Lajmet

Bebe Rexha shënon sukses global me albumin “Dirty Blonde”

Published

on

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po korr sukses të madh me albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, i cili ka debutuar si një nga më të dëgjuarit në Spotify në nivel global.

Sipas të dhënave të publikuara nga Spotify, albumi është renditur në vendin e tretë në listën e albumeve debutuese më të dëgjuara në botë për periudhën 12–14 qershor, duke konfirmuar rikthimin e fuqishëm të artistes në skenën ndërkombëtare.

Albumi ka pasur performancë të mirë edhe në SHBA, ku është renditur në top 10, duke treguar interes të madh të publikut për projektin e saj të ri muzikor.

“Dirty Blonde” është albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës dhe i pari si artiste e pavarur, pas ndarjes nga labeli i mëparshëm në vitin 2025.

Albumi përmban 13 këngë, mes tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur si Faithless në këngën “New Religion” dhe David Guetta në “Sad Girls”, të cilat po marrin vëmendje të madhe në platformat muzikore.

Me këtë sukses, Bebe Rexha vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës pop ndërkombëtare.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 në futboll përballet sot me Poloninë në kualifikimet e Evropianit

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave zhvillon sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Poloninë.

Takimi do të luhet në stadiumin “MŠK Žilina” në qytetin Žilina të Sllovakisë, me fillim nga ora 13:00.

Vajzat e reja të Kosovës synojnë paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të fazës kualifikuese. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Egnatia merr tri pikë ndaj Lincoln Red Imps

Published

on

By

Egnatia ishte larg më e mirë gjatë tërë ndeshjes për të fituar me rezultat të ngushtë 2-1.

Vendasit e nisën për mrekulli duke pasur disa raste shënimi përmes Adjessa, Loukili dhe Jaime por dështuan t’i finalizojnë.

Ishte Alessandro Albanese që shënoi nga afërsia pas asistimit fantastik të Medeiros duke kaluar Egnatinë në epërsi (47’).

Albanese shënoi sërish por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje (62’).

Kur askush s’e priste, mysafirët krijuan një kundërsulm me Idrissi që arriti të shënonte për të barazuar rezultatin (79’).

Por, shpresa e Lincoln për tre pikë u shua brenda dy minutave lojë. Ishte Medeiros që vulosi fitoren pas asistimit të Ajetovikj (81’).

Kësisoj, Egnatia shkon në kuotën e pesë pikëve në Ligën e Konferencës ndërsa Lincoln mbetet me tre sosh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, nën dyshimin për ngacmim seksual dhe armëmbajtje pa leje, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit policor, një grua ka raportuar se i dyshuari i kishte dërguar një mesazh ngacmues dhe një fotografi intime.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje, një karikator dhe tre fishekë.

I dyshuari është intervistuar nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve për Planin e Rritjes

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Zyra e Kryeministrit.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet shkurt:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.”

Ky samit mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e reformave dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga Plani i Rritjes i BE-së, i cili synon përshpejtimin e integrimit gradual të rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe mbështetjen financiare për zhvillimin ekonomik. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara