Tema e këtij takimi ishte “Kuvend i hapur – pjesëmarrje qytetare”, ku u theksua rëndësia e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset vendimmarrëse.

Kryetarja e Forumit për Transparencë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e nisi diskutimin duke theksuar se Kuvendi është “shtëpia e qytetarëve”. Ajo theksoi nevojën për të rritur aksesin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, duke i dhënë mundësinë atyre të kontribuojnë në politikat që i prekin drejtpërdrejt. Kryeziu-Hyseni përmendi programet dhe takimet e rregullta që Kuvendi organizon për të inkurajuar dialogun me qytetarët, duke theksuar se kjo qasje ndihmon në ndërtimin e besimit mes institucioneve dhe shoqërisë.

Deputetja Albana Bytyqi e vlerësoi Javën për Parlament të Hapur si një mundësi për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve mbi rolin e Kuvendit. Ajo theksoi rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët, ku ata mund të shprehin shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Bytyqi e përshkroi punën e deputetit si një përgjegjësi të madhe që kërkon përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm, duke e lidhur atë me ndikimin që çdo ligj dhe vendim ka në jetën e qytetarëve.

Pas fjalimeve, studentët morën pjesë në një diskutim aktiv, duke shprehur interesin për punën e Forumit për Transparencë dhe për planet e tij të ardhshme. Ata gjithashtu kërkuan informacione mbi politikat e jashtme të vendit dhe rolin e Kuvendit në këtë drejtim, si dhe për çështjet që i shqetësojnë ata, përfshirë sigurinë.

Deputetët ofruan detaje mbi qëllimet dhe prioritetet e Forumit për Transparencë, duke theksuar se ky trup synon të rrisë transparencën dhe angazhimin qytetar në proceset vendimmarrëse. Profesorët e UBT-së, Hajdi Xhixha dhe Arian Kadriu gjithashtu kontribuuan në debat, duke ofruar një perspektivë akademike mbi rëndësinë e angazhimit qytetar dhe transparencës në demokraci, si dhe duke theksuar rolin e të rinjve si liderë të ardhshëm.

Ky debat u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, duke inkurajuar studentët të angazhohen më tej në proceset politike dhe shoqërore./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë nga Liburn Aliu në UBT mbi “Planin Zhvillimor Urban të Prishtinës”

Published

on

Në kuadër të modulit të përbashkët me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me ata nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë, pritën  në UBT ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun, i cili mbajti një ligjëratë tematike.

Ministri Aliu para studentëve prezantoi temën “Planifkimi i qytetit dhe plani zhvillimor urban i Prishtinës”. Ai theksoi rëndësinë e integrimit të hapësirave publike me mjedisin natyror, duke shpjeguar se si kjo mund të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Gjatë prezantimit, Aliu ndau edhe shembuj konkretë të projekteve që po zhvillohen në Prishtinë dhe sfidat me të cilat përballen autoritetet lokale në menaxhimin e hapësirave urbane. Studentët shprehën interesimin e tyre për të pyetur gjithçka që i intereson lidhur me temën, duke krijuar një dialog aktiv mes tyre dhe ministrit.

Ky aktivitet është pjesë e një serie ligjëratash dhe aktiviteteve edukative që fokusohen në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit. Të gjithë pjesëmarrësit po ndajnë ekspertizën e tyre profesionale, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim kulturor dhe akademik.

Grupi do të qëndrojë në Kosovë për një javë, ku do të zhvillohen ligjërata dhe aktivitete të tjera edukative që lidhen me integrimin e lumit në hapësira publike, kryesisht në Prishtinë.

Po ashtu, si pjesë e vizitës studimore dhe bashkëpunimit mes dy universiteteve, sot, ditën e mërkurë po zhvillohet një vizitë studimore në qytetin e Prizrenit, për të hulumtuar shembuj të tjerë të suksesshëm të integrimit të hapësirave publike.

Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët për të mësuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e qyteteve të tyre, duke u fokusuar në rëndësinë e një planifikimi të integruar dhe të qëndrueshëm./UBTNews/D.E./

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arsim dhe praktikë: Realizohet intervenimi i rëndësishëm në Implantologji në Poliklinikën Universitare UBT

Published

on

Sot, në Fakultetin e Stomatologjisë të UBT-së, Katedra e Kirurgjisë Orale, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Mirsad Shkreta, u realizua me sukses një intervenim i rëndësishëm në fushën e implantologjisë dentare. Ndihmës specialistët, Dr. Spec. Ass. Vullnet Fazliu dhe Dr. Spec. Ass. Agron Dushi, ishin gjithashtu pjesë e këtij operacioni, duke kontribuar me ekspertizën e tyre. 

Gjatë ditës, ekipi realizoi vendosjen e implanteve dentare, një procedurë që përfshin disa hapa të rëndësishëm. Para se të fillohej operacioni, u bë një planifikim i detajuar duke përdorur teknologjinë e avancuar të rentgenologjisë 3D. Ky planifikim ndihmon në përcaktimin e pozicionit të saktë për vendosjen e implanteve, duke minimizuar rrezikun dhe maksimizuar suksesin e procedurës.

Studentët e vitit të 6 patën mundësinë të observonin të gjithë procesin kirurgjikal dhe të mësonin për rëndësinë e planifikimit të detajuar dhe metodave të përparuara që përdoren në implantologji. Ekipi kirurgjik u kujdes që çdo hap të ndiqej me saktësi, duke u siguruar që protokolli i vendosjes së implanteve të zbatohej në përpikmëri.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mundësi për praktikë klinike, por gjithashtu një sesion edukativ për studentët, të cilët mësuan mbi teknologjitë e reja dhe metodat që përdoren në kirurgjinë orale. Ato patën mundësinë të bisedojnë me ekspertët mbi sfidat dhe zgjidhjet që shfaqen gjatë procedurave të implantologjisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të formimit profesional në këtë fushë.

Poliklinika Universitare e UBT-së ofron një gamë të gjerë shërbimesh stomatologjike, përfshirë konsulta mbi implante dentare dhe shërbime të tjera stomatologjike. Për çdo informacion shtesë dhe për të caktuar një konsultë, ju mund te kontaktoni tek Poliklinika Universitare e UBT-së në numrin e telefonit 045 120 198.

Ky hap për avancimin e implantologjisë dentare në UBT është një tregues i përkushtimit për të ofruar arsim dhe shërbime të nivelit të lartë në fushën e stomatologjisë./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Integrimi i lumit në hapësira publike: UBT mirëpret ekspertët universitarë nga Gjermania

Published

on

By

Një grup i studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planfikimit Hapësinor në UBT, kanë mirëpritur këtë javë për një vizitë studimore Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë.

Profesori Lulzim Beqiri duke informuar studentët ndërkombëtar mbi vizitën një javore në Kosovë. 📷: Manushaqe Ibrahimi.

Në kuadër të projektit me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”, do të përfshihen 22 studentë dhe 4 profesorë nga Gjermania, nën drejtimin e koordinatorit Michael Locher, profesorëve Klaus Brendle, Kendra Busche dhe Heiner Lippe. Nga UBT, koordinator do të jetë Lulzim Beqiri, përkrah profesorëve të tjerë si Bekim Çeko, Arber Sadiki, Kujtim Elezi dhe Elvida Pallaska, së bashku me 8 studentë. Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve, duke e theksuar rëndësinë e integrimit të mjedisit natyror me hapësirat publike.

Në një seri ligjëratash dhe aktivitetesh edukative që fokusohen në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë ekspertizën e tyre profesionale në fushën përkatëse.

Duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim kulturor dhe akademik, grupi do të qëndrojë në Kosovë për një javë, ku do të zhvillohen ligjërata dhe aktivitete të tjera edukative që lidhen me integrimin e lumit në hapësira publike kryesisht në Prishtinë.

Profesorët ndërkombëtar në UBT nga Univeristeti i Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë.📷: Manushaqe Ibrahimi.

Ky projekt padyshim iu ofron studentëve mundësinë të paraqesin ide inovative dhe të merren me sfidat reale që përballen qytetet moderne në këtë periudhë, veçanërisht në lidhje me përdorimin e qëndrueshëm të hapësirave publike. Megjithatë, ky organizim është një pjesë kyçe e përpjekjeve të UBT-së për të promovuar studimet mbi planifikimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, studentët dhe profesorët do të udhëtojnë në universitetin Technische Hochschule Lübeck në javën e dytë të dhjetorit të këtij viti, iniciativë kjo që nuk është vetëm një mundësi për shkëmbim akademik, por edhe një shembull i fuqishëm i lidhjeve ndërkombëtare që UBT-ja po krijon për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Studentët në ligjeratën në projektin me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”.📷: Manushaqe Ibrahimi.

Përmes këtij bashkëpuninimi UBT, po shfaq çdo herë e më shumë përkushtimin e saj si një lider i vetëm në edukim dhe inovacion në Kosovë, që është duke kontribuar dhe vazhdon të punojë edhe në avancimin e praktikave të qëndrueshme dhe të planifikimit urbanistik./UBTNews/D.B/

Continue Reading

Të kërkuara