Film & TV

Pas kaq shumë vitesh karrierë, Jame Lee Curtis fiton “Oscarin” e parë

Ajo mori në shtëpi çmimin për ‘aktoren më të mirë në një rol dytësor’.

Publikuar

Jamie Lee Curtis ka fituar “Oscar”-in e saj të parë, duke shkuar një hap më tej se prindërit e saj, të cilët ishin të dy të nominuar për një çmim “Oscar”.

Aktorja e Hollywoodit, e cila është pasardhëse e yllit të “Psycho”, Janet Leigh dhe aktorit të “Some Like It Hot”, Tony Curtis, mori në shtëpi çmimin për ‘aktoren më të mirë në një rol dytësor’ për performancën në “Everything Everywhere All at Once”.

Gjatë fjalimit emocional, Curtis, 64-vjeçare, u sigurua që t’i kujtonte botës rrënjët e saj dhe faktin që prindërit e saj të ndjerë nuk arritën kurrë në podium.

“E di që duket sikur po qëndroj këtu vetëm, por nuk jam. Unë jam me qindra njerëz”, tha Curtis, përpara se përmendte kolegët nga filmi, duke shtuar: “Ne sapo fituam një Oscar”.

Në momentet përmbyllëse të fjalimit, Curtis tha: “Dhe nëna ime dhe babai im ishin të dy të nominuar për Oscar në kategori të ndryshme. Unë sapo fitova një Oscar”.

Leigh u nominua për ‘aktoren më të mirë në një rol dytësor’ në vitin 1960 për rolin e saj në “Psycho” të Alfred Hitchcock, ndërsa Tony Curtis mori një nominim në 1958 për ‘aktorin më të mirë në një rol kryesor’ për interpretimin në “The Defiant Ones”.

Michelle Yeoh ndërkaq u shpall ‘aktorja më e mirë’, kurse Brendan Fraser gjithashtu mori një çmim për ‘aktorin më të mirë’.

Filmi “Everything Everywhere All at Once” mori gjithsej shtatë çmime.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

11 nga filmat më të mirë për t’u parë këtë muaj

Një nga ta është filmi “Air” i cili tregon historinë se si Nike ndryshoi botën e veshjeve sportive.

Publikuar

nga

Kritiku i filmit për gazetat prestigjioze si BBC Culture, The Economist, The Guardian, The New York Times etj. ka listuar publikimet më emocionuse për muajin prill. Në listë përfshihen Super Mario Bros, Renfield dhe Evil Dead Rise.

  1. Air – Shkruar nga Alex Convery, Air është historia e stilit të Moneyball se si Nike ndryshoi botën e veshjeve sportive në vitet 1980 me krijimin e atleteve Air Jordan.
  2. Suzume – Projekti më i fundit i Shinkai paraqet një vajzë adoleshente që zbulon një portë në një botë tjetër, ku një forcë monstruoze aliene po fshihet.
  3. Are you there God? It’s me, Margaret – Bëhet fjalë për një vajzë 11-vjeçare e cila lëviz nga Nju Jorku në periferi të Nju Xhersit, e që përballet me sfida si puberteti dhe lufton me identitetin e saj fetar.
  4. Peter Pan & Wendy – Ky është një tjetër xhirim i një filmi vizatimor klasik të Disney-t, me regji të David Lowery.
  5. Renfield – Chris McKay këtë herë është regjisor i një komedie romantike horror. Nicolas Cage luan Kontin Dracula, i cili është gjallë dhe shëndoshë e mirë në New Orleans-in e sotëm.
  6. Showing Up – Drama komedi e Kelly Reichardt, Showing Up merret me ata artistë që vazhdojnë me punën, ditë pas dite, edhe pse nuk ka gjasa që të bëhen të pasur apo të famshëm.
  7. One Fine Morning – Léa Seydoux është një nënë beqare në One Fine Morning, një dramë e shkruar dhe e drejtuar nga Mia Hansen-Løve.
  8. Little Richard: I Am Everything – Sipas Owen Gleiberman, është “dokumentar magjepsës që Little Richard e meriton. Është një film që kupton, nga brenda jashtë, se çfarë artisti i madh dhe transgresiv ishte ai.
  9. Evil Dead Rise – Lily Sullivan luan rolin e një gruaje që po viziton motrën e saj, Alyssa Sutherland, kur një libër i keq nxjerr çdo lloj neverie demonike.
  10. The Super Mario Bros Movie – Ky do jetë një film vizatimor bazuar në video lojërat me të njëjtin emër. Chris Pratt dhe Charlie Day japin zërat e Marios dhe Luigjit, Anya Taylor-Joy bën zërin e heroinës, Princeshës Peach, Jack Black jep zërin e Bowser, i cili synon të pushtojë mbretërinë e saj.
  11. Beau is Afraid – Joaquin Phoenix luan rolin e një burri në moshë të mesme që premton të vizitojë nënën e tij. Por kur del nga banesa e tij, zbulon se njerëzit janë të trazuar jashtë. Më pas ai goditet me veturë nga një çift i luajtur nga Amy Ryan dhe Nathan Lane, të cilët vazhdojnë ta zënë në kurth në shtëpinë e tyre. Përpjekjet e tij për t’u arratisur e çojnë atë në disa dekada dhe dimensione të ndryshme./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Tarantino thotë se e ka përfunduar skenarin për filmin e tij të fundit

Ai tha se priste që xhirimet të fillonin më vonë gjatë vitit.

Publikuar

nga

Regjisori tejet i njohur, Quentin Tarantino tha se ka përfunduar skenarin për filmin e tij “të fundit”.

Ai tha se priste që xhirimet të fillonin më vonë gjatë vitit.

“Kam përfunduar skenarin e atij që do të jetë filmi im i fundit”, tha 60-vjeçari ndërsa po merrej në pyetje nga Thierry Fremaux, drejtor i Festivalit të Filmit në Kanë.

“Unë imagjinoj se ne ndoshta do ta xhirojmë në vjeshtë”, tha Tarantino.

Tarantino ka thënë vazhdimisht se dëshiron të tërhiqet pas 10 filmave. Filmi, i cili do të quhet “The Movie Critic”, do të zhvillohet në vitin 1977, shtoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Sezoni i dytë i ‘House of the Dragon’ do të ketë më pak episode

Sezoni do të ketë tetë episode.

Publikuar

nga

Sezoni i dytë i serisë së HBO-së, ‘House of the Dragon’, do të përbëhet nga tetë episode, dy më pak se sezoni i parë. Kjo pasi produksioni dëshiron që ta realizojë sa më shpejt sezonin e dytë, në mënyrë që të fokusohet tek ai i treti, nëse i jepet drita jeshile.

Në atë që është një praktikë relativisht e zakonshme, HBO nuk zbuloi numrin e episodeve në njoftimin e vazhdimit të sezonit 2 verën e kaluar. Plani fillestar ishte për një hark tjetër prej 10 episodesh, i cili përfundimisht ndryshoi, duke çuar në disa rishkrime të skenarit. Duke pasur parasysh ndryshimin e lidershipit në kompaninë mëmë të HBO-së, disa vunë në dukje fokusin e udhëheqjes së Warner Bros. Discovery në uljen e kostove. Një zëdhënës i HBO, i cili konfirmoi se Sezoni 2 do të përmbajë 8 episode, theksoi se shkurtimi i numrit të episodeve ishte i bazuar në histori.

Është raportuar se ekipi krijues i ‘House of the Dragon’ kishte parashikuar që seria të vazhdonte për tre ose katër sezone.

Me një pjesë të komplotit të destinuar fillimisht për Sezonin 2, duke përfshirë një betejë të madhe, duke kaluar në sezonin 3, tani ka më shumë gjasa që seria të zgjasë për katër sezone, por kjo nuk është përcaktuar ende.

‘House of the Dragon’ është vendosur 172 vjet përpara ngjarjeve të ‘Game of Thrones’ dhe tregon historinë e Shtëpisë Targaryen, raporton Deadline, transmeton Klankosova.tv.

Seria, e cila i kushtoi kompanisë rreth 200 milionë dollarë për ta realizuar, ka shikueshmërinë më të madhe në historinë e HBO-së, e cila arriti në 130 milionë njerëz në SHBA, sipas vlerësimeve të vetë kompanisë.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Chris Pine konfirmon vazhdimin e “Princess Diaries”

Ai do të rikthehet së bashku me bashkë-yllin, Anne Hathaway.

Publikuar

nga

Chris Pine do të rikthehet në  “Princess Diaries” së bashku me Anne Hathaway.

Ai tha se do të ishte i lumtur të shfaqej sërish në një vazhdim. “Unë jam këtu për të”, tha ai. “Më bëni një telefonatë ose më çoni email”.

Pine luajti personazhin Nicholas Devereaux, me të cilin Mia Thermopolis — që luhet nga Hathaway — bie në dashuri deri në fund të vazhdimit.

“Është një proces që kërkon durim, dhe kështu të gjithë duhet ta konsiderojnë veten pjesë të biznesit të filmit tani, sepse kjo është se sa kohë duhet në të vërtetë për të bërë gjërat”, tha Anne Hathaway kur foli për vazhdimin e filmit/UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara