Lajmet

SHBA qetëson qytetarët: S`ka krizë, sistemi ynë bankar i sigurt

Dështimi i dy bankave njëra pas tjetrës shënoi goditjen më të madhe të këtij sektori që prej krizës financiare të 2008-tës.

Publikuar

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen u përpoq të qetësonte qytetarët amerikanë me pohimet se pavarësisht panikut që përfshiu tregjet pas kolapsit të bankës Sillicon Valley dhe asaj Signature, situata është në kontroll dhe sistemi bankar i SHBA-së mbetet i sigurt.

“Veprimet e kësaj jave demonstrojnë qartë angazhimin tonë të plotë për t’u siguruar që sistemi ynë financiar të mbetet i fortë, dhe që depozitat të mbeten të sigurta. Mund t’i siguroj anëtaret e komisionit se sistemi ynë banker është i shëndetshëm e solid”, shprehet sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Dështimi i dy bankave njëra pas tjetrës shënoi goditjen më të madhe të këtij sektori që prej krizës financiare të 2008-tës, e i detyroi autoritetet amerikane të ndërhynin me shpejtësi për mbrojtjen e depozitave.

Mes frikës së një efekti domino, Rezerva Federale njoftoi gjithashtu se do t’u vendoste bankave në dispozicion fonde shtesë me qëllimin t’i ndihmojë të përballoj nevojat e klientëve, përfshirjen dhe tërheqjen e parave. Yellen u bë zyrtarja e parë e administratës së presidentit Joe Biden që përballet me ligjvënësit lidhur me vendimin për të mbrojtur paratë e pasiguruara në dy bankat e falimentuara rajonale, lëvizje kjo që është kritikuar nga disa vëzhgues./TopChannel

Lajmet

Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiq bënë hap të guximshëm në Ohër

Nga ambasada thonë se Kurti dhe Vuçiq kanë bërë hapa të guximshëm dhe të rëndësishëm.

Publikuar

nga

Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë bërë hapa të guximshëm dhe të rëndësishëm duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë.

“Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në njoftim.

“Ambasadorët e Britanisë së Madhe në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër: Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm përpara duke rënë dakord për një plan për zbatimin këtë fundjavë. Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, njoftojnë Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike të hënën ku ka ndarë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike.

Mjetet janë ndarë për masën e zbatimit 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti takoi ambasadorët e akredituar: Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në KiE

Ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve që u zhvilluan të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Publikuar

nga

Me ftesë të tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

“Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë.

“Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur. Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: 104 miliardë dollarë dëme nga tërmeti shkatërrues në Turqi

Erdogan deklaroi kështu në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

Publikuar

nga

104 miliardë dollarë, pra 97 miliardë euro, janë dëmet e shkaktuara në Turqi nga tërmeti katastrofik që shkaktoi vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Pavarësisht situatës së tij ekonomike, është e pamundur për çdo vend të luftojë vetëm një fatkeqësi të kësaj shkalle”, tha presidenti turk, duke folur në Konferencën e Donatorëve Turqi – Siri.

“Ne nuk do ta harrojmë kurrë solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira nga të gjithë miqtë tanë, BE së bashku me instrumentet termike, shtetet anëtare, vendet kandidate, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, tha ai.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se ka ende shumë për të bërë.

“Kontributet do të na ndihmojnë në përpjekjet tona për tu shëruar nga tërmetet dhe për të fshirë gjurmët e fatkeqësisë. Kjo sepse lufta jonë e vërtetë fillon tani”, tha ai.

Sipas presidentit turk, synimi është ndërtimi i strukturave të sigurta me cilësi të lartë për të plotësuar nevojat e banimit brenda zonës sizmike.

Shefja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se krahu ekzekutiv i BE-së do të japë 1 miliard euro për të ndihmuar në rindërtimin e Turqisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara