Lajmet

Shkon në 42 numri i të vdekurve dhe në 20 i të zhdukurve nga rrëshqitjet e dheut në Indi

Puna e kërkim-shpëtimit është duke vazhduar për disa ditë me radhë.

Publikuar

Ka shkuar në 42 numri i të vdekurve dhe në 20 i të zhdukurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Manipur të Indisë, të cilat filluan të mërkurën.

Puna e kërkim-shpëtimit është duke vazhduar për disa ditë me radhë. Viktimat janë kryesisht punëtorë dhe anëtarë të një force vullnetare të ushtrisë Indiane.

Shirat e musonit kanë shkaktuar përmbytje të rënda në shtetet verilindore të Indisë, veçanërisht në Assam, Manipur, Meghalaya dhe Tripura.

18 persona u nxorën të gjallë nga vendi i incidentit gjatë fundjavës. Por zyrtarët e pranishëm në vend i thanë Salman Ravi të BBC Hindi se vetëm një “mrekulli” mund të shpëtojë më shumë jetë.

Ata thanë se sasia e mbeturinave në vend dhe lagështia e tokës e vështirësuan përdorimin e makinerive të rënda në zonë për kërkimin e viktimave.

Lajmet

​Sllovakia kundër strehimit të rusëve që i largohen mobilizimit

“Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Publikuar

nga

Fqinja e Ukrainës, Sllovakia, ka hedhur poshtë propozimin për të strehuar të gjithë qytetarët rusë që largohen nga vendi për shkak të urdhrit të mobilizimit. “Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Sllovakia në parim lëshon viza për arsye humanitare, por nuk ka një rregull të qartë sipas të cilit kundërshtimi i urdhrave të mobilizimit mund të jetë një arsye e mjaftueshme. Zëdhënësi tha se arsyeja pse disa qytetarë rusë mendojnë se Sllovakia po vonon qëllimisht lëshimin e vizave, jo vetëm për arsye humanitare, por gjithashtu, për qëllime studimi, ishte kryesisht për faktin se Rusia kishte reduktuar stafin e përfaqësive sllovake në Moskë dhe Shën Petërburg në një vendim të pabazuar.

Sipas tij, po aludohet një mosmarrëveshje diplomatike midis Sllovakisë dhe Rusisë. Në fund të marsit, Sllovakia dëboi 35 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh, ndaj të cilit Moska reagoi reciprokisht. Presidenti çek, Milos Zeman është distancuar nga qëndrimi i qeverisë çeke.

“Një person që largohet nga Rusia nuk është një rrezik sigurie për ne”, tha Zeman në një intervistë televizive. Ai tha se rusët që nuk duan të luftojnë në luftën e Ukrainës duhet të pranohen në të njëjtën mënyrë si refugjatët nga Ukraina.“Ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan të përmbushin detyrimet ndaj shtetit të tyre, nuk i përmbushin kushtet për dhënien e vizës humanitare”, tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky./atsh/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sulm me armë zjarri në një shkollë ruse, autori vret veten pasi vrau gjashtë persona

Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Publikuar

nga

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, thonë zyrtarët rusë.

Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën numër 88, me gati 1000 nxënës dhe 80 mësues.

Autori i armatosur thuhet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është i paqartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Masakra e Abrisë më çnjerëzorja që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës

Kurti tha se 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës së Abrisë, ka thënë se ajo është më çnjerëzorja dhe më e tmerrshmja që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

I pari i ekzekutivit ka kujtuar se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Ai ka shtuar se 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre. 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MPJD gjobitet për mostransparencë me 13 mijë euro

Kjo pasi e njëjta s’ka qenë transparente sa i përket njoftimit për shpenzimin e parasë publike.

Publikuar

nga

Institucionet publike, janë të obliguara që t’i lejojnë palët e interesuara në Kosovë, të kenë qasje në dokumentet zyrtare. Për t’u afirmuar kjo e drejtë kushtetuese, Agjencia për Informim dhe Privatësi, nga data 26 shtator deri më 30 shtator do e shënojë Javën e Informimit, me moton “Tash edhe më lehtë”.

Komisionerja e kësaj Agjencie, Krenare Sogojeva-Dermaku, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se këtë të hënë do kenë konferencë me Kryetarët e Komunave, të martën me Gjyqtarët dhe Prokurorët, të mërkurën me gazetarë dhe shoqëri civile, ndërsa të enjten me Sekretar të Ministrive dhe të premten me Kryetarët e Bordeve dhe Kryeshefat e Ndërmarrjeve Publike.

Sogojeva-Dermaku, në Sytë 7, tregoi se si agjenci janë të angazhuar që të rrisin transparencën e Institucioneve në Kosovë. E njëjta, madje bëri me dije se parashtrojnë edhe gjoba, kur institucionet nuk janë transparentë sa i përket kërkesave të qytetarëve, gazetarëve apo palëve të tjera.

Udhëheqësja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, tha se kanë vendosur gjobë prej 13 mijë euro ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi e njëjta s’ka qenë transparente sa i përket njoftimit për shpenzimin e parasë publike./klankosova.tv

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara