Aktualitet

Qytetarët e Podujevës nuk do të kenë ujë për disa orë

Publikuar

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU” Prishtina ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 11:30-14:30.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ” te pishat”.

“Të nderuar konsumatorë të qytetit të Podujevës, ju njoftojmë se do të keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sot nga ora 11:30-14:30. Arsyeja e ndërprerjes së ujit janë disa punime teknike në Inspektim dhe ndërhyrje teknike në rezervuarin e qytetit ‘te pishat’”.

Aktualitet

​Falimenton kompania e sigurimeve “Kosova e Re”

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se sot bordi ekzekutiv i BQK-së ka marrë vendim t’ia marrë licencën kësaj kompanie.

Publikuar

nga

Banka Qendrore e Kosovës shpalli likuidimin e kompanisë së njohur të sigurimeve “Kosova e Re”. Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka thënë se sot bordi ekzekutiv i BQK-së ka marrë vendim t’ia marrë licencën kësaj kompanie të sigurimeve pasi nuk i është përgjigjur kërkesave ligjore në fuqi.

Mehmeti ka treguar edhe për qytetarët të cilën kanë pasur marrëveshje me këtë kompani për sigurime.

“Me qëllim të parandalimit të rreziku të polic-mbajtësve dhe kreditorëve, bordi ekzekutiv i BQK ka marrë vendim për revokimin e licencës së Kosova e re, BQK njofton fton polic-mbajtësit e sigurimeve se sigurimet e tyre mbeten të vlefshme”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti bëri me të ditur se vendimi lë pa punë 80 punëtorë dhe 60 agjenrë të sigurimeve. Derisa edhe në vitin 2019 kishte falimentuar një kompani e sigurimeve, “Insig”.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Algjeria mbyll hapësirën ajrore për avionët marokenë

Autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar mbi vendimin e Algjerisë.

Publikuar

nga

Vendimi u mor pas një takimi të Këshillit të Lartë të Sigurisë të Algjerisë të kryesuar nga presidenti Abdelmadjid Tebboune.

Autoritetet algjeriane njoftuan mbylljen e hapësirës ajrore për të gjithë avionët marokenë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këshilli vendosi të mbyllë menjëherë hapësirën ajrore algjeriane për të gjithë avionët civilë dhe ushtarakë marokenë dhe të gjithë avionët që mbajnë licencë të regjistruar në Marok që nga e mërkura”, thuhet në deklaratën e këshillit.

Këshilli tha gjithashtu se masa u mor pas “provokimeve të vazhdueshme dhe praktikave armiqësore nga pala marokene”.

Autoritetet marokene ende nuk kanë komentuar mbi vendimin e Algjerisë.

Kjo masë erdhi pasi Algjeria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me fqinjin e saj Marokun më 24 gusht, duke e akuzuar Rabatin se kishte “prirje armiqësore”.

Lidhjet Algjeri-Marok kanë qenë të tensionuara për dekada të tëra për shkak të kontestit mbi rajonin e Saharasë midis Rabatit dhe Frontit Polisario të mbështetur nga Algjeria.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Besnik Pula emërohet këshilltar për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Besnik Pulën, këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, Besnik Pula është profesor i asociuar në departamentin e shkencave politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

“Studimet e doktoratës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetoën, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, Neë York University dhe Universitetin e Binghamtonit. Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX)”, thuhet në njofitm. 

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Orban: Ballkani mund të bëhet motori ekonomik i BE-së

Orban: Vendet e Ballkanit nuk duhet të bëhen zona fërkimesh, por ato duhet të integrohen në Bashkimin Evropian.

Publikuar

nga

 Për kryeministrin hungarez Viktor Orban, rajoni i Ballkanit mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për rifillimin e Bashkimit Evropian, nga ku mund të bëhet një motor i mirëfilltë ekonomik.

”Së bashku me vendet e Grupit të Vishegradit, Ballkani është i aftë të formojë një rajon ekonomikisht shumë të rëndësishëm në Evropë. Për këtë është i rëndësishëm përshpejtimi i rrugës së integrimit evropian i këtyre vendeve të rajonit”, theksoi Orban.

“Vendet e Ballkanit nuk duhet të bëhen zona fërkimesh, por ato duhet të integrohen në Bashkimin Evropian”, theksoi Orban në një konferencë të kryetarëve të Parlamenteve të Grupit të Vishegradit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara