Kulturë

Rikthimi i Hollywood-it: Si po kthehet industria e filmit pas zjarrit?

Published

on

Ndërkohë që zjarret masive po përfshijnë kodrat e Hollywoodit dhe vijën bregdetare, shtëpinë e yjeve të kinemasë, industria e madhe e filmit në Los Anxhelos ka përjetuar një goditje të rëndë. Më shumë se 12,000 ndërtesa, përfshirë edhe shtëpitë e shumë personazheve të njohur si Sir Anthony Hopkins, Adam Brody, Paris Hilton, Jeff Bridges dhe Billy Crystal, janë shkatërruar nga flakët. Por përtej yjeve të famshëm, gjithashtu janë prekur edhe redaktorët, producentët, aktorët dytësorë dhe të gjithë ata që mbajnë produkte në lëvizje, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Zjarret, që kanë djegur rreth 40,000 akra dhe deri tani kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, kanë kërcënuar studiot e prodhimit në Los Anxhelos, por, sipas Hollywood Reporter, ato kanë dalë të paprekura, përkundër afërsisë me flakët.

Megjithatë, edhe pse zjarret shkaktuan një ndalim të përkohshëm të produksioneve, disa shfaqje të njohura, si Grey’s Anatomy, 911, dhe Doctor Odyssey, që ishin pezulluar për një kohë të shkurtër, kanë vazhduar të xhirojnë në studio të brendshme. Pavarësisht shkatërrimit, prodhuesit e filmit kanë gjetur forcën për të rinisur punën e tyre, duke treguar një qëndresë të jashtëzakonshme.

Një tjetër program i famshëm, Jimmy Kimmel Live!, është rikthyer në transmetim këtë javë, përkundër evakuimeve të bëra për shkak të zjarreve që po përhapen në Kanionin Runyon të Los Anxhelosit. Gjatë monologut të tij, Kimmel përshkroi shkallën e katastrofës dhe ndikimin që kishte pasur ajo në industrinë e argëtimit.

Siç e dini, ka qenë një javë shumë e frikshme, shumë stresuese, shumë e çuditshme këtu në LA—ku punojmë, ku jetojmë, ku fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Disa nga bashkëpunëtorët tanë humbën shtëpitë e tyre. Ka qenë e tmerrshme. Çdokush që jeton në këtë qytet njeh dikë—shumë prej nesh, disa njerëz—familje, miq, kolegë, fqinjë, të cilët shtëpitë e tyre janë shkrumbuar”, tha Kimmel.

Ndërkohë, Festivali i Filmit Sundance, që mbahet në Utah por është ngushtë i lidhur me industrinë e filmit në Los Anxhelos, do të zhvillohet sipas planit më 23 janar. Ky lajm vjen pavarësisht faktit që Michelle Satter, një ekzekutiv filmash që ka qenë pjesë e festivalit që nga krijimi i tij, gjithashtu ka humbur shtëpinë e saj nga zjarret. “Zemra jonë është me të gjithë ata që po përjetojnë humbje gjatë kësaj periudhe shkatërruese për qytetin tonë”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale.

Në përgjigje të katastrofës, dhuratat kanë filluar të vijnë nga çdo cep i industrisë së argëtimit. Shfaqja Jimmy Kimmel Live! ka kthyer parkingun e saj në një pikë mbledhjeje për dhurata, ndërsa studio të mëdha të Hollywoodit, si Disney, Warner Bros. dhe Netflix, kanë angazhuar dhjetëra miliona dollarë për të mbështetur viktimat e fatkeqësisë. Netflix, në veçanti, ka premtuar 10 milionë dollarë (€9.7 milionë) për ndihmën e menjëhershme, duke njohur se shumë nga punonjësit dhe partnerët e saj krijues kanë pësuar pasoja direkte nga ky katastrofë.

Përveç kësaj, shumë yje të famshëm, përfshirë Beyoncé, kanë ofruar ndihma financiare. Beyoncé, përmes fondacionit të saj BeyGOOD, ka premtuar 2.5 milionë dollarë për të ndihmuar familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret. Gjithashtu, janë planifikuar koncerte bamirësie, përfshirë FireAid, që do të zhvillohet në Intuit Dome të Los Anxhelosit, një stadium me kapacitet 18,000 veta, ku do të ketë një listë të tërë artistësh të njohur.

Pavarësisht humbjeve dhe shkatërrimeve të mëdha, shfaqja e Hollywood-it vazhdon, duke u mbështetur në forcën e bashkimit dhe qëndrueshmërisë për t’u rikuperuar, ndihmuar dhe ngritur nga hiri. Pavarësisht se zjarret ndaluan përkohësisht industrinë, ato gjithashtu ndezën një ndjenjë solidariteti dhe qëndrueshmërie, duke bashkuar individë dhe organizata nga e gjithë bota e filmit për të mbështetur ata që preken nga ky katastrofë shkatërruese./UBTNews/

Magazinë

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin

Published

on

Gjatë një interviste në podcast-in “New Heights” me vëllezërit Travis dhe Jason Kelce, Brad Pitt ndau mendimet e tij për ndryshimin e brezave në botën e aktrimit.

61-vjeçari, që luan në filmin e ri “F1”, tha se aktorët e rinj sot janë më të lirshëm dhe e shijojnë më shumë procesin.

“Ne dikur ishim më të ngurtë. Sot, të rinjtë hyjnë në shumë fusha artistike dhe e marrin si kënaqësi dhe unë e admiroj këtë,” – u shpreh ai.

Me të njëjtin humor që e karakterizon, Pitt tha se për rolin e pilotit veteran kishte bërë “ushtrime” me shumë shaka për moshën, duke e kthyer edhe plakjen në lojë aktrimi.

 

Continue Reading

Magazinë

Misteri mbi veshjen e humbur të dasmës së Lauren Sanchez, zhduket një nga 27 fustanet

Published

on

Lauren Sánchez paketoi 27 fustane për dasmën e saj me themeluesin miliarder të Amazon, Jeff Bezos, në Venecia, por u largua me vetëm 26 pasi njëri u zhduk. Çifti, i cili tani po kalon muajin e mjaltit në Taormina, u martua gjatë një feste tre-ditore plot yje në qytetin e lagunës.

Ata u larguan nga Venecia të dielën, por misteri mbi fustanin e humbur ka ngjallur debat në Venecia, me Corriere della Sera që pretendon se është vjedhur, ndoshta nga dikush që i ka shpëtuar sigurisë dhe ka hyrë me forcë në një festë në ishullin e vogël të San Giorgio-s, ku çifti shkëmbeu unazat.

Gazeta tha se numri i vizitorëve që kishin hyrë në këtë event ishte i tillë sa oficerë nga njësia lokale e skuadrës antiterrorizëm të Italisë.

Gazeta pretendoi se një fustan i vjetër i dizenjuar nga Dolce & Gabbana, i veshur ose nga nusja ose nga e ftuara e dasmës Ivanka Trump, u gris dhe u përfshi nga flakët gjatë një feste tjetër. Burime të njohura me situatën konfirmuan se një fustan ishte zhdukur, por mohuan se ishte vjedhur. Nuk është e qartë se ku dhe kur është zhdukur fustani. Çifti akomodoi në hotelin shtatë yjesh Aman, ku thuhet se veshjet e nuses u mbajtën nën mbikëqyrje të ngushtë.

Burimet theksuan se nuk ishte bërë asnjë ankesë ligjore në polici për fustanin e humbur, me pritjen që veshja përfundimisht do të “shfaqej”. Ata gjithashtu mohuan raportin se një fustan u përfshi nga flakë dhe se në festime ishin infiltruar persona që kishin hyrë në portë.

Continue Reading

Magazinë

Ava Max njofton shtyrjen e turneut: Vendimi më i vështirë që kam marr ndonjëherë

Published

on

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Ava Max, ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj në Instagram, duke bërë të ditur se është detyruar të shtyjë turneun e saj muzikor.

Në një mesazh emocional të publikuar në Story, artistja e hitit “Sweet but Psycho” u shpreh se ky ka qenë një nga vendimet më të vështira të karrierës së saj.

“Shtyrja e turneut është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, gjithçka duhet të jetë në një standard me të cilin ndihem e kënaqur, dhe për momentin, nuk është ende aty ku dua”, ka shkruar Ava.

Duke treguar dashurinë për publikun dhe pasionin për skenën, ajo shtoi: “Të jem në skenë është gjëja ime e preferuar në botë. Për të sjellë një show që e meritoni të gjithë, më duhet pak më shumë kohë. Ju premtoj që do ia vlejë pritja”.

Ajo e mbylli mesazhin me një premtim për fansat: “Ju dua të gjithëve dhe mezi pres t’ju shoh. Së shpejti, ju premtoj!”

Reagimet e fansave kanë qenë mbështetëse dhe plot mirëkuptim, ndërsa shumë prej tyre kanë theksuar se presin me padurim të shohin një performancë të denjë për nivelin e saj artistik.

Continue Reading

Lifestyle

Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.

Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara