Lajmet

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Publikuar

Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, meqë sipas tyre, jo të gjithë zyrtarët policorë janë përfshirë në vendimin për shtesat prej 100 eurosh, vendim ky që u mor sot nga Qeveria e Kosovës.

Nga Sindikata thonë se kanë mbajtur sot një takim, ku kanë vendosur që të paralajmërojnë protesta duke e parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjësve të PK-së.

“Sindikata e Policisë së Kosovës tash e një kohë të gjatë kërkon me ngulm nga Qeveria e Republikës së Kosovës realizimin e kërkesave të tyre të parashtruara kohë më parë. Kërkesa këto që ishin vazhdimi i pagesës së pakos emergjente për të gjithë punonjësit e PK-ës, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaj janar 2021 për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës. Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të njëpasnjëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i përket realizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujtën ushqimore nuk kemi përgjigje se do të paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do të fillojë nga ky fillim vit”, thuhet në reagim./UBTNews

Lajmet

​Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Publikuar

nga

Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se Lajçak do të nisë mandatin në kryeqytetin zviceran, Bern, më 1 shtator të këtij viti.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtat burime i thanë REL-it se ambasadori aktual i BE-së në Estoni, Aivo Orav, është zgjedhur që të jetë shefi i ri i Zyrës së bllokut evropian në Kosovë. Ky post po ashtu ka rangun e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së.

Kur të konfirmohet edhe zyrtarisht, Orav do ta zëvendësojë në këtë post në Prishtinë ambasadorin aktual, Tomas Szunyog./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raportohet për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite në Siri

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah.

Publikuar

nga

Të paktën 36 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Alepos, tha më 29 mars një monitorues i luftës.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, shënjestruan një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Ky grup monitorues ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011.

Kreu i Vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos.

Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze.

“Numri i viktimave në mesin e trupave qeveritare siriane është më i larti, krahasuar me sulmet e mëhershme izraelite që kanë shënjestruar zonat siriane”, tha Vëzhguesi.

Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga nisja e vitit 2024, tha grupi.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto sulme.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues. Ky sulm goditi selinë e Hezbollaht në al-Bahdalia.

SANA, duke u thirrur në burime ushtarake, tha se Izraeli kreu sulme nga drejtori i Lartësive të pushtuara të Golanit, duke shënjestuar ndërtesa në periferi të Damaskut.

Izraeli ka bombarduar caqe në Siri me qëllim që të godasë forcat iraniane që gjenden atje. Izraeli synon që të parandalojnë Iranin dhe milicitë e tij aleate që të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në Siri.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Abazoviq: Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

Publikuar

nga

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës reflekton realitetin e ri të shumicës në këtë shtet. Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij Mali i zi e ka mbështetur tërësisht Kosovën.

“Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq në një intervistë.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq ai u ka bërë apel palëve që sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje.

“I kemi humbur 20 vjet, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, është shprehur Abazoviq.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Vazhdon kërkimi i një personi të zhdukur në Leposaviq

Kërkimet po vazhdojnë nga 27 marsi.

Publikuar

nga

Policin e Kosovës, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdojnë kërkimin e një qytetari të zhdukur nga Leposaviqi.

Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet e tyre janë aktivizuar nga data 27 mars, ku ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara