Lajmet

Pesë të vdekur dhe 678 raste të reja në Shqipëri

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur pesë pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkaq janë regjisruar 678 raste të reja dhe 457 të shëruar.

Aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Lajmet

Dozat e para të vaksinës antiCOVID pritet të arrijnë në Kosovë deri në maj

Publikuar

nga

Ndonëse u tha se dozat e para të vaksinës antiCOVID do të mbërrijnë në Kosovë në muajin shkurt, COVAX ka ndryshuar datat.

Sipas një njoftimi të fundit nga COVAX, dozat e para të vaksinës mund të vijnë deri në muajin maj.

Ndërkohë që janë planifikuar 100 mijë e 800 vaksina antiCOVID për Kosovën./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe 270 pacientë u shëruan

Publikuar

nga

Edhe 270 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 60 mijë e 333.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 8 mijë e 236./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tetë të vdekur dhe 488 raste të reja me COVID-19

Publikuar

nga

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar tetë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç).

Ndërsa janë regjistruar 488 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 285 raste, Gjilan 47 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Gjakovë 20 raste, Pejë 17 raste, Kamenicë 11 raste, Lipjan 11 raste, Prizren 11 raste, Deçan 6 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 5 raste, Malishevë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Podujevë dhe Vushtrri.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 70 mijë e 185 raste pozitive me COVID-19./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Teste rapide edhe në disa fshatra të Prizrenit

Publikuar

nga

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, realizimi i testeve të shpejta (rapide) për COVİD-19, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, tanimë do të mund të kryhen edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë dhe Zhur.

Sipas njofitmit, në këtë mënyrë Drejtoria e Shëndetësisë synon të ulë intensivitetin e punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr dhe po ashtu të eliminojë lëvizjet e qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19.

“Kujtojmë se përveç këtyre testeve, komuna e Prizrenit është njëra nga komunat e para në Kosovë, që ka kompletuar pakon e shërbimeve për Covid-19, duke i realizuar edhe testet e D-Dimer-it, rentgenin e mushkërive, analizat tjera të nevojshme dhe testet serologjike”, thuhet në njoftim.

DSh-ja apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për veten, familjen dhe miqtë e tyre duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara