Art

Një pikturë e rrallë shitet mbi 3 milionë dollarë, pronari e bleu atë për 600 dollarë

Piktura aktualisht mbahet nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.

Publikuar

Një pikturë e rizbuluar e Anthony van Dyck, u shit për mbi 3 milionë dollarë në ankand.

Kjo copëz arti është pikënisje për një pikturë të mëvonshme të krijuar nga mjeshtri flamand i quajtur “Shën Jeronimi”. Piktura aktualisht mbahet nga Muzeu Boijmans van Beuningen në Roterdam.

Vepra e artit, e cila portretizon një burrë të moshuar nudo të ulur në një stol, është unike për disa arsye, sipas Sotheby’s. Është një nga vetëm dy veprat e mëdha që Van Dyck realizoi nga modele të drejtpërdrejta. Mund të jetë pikturuar midis viteve 1615 dhe 1618, sipas Sotheby’s, në periudhën kur Van Dyck ishte një artist i ri që punonte së bashku me Peter Paul Rubens në Antwerp.

Dhe kjo pikturë e realizuar me vaj ka një origjinë të papritur. Kohët e fundit u identifikua se është vepra e Van Dyck, sipas Sotheby’s. Ajo u zbulua në fund të shekullit të 20-të në një fermë në Kinderhook të New York-ut.

“Personi që e gjeti, Albert B. Roberts, ishte një koleksionist i pasionuar i pjesëve “të humbura”, duke e përshkruar koleksionin e tij si “një jetimore për artin e humbur si pasojë e neglizhencës”, njoftoi shtëpia e ankandeve.

Sipas Sotheby’s, Roberts e bleu pikturën e braktisur për vetëm 600 dollarë. Megjithatë historiania e artit, Susan J. Barnes botoi një artikull në të cilin ajo tha se kjo vepër “çuditërisht ishte ruajtur mirë”.

Vepra u shit për 3.1 milionë dollarë të enjten e javës së kaluar./UBTNews/

Art

Gruaja shet veprën e artit për 200 dollarë, por ajo vlente dhjetë herë më shumë!

Vlera aktuale e pikturës ishte 200 mijë dollarë.

Publikuar

nga

Një nënë australiane bëri gabimin e madh duke shitur një vepër arti për 200 dollarë para se të kuptonte se në fakt vlen dhjetë herë më shumë.

Sarah Bonner nga Gold Coast, zbuloi se fillimisht kishte listuar pjesën abstrakte bardhë e zi për 100 dollarë në Facebook Marketplace.

Megjithatë, të nesërmen, Bonner u informua nga dikush që e kishte parë reklamën e saj në internet se vlera aktuale e pikturës ishte 200 mijë dollarë.

Duket të jetë një nga 200 veprat e koleksionit të Soulages të vitit 1957, “Lithografia nr. 3”, nga artisti dhe skulptori shumë i njohur francez, Pierre Soulages. Ai njihej gjithashtu si “mjeshtri i të zezës” dhe fatkeqësisht vdiq vitin e kaluar.

Ndërsa nuk dihet se sa pagoi fillimisht vendasja e Gold Coast për këtë pjesë, ajo i tha medias në Queensland se absolutisht do ta kishte rritur çmimin nëse do ta dinte origjinën e saj të vërtetë.

Në mënyrë të ngjashme, disa vite më parë, një grua bleu një pikturë për katër dollarë në një dyqan të parave në New Hampshire, vetëm për të kuptuar se vlente 250 mijë dollarë./KultPlus.com

Vazhdo të lexosh

Art

Vendet më të njohura kulturore në botë

Publikuar

nga

Vendet më të njohura për t’u vizituar — për ata që duan kulturën — ndryshojnë vit pas viti, megjithatë disa nga destinacionet e pasura me kulturë e traditë dhe që vazhdojnë t’i mbijetojnë konkurrencës janë:

Roma, Itali:

Kombinimi i historisë së pasur me artin dhe arkitekturën e jashtëzakonshme bën Romën një destinacion të mrekullueshëm kulturor. Qyteti ka shumë muze dhe vende të trashëgimisë botërore, përfshirë Koloseun, Forumin Romak, dhe Vatikanin.

Kyoto, Japoni:

Kyoto është një qytet i pasur në traditën kulturore japoneze. Me tempujt e lashtë, kimonot tradicionalë dhe çajërat e vjetër, vizitorët mund të përjetojnë botën kulturore të Japonisë.

Stamboll, Turqi:

I njohur për histori dhe kulturë, në disa pjesë, vendi ende ka gjurmë të lashta të kohës së Bizantit dhe Perandorisë Osmane.

Marrakesh, Marok:

Kryeqyteti kulturor i Marokut është i njohur për arkitekturën tradicionale marokene. Tregjet dhe festivalët tradicionale ndihmojnë në njohjen e thesareve të këtij vendi.

Pragë, Çeki:

Praga është një qytet i lashtë me arkitekturë të bukur gotike dhe baroke, katedralen e St. Vitus, dhe Karlsbridge. Qyteti ka një histori të pasur dhe është një qendër e artit dhe kulturës.

Kajro, Egjipt:

Kajro është një qytet i mbushur me histori dhe kulturë. Piramidat e Egjiptit, Muzeu Kombëtar Egjiptian dhe qyteti i lashtë i Memphis janë disa nga pikat më të njohura.

Barcelona, Spanjë:

Barcelona shquhet për arkitekturën e Gaudí-t, piazza-t historike, dhe një pasuri të madhe të artit modern dhe kulturës së katalanëve.

Varshavë, Poloni:

Pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore, Varshava është rikonstruktuar për t’u bërë një qytet modern me shumë karakter historik. Katedralja e San John dhe Muzeu Kombëtar janë disa nga vendet e shquara kulturore.

Pekini, Kinë:

Kryeqyteti i Kinës ka një histori të gjatë dhe kulturë të pasur. Muri Kinez e Tempulli i Qiellit janë disa atraksione të rëndësishme kulturore.

Paris, Francë:

Kryeqyteti i dritave të qytetërimit perëndimor, Parisi, është i njohur për muze, galeri arti, arkitekturën e mrekullueshme dhe kulturën e tij të pasur./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Palestinezët përdorin artin si një formë rezistence kundër Izraelit

Publikuar

nga

Nga grafiti te skateboarding, artistët palestinezë kanë gjetur mënyrën e tyre për t’u lidhur dhe shkëmbyer përvojat dhe për të siguruar që kultura dhe identiteti i tyre të mos harrohet asnjëherë.

Në të vërtetë, arti ka qenë gjatë historisë një element jetik i rezistencës palestineze dhe një instrument për të riafirmuar ekzistencën politike.

Dhe tani, gjashtë javë pas luftës së Izraelit kundër Gazës, artistë në mbarë botën kanë përdorur punën e tyre për të treguar mbështetje dhe solidaritet me popullin palestinez./UBTNews/

Shikoni episodin më të fundit të The Stream – me artisten Laila Ajjawi; piktore dhe ilustruese Jenin Yaseen; dhe fotografi dokumentar dhe skateboardist Maen Hammad –  më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=m3KkVkGPLHs​

Vazhdo të lexosh

Art

Murale me figurat historike në Gjirokastër

Publikuar

nga

Qytetarët gjirokastritë dhe turistët po përballen me këtë pamje. Në prag të festave të Nëntorit po pikturohen portretet e figurave historike të vendit. Ato realizohen nga Bledar Çakalli ndërsa dy portretet e para në murale janë ai i heroit Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali.

“Projekti është që kemi nis me Skënderbeun dhe me Ismail Qemalin, por do të vijohet me figura të tjera. 7 figura që do të bëhen në Gjirokastër dhe shpresoj që të bëhemi sa më shumë që t’i arijmë 14 figura kombëtare”.

Por cili është qëllimi i kësaj nisme?

“Kauza është për figurat kombëtare me i ‘ringjall’ dhe kam qenë në shuëm vende si Vlorë, Dibër, Kukës, Kosovë, Sarandë, shumë”.

Piktori Çakalli thotë se do të realizojë edhe murale të tjera në qytetin e gurtë./Klan News/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara