Sport

Rikthimi i Casemiros në Turqi? Galatasaray në kërkim të një mesfushori të ri

Published

on

Galatasaray është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester United, Casemiro, sipas një burimi që ka folur për ESPN. Klubi turk, i cili është në kërkim për një mesfushor të ri, ka përfshirë brazilianin në listën e tyre të mundshme të transferimeve.

Dera e transferimeve në Turqi mbetet e hapur deri më 13 Shtator, duke i dhënë Galatasaray 10 ditë të tjera për të përfunduar biznesin e verës.

Të ardhmen e Casemiro në Manchester United e ka vënë në dyshim një performancë e dobët në humbjen 3-0 ndaj Liverpoolit të dielën. 32-vjeçari u zëvendësua në gjysmën e parë pas gabimeve që çuan në dy golat e parë të Liverpoolit, të shënuar nga Luis Díaz. Pozita e tij si titullar në ekipin e Erik ten Hag është gjithashtu nën kërcënim pas ardhjes së Manuel Ugarte, i cili u transferua nga Paris Saint-Germain për 50 milionë funte në ditën e fundit të merkatos, por nuk mundi të luante ndaj Liverpoolit për shkak të vonesave në regjistrim.

Ardhja e Ugarte dhe mundësia e debutimit të tij ndaj Southampton më 14 Shtator mund të ndikojnë më tej në rolin e Casemiros në klub. Casemiro, i cili ka dy vjet të mbetur në kontratë pas transferimit të tij prej 60 milionë funte nga Real Madrid në vitin 2022, është një nga lojtarët më të paguar të klubit, duke fituar më shumë se 300,000 funte në javë. Kërkesat e tij për pagë mund të paraqesin një sfidë për Galatasaray, duke e bërë një transferim me huazim të varur nga gatishmëria e Manchester United për të mbuluar një pjesë të pagës së tij.

Galatasaray, që fitoi kampionatin turk sezonin e kaluar, kanë bërë bujë me një marrëveshje të befasisë për huazimin e sulmuesit Victor Osimhen nga Napoli. United janë duke punuar për të ulur faturën e pagave, duke përfshirë më parë emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, David de Gea, Anthony Martial, Raphaël Varane dhe Jadon Sancho.

Edhe pse United kanë qenë të hapur për oferta për Casemiro gjatë gjithë verës, interesimi nga Liga Profesionale Saudite nuk u materializua. Megjithëse Casemiro është aktualisht në pushime, pritet të kthehet në Carrington javën e ardhshme në përgatitje për ndeshjen ndaj Southampton./UBTNews/

Sport

Jurgen Klopp me mesazh pikëllues për humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota

Published

on

Jurgen Klopp e ka marrë me pikëllim të thellë humbjen e ish-lojtarit të tij, Diogo Jota.

Dyshja kishte punuar së bashku në Liverpool dhe sukseset nuk iu kishin munguar. E ditën e sotme, njëjtë si krejt të tjerët, edhe trajneri gjerman u informua për vdekjen e futbollistit portugez, së bashku me vëllain e tij, në një aksident të tmerrshëm që e pësuan në Spanjë.

“Jam me zemër të thyer për ndarjen nga jeta të Diogo Jota dhe vëllait të tij André. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por ai ishte gjithashtu një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm!”.

“Do të na mungosh shumë! Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqinë time për bashkëshorten, fëmijët, familjen, miqtë dhe këdo që i donte”.

“U prehsh në paqe, Diogo”.

Continue Reading

Sport

​Klopp i jep lamtumirëm Diogo Jotas: Ishte një mik i shkëlqyer

Published

on

By

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares portugeze, humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Andre Jota, në një aksident tragjik automobilistik në provincën spanjolle të Zamorës. Ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të së hënës ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët, por edhe bashkëlojtarët, tifozët dhe figura të njohura të futbollit ndërkombëtar.

Mes shumë mesazheve prekëse që kanë mbërritur nga bota e sportit, bie në sy edhe ai i ish-trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili nuk i fshehu dot emocionet e forta në një reagim prekës. Klopp ishte personi i cili kërkoi që Jota t’i bashkohej Liverpool në vitin 2020, ku ai ishte vetëm 23-vjeç.

Ky është një moment ku unë kam vështirësi! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk mund ta shoh! Jam i trishtuar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, Andres. Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur e i kujdesshëm. Do të na mungosh shumë,”- shkroi Klopp në një postim emocional në Instagram.

Në fund të mesazhit, tekniku gjerman përcolli ngushëllimet më të thella për familjen e ish-sulmuesit të Liverpool-it:

“Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i deshën! Pusho në paqe – Me dashuri, J.”

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre, humbën jetën pasi automjeti tip Lamborghini me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një objekt, për të shpërthyer më pas në flakë.

Continue Reading

Sport

Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

Published

on

La Liga e ka publikuar orarin e ri për sezonin e ri.

Një nga derbit kryesor në botën e futbollit, është “El Clasico”, e cila zgjon interesim tepër të madh te futbolldashësit.

Tashmë dihen edhe datat se kur do të përballen mes vete Real Madrid dhe Barcelona.

Loja e parë në edicionin 2025/2026 do të luhet më 25 ose 26 tetor 2025 në “Santiago Bernabeu” si dhe ndeshja kthyese në “Camp Nou” do të zhvillohet më 9 ose 10 maj 2026.

 

Continue Reading

Sport

Vjen reagimi i Liverpoolit pas vdekjes se Jotas

Published

on

By

Klubi anglez Liverpool, ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me vdekjen e futbollistit të tyre, Diogo Jota ne një aksident trafiku, përcjellë KosovaPress.

Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre. Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, thhet në komunikatën e Liverpoolit.

Continue Reading

Të kërkuara