Lajmet

Fundjavë e nxehtë, qëndroni të hidratuar

Published

on

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i kthjellë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se temperaturat do të jenë 22 deri në 33 gradë celsius.

Edhe dita e diel do të jetë një mot pothuajse njësoj, me temperatura minimale 24 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius. /UBT News/

Lajmet

Tre të vrarë, mes tyre një grua shtatzënë, pas sulmit me armë në Spanjë

Published

on

Tre persona, përfshirë një grua shtatzënë, janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.

Sipas autoriteteve, autori dyshohet se mbërriti me motor në një banesë në lagjen Rocío dhe hapi zjarr ndaj familjarëve, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në mesin e viktimave janë gruaja shtatzënë, njëri prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Personi i katërt është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të jetë i lidhur me një konflikt të mëhershëm mes dy familjeve dhe po hetohet si akt i mundshëm hakmarrjeje.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin, i cili vazhdon të jetë në arrati./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person

Published

on

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.

Në aksident lëndimet trupore ka marrë një person i cili po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet. /Tch/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rodri mbërrin në Barcelonë: Transferimi prej 76 milionë eurosh drejt finalizimit

Published

on

By

Mesfushori spanjoll Rodri është shumë pranë përmbylljes së një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar. Fituesi i “Topit të Artë” ka marrë lejen zyrtare nga Manchester City për të udhëtuar drejt Katalunjës, ku do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin e Barcelonës.

Sipas detajeve të bëra të ditura nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubeve është arritur për një shifër bazë prej 60 milionë eurosh fikse. Paketës financiare i shtohen edhe 6 milionë euro në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera që lidhen me performancat individuale dhe trofetë e mundshëm. Rodri pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rikthimi i spanjollit në La Liga përfaqëson një goditje të fuqishme strategjike nga drejtuesit e Barcelonës. Pas viteve të suksesshme në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, me këtë transferim klubi katalanas synon të gjejë liderin e ri të mesfushës, i cili do t’i sjellë skuadrës përvojën, kontrollin e lojës dhe cilësinë e nevojshme për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku refuzon ftesën e Haxhiut, PDK dhe Aleanca gjithashtu nuk marrin pjesë në takim

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takimin e liderëve të partive politike.

Siç raporton KOHA, nga LDK-ja kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takim, pasi Haxhiun e konsiderojnë vetëm deputete të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, LDK-ja është shprehur e gatshme të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për të diskutuar zhbllokimin e situatës politike.

Ftesën e Haxhiut e kanë refuzuar edhe PDK-ja dhe Aleanca. Nga PDK-ja kanë deklaruar se çështja e zgjedhjes së presidentit mund të trajtohet vetëm pasi të funksionalizohet Kuvendi.

Edhe Aleanca ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke kërkuar fillimisht konstituimin e Kuvendit. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se partitë opozitare nuk duhet të fajësohen për refuzimin e takimit.

Haxhiu kishte ftuar liderët e partive ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën në orën 09:00, për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, përfshirë zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka deklaruar se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për presidentin dhe më pas do të ftohen deputetët për vazhdimin e seancës së konstituimit të Kuvendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara