Sport

Mbappe shkëlqen në fitoren e Francës ndaj Senegalit dhe thyen rekordin e Messit në Kupat e Botës

Published

on

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, vazhdon të shkruajë historinë në arenën ndërkombëtare. Me dy golat e shënuar në fitoren 3:1 të Francës ndaj Senegalit, ai fillimisht barazoi rekordin e Lionel Messit prej 13 golash në Kupat e Botës dhe më pas e tejkaloi atë, duke arritur në kuotën e 15 realizimeve.

Mbappe e arriti këtë sukses në vetëm 15 paraqitje në Botëror, ndërsa Messi kishte zhvilluar 26 ndeshje për të arritur të njëjtin numër golash. Tashmë francezi ndodhet vetëm dy gola larg rekordit absolut të ish-sulmuesit gjerman Miroslav Klose, golashënuesit më të mirë në historinë e Kupave të Botës.

Njëkohësisht, Mbappe është bërë edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën, me 58 gola të shënuar, duke lënë pas Olivier Giroudin.

Në ndeshjen hapëse të Grupit I, të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey para 80.545 shikuesve, pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve të mira të Senegalit.

Nicolas Jackson goditi shtyllën në minutën e 25-të, ndërsa Ismaila Sarr shpërdoroi një mundësi të artë në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, në fraksionin e dytë të lojës, Franca rriti ritmin dhe gjeti epërsinë në minutën e 66-të. Mbappe finalizoi me sukses një aksion të bukur pas një asistimi të shkëlqyer nga Michael Olise.

Bradley Barcola dyfishoi rezultatin në minutën e 82-të pas pasimit të Adrien Rabiotit, duke i afruar francezët drejt fitores.

Senegali riktheu shpresat në minutën e 95-të, kur Ibrahim Mbaye shënoi për 2:1. Megjithatë, reagimi i kampionëve të botës ishte i menjëhershëm. Vetëm një minutë më vonë, Mbappe realizoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3:1.

Interesant është fakti se gjatë pjesës së parë Mbappe pati vetëm 14 prekje të topit, më pak se çdo lojtar tjetër në fushë. Por në pjesën e dytë ai tregoi klasin e tij, duke qenë vendimtar në triumfin e Francës.

Franca do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit më 22 qershor kundër Irakut, ndërsa Senegali një ditë më vonë do të përballet me Norvegjinë e udhëhequr nga Erling Haaland.

D.L

Photo: Associated Press

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara