Aktualitet

Pakistani ‘do të duhet të pajtohet’ me kushtet e FMN-së

Ekonomia e Pakistanit është në gjendje të rëndë, kjo mes kaosit politik dhe përkeqësimit të sigurisë.

Publikuar

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha të premten se qeveria do të duhet të pajtohet me kushtet e ndihmës së FMN-së që janë “përtej imagjinatës”.

Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) zbarkoi në Pakistan të martën për bisedimet e fundit për të ringjallur ndihmën jetike financiare që ka ngecur prej muajsh.

Qeveria është përballur me rritjen e taksave dhe uljen e subvencioneve të kërkuara nga FMN-ja, nga frika e reagimit përpara zgjedhjeve të tetorit.

“Unë nuk do të hyj në detaje, por do të them vetëm se sfida jonë ekonomike është e paimagjinueshme. Kushtet me të cilat do të duhet të pajtohemi me FMN-në janë përtej imagjinatës. Por ne do të duhet të pajtohemi me kushtet”, tha Sharif.

Ekonomia e Pakistanit është në gjendje të rëndë, kjo mes kaosit politik dhe përkeqësimit të sigurisë.

Banka qendrore e vendit tha të enjten se rezervat e saj valutore kishin rënë përsëri në 3.1 miliardë dollarë, gjë që analistët thanë se ishte e mjaftueshme për më pak se tre javë importe./UBTNews/

Aktualitet

Zgjatet afati për aplikim për Pagesa Direkte në bujqësi

Kështu njoftoi komuna e Podujevës.

Publikuar

nga

Komuna e Podujevës njofton fermerët se është zgjatur afati për aplikim për Pagesa Direkte në bujqësi për vitin 2023, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Zgjatja e afatit bëhet për tetë ditë, përkatësisht nga data 30 mars 2023 deri më 06 prill 2023 në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Lufta në Ukrainë: Zhvillimet e fundit

56 fëmijë ukrainas që janë tani në Krime dhe Krasnodar Krai janë në pritje të ribashkimit me familjet e tyre.

Publikuar

nga

Fëmijët në pritje të ribashkimit: Komisionerja e Rusisë për të Drejtat e Fëmijëve, Maria Lvova-Belova tha të premten se 56 fëmijë ukrainas që janë tani në Krime dhe Krasnodar Krai janë në pritje të ribashkimit me familjet e tyre.

Zhvillimet e Bakhmutit: Forcat ruse janë varfëruar në Bakhmut dhe së shpejti mund të nisë një kundërofensivë ukrainase, ka thënë një nga gjeneralët më të lartë të Kievit. Ai theksoi vështirësinë e betejës për Bakhmut gjatë një telefonate të premten me kreun e Forcave të Armatosura Britanike.

Aleanca e SHBA-së dhe Kanadasë: Ukraina mund të mbështetet te Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja si partnerë, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau në një fjalim para parlamentit në Otavë së bashku me presidentin amerikan Joe Biden të premten. Trudeau e quajti Biden një “mik të vërtetë të Kanadasë”, duke thënë se aleanca “ka më shumë rëndësi se kurrë në këtë moment të rëndësishëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​28 profesionistë të paneleve solare gati për tregun e gjelbër të punës

Ky është kursi i parë që u organizua për punëkërkuesit e rinj në këtë lëmi.

Publikuar

nga

Lëvizja drejt një ekonomie të gjelbër krijon nevojën për ngritjen dhe rikualifikimin e fuqisë punëtore në Kosovë sipas ndryshimit të nevojave në tregun e punës. Në përpjekje për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër, UNDP organizoi për herë të parë një kurs për punëkërkuesit e rinj për të fituar aftësi dhe njohuri praktike në instalimin e paneleve solare.

UNDP njofton se 28 të rinjve që kaluan këtë program trajnimi intensiv gjashtëjavor për t’u bërë instalues të sistemit solar iu dorëzuan certifikatat për përfundimin e trajnimit.

Ceremonia u zhvillua në prani të Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Avni Syla, Partner Menaxhues në kompaninë Elen që e ka realizuar trajnimin.

“Programi i trajnimit ofroi aftësi dhe njohuri shtesë për të trajnuarit nga Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), të cilët tanimë kishin përfunduar një kurs për instalimin e energjisë elektrike, por nuk ishin në gjendje të gjenin punë. Disa studentë universitarë të interesuar për praktikë dhe karrierë në tregun e instalimeve solare gjithashtu iu bashkuan programit”, thuhet në njoftim.

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, në fjalën e saj hyrëse shprehu entuziazmin e saj për profesionistët e sapocertifikuar: “Tranzicioni drejt energjisë së rinovueshme nuk është vetëm thelbësor për shëndetin e planetit tonë, por gjithashtu kontribuon në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e njerëzve. Ky trajnim për instalime solare është i pari i këtij lloji. Ne llogarisim në mbështetjen tuaj për të kontribuar në tranzicionin e gjelbër në komunitetet tuaja duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e energjisë solare – dhe duke instaluar sisteme solare të cilësisë së lartë”.

Keisuke Yamanaka, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë me këtë rast theksoi: “Duke ofruar trajnime për instalues solar, ne po trajtojmë dy sfida të rëndësishme – ndryshimin e klimës dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit. Efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme pasi ngjarjet ekstreme të motit vazhdojnë të ndërhyjnë në mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, tranzicioni në një ekonomi më të gjelbër është një mundësi për një planet më të qëndrueshëm dhe vende të gjelbra pune”.

Falë këtij trajnimi, 28 instaluesit solar të sapocertifikuar tani posedojnë ekspertizën për të instaluar, mirëmbajtur dhe riparuar sistemet e energjisë solare. Pritet që ata të kenë një rol kritik në lëvizjen e Kosovës drejt energjisë së ripërtëritshme dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në SHBA, Policia jep detaje

Sulmuesja është zhvendosur nga kati i parë në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar disa herë.

Publikuar

nga

Tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Nashville në SHBA.

Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua për vdekje nga policia.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane, Don Aaron tha se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë, tha Don Aaron, shkruan BBC.

Policia tha se e dyshuara hyri në shkollë duke qëlluar në njërën nga dyert e shkollës.

Ajo është zhvendosur nga kati i parë në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar disa herë.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, filloi të largonte njerëzit nga zona. Pasi dëgjuan të shtëna armësh nga kati i dytë, policia u ngjit lart dhe pa të dyshuarën të qëllonte.

Policia “qëlloi” të dyshuarën – e cila u qëllua për vdekje nga dy nga pesë policët që ishin në vendin e ngjarjes

Në shenjë respekti për viktimat e akteve të pakuptimta të dhunës të kryera në Nashville, presidenti amerikan Joe Biden ka urdhëruar që flamujt amerikanë të qëndrojnë në gjysmështizë deri në fund të muajit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara