Lajmet2 hours ago

Mbahet seanca në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Loading latest video...

Përditësuar

  • Trump konfirmon se FBI po heton lidhjen e shefit të Nvidia-s me një spione të dyshuar kineze

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Byroja Federale e Hetimit (FBI) po heton lidhjen mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe një femre të dyshuar si spione e Qeverisë Kineze.

    Trump deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me shefin e Nvidia-s rreth raportimeve se ai ishte cak i një fushate spiunazhi nga Pekini. Presidenti amerikan tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Huang se a kishte dijeni për aktivitetin e saj, ndërsa shto se i besonte deklaratës së tij se nuk dinte gjë.

    Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë pretendimet përmes Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe me qëllim njollosjen e Kinës. Ndërkaq, kompania Nvidia e cila ka nisur një hetim të pavarur njoftoi se nuk ka asnjë indeks se sekretet e saj apo siguria kombëtare janë cenuar.

    Pretendimet për këtë lidhje kanë shkaktuar menjëherë tronditje në tregjet financiare, ku vlera e Nvidia-s rëzoi me rreth 250 miliardë dollarë pas një rënieje prej më shumë se 4% të aksioneve.

    Sipas raportimeve të medieve amerikane, inteligjenca dyshon se bëhet fjalë për Alice Huang, e cila nuk ka lidhje familjare me ekzekutivin e Nvidia-s dhe mban post drejtues në kompaninë me bazë në Singapor, Megaspeed. Paralajmërimet për këtë rast i ishin dërguar më parë zyrtarëve të lartë në Washington përmes një memorandumi nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio./ BBC/

Lajmet e fundit

Sport14 minutes ago

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit...

Vendi59 minutes ago

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë. Rasti ka...

Sport1 hour ago

Zhegrova ende pa asnjë titullar në Serie A, Spalletti i pakënaqur me paraqitjet e tij

Edon Zhegrova vazhdon të mos fitojë besimin e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi, pasi ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje...

Vendi1 hour ago

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar...

Sport1 hour ago

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve

Gjatë takimit me lojtarët, presidentja u ka uruar atyre fat dhe suksese në përballjet e ardhshme, duke shprehur besimin dhe...

Vendi1 hour ago

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën...

Vendi1 hour ago

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë. Sipas...

Lajmet1 hour ago

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda dy ditësh në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjakovë, Rahovec, Vushtrri...

Vendi1 hour ago

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film...

Lajmet1 hour ago

Google prezanton dy procesorë të rinj për inteligjencën artificiale, synon të sfidojë Nvidia-n

Kompania teknologjike Google ka prezantuar dy sisteme të reja procesorësh për inteligjencën artificiale, duke zgjeruar përpjekjet për të konkurruar me...

Advertisement