Lajmet

Si ta ndihmoni trurin të përqendrohet?

Kuptoni se cilat ushqime ndikojnë.

Publikuar

Xhinxher, peshk, bajame apo kafeinë? Lexo lajmet rreth ushqimeve dhe shtesave dietike dhe do të besosh se mund të bëjnë gjithçka nga mprehja e fokusit për të rritur kujtesën, përqendrimi i vëmendjes dhe funksionimin e trurit.

Por a funksionojnë me të vërtetë? Nuk ka asnjë tezë që vërteton se ndërsa plakemi, edhe trupi ynë plaket bashkë me ne. Lajm i mirë është se ju mund të përmirësoni shanset për të mbajtur një tru të shëndetshëm nëse shtoni ushqime “të mençura” dhe pije në dietën tuaj.

Hani mëngjes për të ushqyer trurin tuaj

Peshku është vërtet ushqim i trurit

Shtoni një dozë ditore me arra dhe çokollatë

Boronicat janë super ushqyese

Lajmet

Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve në Drenicë

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Ne këtë seancë të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, familjarë të komandantit Kodra, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar me dronë rajonin Smolensk

Publikuar

nga

Dronët ukrainas kanë goditur infrastrukturën e energjisë në rajonin Smolensk të Rusisë më 2 maj, bëri të ditur guvernatori i këtij rajoni, Vasily Ankhin, përmes një postimi në Telegram.

“Sot, rajoni i Smolenskut u godit sërish nga dronët ukrainas. Në qarkun Rosllav, armiku tentoi të dëmtojë një ndërtesë së energjisë. Nuk ka viktima. Ekipet e shpëtimit dhe ata të zbatimit të ligjit janë në vendin e ngjarjes”, shkroi ai, pa dhënë detaje të tjera.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar 12 dronë ukrainas në pesë rajone.

Ukraina, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të Rusisë, të cilat nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kohëve të fundit, Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse, të cilat po shënjestrojnë edhe infrastrukturën e energjisë. Kievi, ndërkaq, kryen vazhdimisht sulme ajrore në rajonet ruse që janë në kufi me territorin ukrainas./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Microsoft do të investojë 1.7 miliard dollarë për AI në Indonezi

Publikuar

nga

Microsoft ka njoftuar rreth planeve për të investuar 1.7 miliard dollarë në shërbimet e inteligjencës artificiale në Indonezi.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella, njoftoi se gjiganti i teknologjisë do të trajnojë 840 mijë njerëz në Indonezi në përdorimin e AI-së dhe do të ofrojë mbështetje për zhvilluesit e teknologjisë në vend.

“Kjo gjeneratë e re e inteligjencës artificiale po riformulon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë kudo, duke përfshirë edhe Indonezinë. Investimet që po i njoftojmë sot – që përfshijnë infrastrukturën dixhitale, aftësitë dhe mbështetjen për zhvilluesit – do ta ndihmojnë Indonezinë të lulëzojë në këtë epokë të re”, tha ai.

Sipas tij, investimi i Microsoftit do të sjellë infrastrukturën më të fundit dhe më të madhe të AI-së në Indonezi./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara