Ekonomi

Si bëhet aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti?

Publikuar

Nga dita e premte, qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Në një konferencë për media, kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, deklaroi se të gjitha përgatitjet teknike janë bërë në këtë drejtim dhe se tërheqja e mjeteve do të bëhet në afat optimal.

Ruzhdi Morina nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës thotë se aplikimi online është shumë i thjeshtë, dhe spjegoi procedurat.

“Duhet të shkruani vetëm numrin personal dhe atë të llogarisë bankare. I lusim të gjithë që t’i rikonfirmojnë këto dy të dhëna për shkak se e lehtësojnë shumë aplikimin. Në momentin e aplikimit numri personal dhe llogaria bankare duhet të jenë të sakta dhe duhet të jenë në emër të aplikuesit. Në rast se këto dy të dhëna janë të sakta, nuk do të ketë asnjë problem për aplikim dhe do të procedohet aplikimi tutje”, thanë nga trusti./UBTNews

Ekonomi

Agron Llugaliu emërohet drejtor i i Doganës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, emërimi i Llugaliut u bë përmes një procesi transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar Bajram Rexhen, ushtrues detyre të drejtorit të Doganës së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Plani i rimëkëmbjes – askund

Publikuar

nga

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ende nuk filluar shpërndarjen e mjeteve nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike për bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili në Kuvendin e Kosovës është miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka ndarë 222 milionë euro për sektorin privat, shëndetësor, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Kuvendi i Kosovës, ndërkaq ka zgjedh qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, më 22 mars 2021.

MFPT: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është duke u shqyrtuar

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) thonë se “kostoja e zbatimit të këtij ligji nuk është vlerësuar nga propozuesi sipas procedurave në fuqi dhe si rrjedhojë edhe është zbatuar vetëm pjesërisht për shkak të kostos së lartë buxhetore të pambuluar me buxhetin e shtetit”.

“Ligji për rimëkëmbje ekonomike është duke u shqyrtuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve duke marrë parasysh edhe rrethanat e reja. Plani për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria Kurti do të publikohet kur të kalohet gjendja emergjente”, thuhet në një përgjigje të kësaj ministrie për Radion Evropa e Lirë.

Por, kur pritet të fillojë shpërndarja e mjeteve të përfshira në ligj, për sektorë të ndryshëm, zyrtarë të kësaj ministrie, deri në momentin e publikimit e këtij teksti, nuk kanë dhënë ndonjë informacion.

Kërkohet rishikimi i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike

Në bazë të ligjit, për sektorin privat parashihet subvencionim i tri pagave për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës, subvencionim të eksportit për prodhuesit vendorë, stoqeve të qumështit, gastronomisë, mbështetje për ndërmarrësi dhe mjete për Fondin Kosovarë për Garanci të Kredive.

Bajrami: Ministria e Financave mund ta vazhdojë shpërndarjen

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron se ministri aktual, Hekuran Murati ka mundësi të vazhdojë shpërndarjen e fondeve për sektorë të caktuar. Ajo tregon se gjatë kohës sa ka qenë në ministri, është formuar një grup në nivel institucional, që ka qenë duke përgatitur kriteret për kompensimin e pagave për punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike thuhet se nga ana e buxhetit të Republikës se Kosovës paguhen pagat për punonjësit e sektorit privat për periudhën tetor-dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19, janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtë se tre muaj. Shuma e pagesës për këta punëtorë është 300 euro për një muaj.

Ekonomia mbijetoi për të mos shkuar në kolaps

“Ky grup ka qenë duke punuar dhe kanë qenë mjetet e ndara. Mjete të ndara ka pasur për sektorë të ndryshëm. Janë pesë milionë euro të ndara që të lëshohen nën ombrellën e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Pjesa dërmuese është e buxhetuar dhe i ka mjetet e ndara. Unë besoj se në këtë periudhë ka mjete në buxhetin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë disa qytetarëve dhe bizneseve”, tha Bajrami.

Ministria e Financave, në kohën që është udhëhequr nga Hykmete Bajrami ka ndarë rreth 100 milionë euro nga ky ligj, por vetëm rreth 30 milionë euro janë shpenzuar për sektorin privat, kurse pjesa tjetër për sistemin e shëndetësisë, skema sociale, arsim dhe kulturë.

Sogojeva: Qeveria po neglizhon zbatimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Një nga sektorët që vlerësohet se është dëmtuar më së shumti nga masat e qeverisë për parandalimin e koronavirusit, është sektori i gastronomisë. Për këtë sektor janë ndarë tre milionë euro, por të cilat ende nuk janë shpërndarë.

Edhe pse kjo vlerë është e pamjaftueshme karshi humbjeve të shkaktuara nga pandemia, Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, tha qeveria po neglizhon zbatimin e ligjit. 

Sipas një llogarie të kësaj ode, nga tre milionë euro, të ndara për këtë sektor, mund të përfitojnë nga 20 deri në 170 euro, pasi sipas tij, në Kosovë operojnë rreth 20 mijë biznese të tilla. Madje, Sogojeva thotë se në këtë sektor ka biznese që 500 ditë fare nuk kanë punuar, siç janë hotelet dhe sallat e dasmave.

“Kjo është një neglizhencë dhe nuk po shohim ndonjë risi as te kjo qeveri. Kjo qeveri duhet të gjejë një zgjidhje ose duhet të hyjë në kredi, që të rrisë vlerën e mjeteve ose të shpërndajë ato mjete për ato biznese që nuk kanë punuar fare. Është mëkat, mbi 500 ditë mos të punohet fare”, tha ai.

Qeveria e re, masat e reja

Përveç mjeteve të ndara në kuadër të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, sektori i gastronomisë po kërkon nga qeveria ndihmë financiare për masat e fundit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, që kanë qenë në fuqi deri më 18 prill.

Në bazë të këtyre masave nga data 7 deri më 18 prill, qeveria kishte pezulluar aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve ‘merr me vete’ dhe atyre me porosi.

Sidoqoftë, deri më tani nga Ligji për rimëkëmbje ekonomike, për sektorin privat janë ndarë 30 milionë euro. Nga kjo vlerë, gjashtë milionë e gjysmë janë ndarë për të vetëpunësuarit, një milion për gratë në ekonomi dhe një milion e gjysmë për mbulimin e tarifës së garantuar për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, 13 milionë euro për sektorin e bujqësisë dhe tetë milionë për subvencionim të tarifës për Burime të Ripërtërishme të Energjisë.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Rreth 70% rënie të vizitorëve gjatë pandemisë

Publikuar

nga

Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë publikuar hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në sektorin e turizmit. Këtu u tha se gjatë vitit 2020, në Kosovë ka pasur rënie të vizitorëve rreth 70%, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se Kosova ka kushte natyrore dhe kulturore për zhvillimin e turizmit.

Ajo tha se do të krijohen politika zhvillimore për zhvillimin e turizmit, derisa ka thënë se në  vitin 2020 turizmi ka pasur rënie të vizitorëve ndërkombëtarë prej 70%.

“Unë sot marr pjesë në këtë prezantim në ndikimin e sektorit të turizmit. Ky hulumtim është kryer në koordinim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Industria e Turizmit është e rëndësishme sepse radhitet në grupin e industrive më të zhvilluara në botë. Ka ndikim të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi përparësi nga aspekti kulturor dhe natyror, dhe jemi vendi i pasur si turizmi malor, me vlera artizanale, duhet të sjellim oferta sa më të mira dhe jemi të përkushtuar që të zhvillojmë politika për zhvillimin e turizmit. Me përballjen e pandemisë sektori i turizmit kemi pësuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë rreth 70%”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti, falënderoi ministren Hajdari për pjesëmarrjen në këtë event. Më pas ia tha se asnjë Qeveri deri më tani nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit.

“Faleminderit që më në fund edhe turizmi të jetë një nga prioritetet e qeverisë duke marr parasysh që asnjë Qeveri nuk e ka pasur parasysh dhe do të jemi krahu i djathtë i institucioneve”, u shpreh ai.

Lumturije Geci, u.d e departamentit të Turizmit ka treguar se cilët sektor kanë marr pjesë në hulumtim.

Ndërsa sa i përket zvogëlimin të stafit ajo tha se sektori i guidave ka qenë me i rrezikuari ku 61% prej tyre kanë deklaruar së mund të humbin vendin e punës.

“Dëri me tani nuk ka ekzistuar ndonjë hulumtim vetëm për sektorin e turizmit.Në hulumtim kanë qenë të përfshirë sektori i gastronomisë, agjencive, akomodimit, transportit dhe guidave. Stafi për t’u largua prej punës ka që një prej sfidave. Sektori i guidave ka qenë më i rrezikuara dhe 61% kanë deklaruar se parashohin largimin prej vendit të punës. Bizneset kishin arritur të hyra të mëdha në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 shumica e tyre nuk kanë mundur të realizojnë të hyra më shumë se 50 mijë euro”, tha Geci.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

COVID-19 preku edhe turizmin

Publikuar

nga

Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar sot hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e turizmit në vendin tonë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se pandemia ka shkaktuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe rënie të theksuar të të hyrave nga ky sektor.

“Sektori i turizmit është ndikuar rëndë nga pandemia, ka rënë numri i vizitorëve ndërkombëtarë 70 për qind, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind”, tha ajo.

Ky sektor, sipas ministres Hajdari, është i një rëndësie të veçantë për zhvillim ekonomik dhe se Qeveria Kurti 2 do ta ketë prioritet zhvillimin e turizmit.

Drejtori i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti duke theksuar se është hulumtimi i parë i këtij lloji, tha se ky hulumtim do të ndikojë edhe tek institucionet që ta mbështesin turizmin, pasi sipas tij, është shtyllë kryesore e ekonomisë dhe rritjes së punësimit.

Sektori i guidave është sektori më i prekur me 82.71 për qind në pandemi, pasuar nga sektori i akomodimit me 74.84 për qind, sektori i transportit ajror dhe rrugor me 71.26 për qind. Sektori i agjencive turistike, po ashtu ka shënuar rënie me 66 për qind dhe gastronomia 55.53 për qind.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara