Lajmet

Pse Rusia bombardon intensivisht rajonin e Khersonit?

Khersoni mbetet zona më e granatuar vazhdimisht.

Publikuar

Qyteti jugor Kherson mbetet zona më e “granatuar vazhdimisht” jashtë rajonit lindor të Donbasit, ka thënë ministria britanike e mbrojtjes.

Ministria shtoi se trupat ruse ka të ngjarë“pjesërisht të synojnë të degradojnë moralin civil dhe të pengojnë çdo kundërsulm ukrainas përtej lumit Dnipro”.

“Në ditët e fundit, disa nga granatimet më intensive në konflikt ka të ngjarë të kenë ndodhur përgjatë lumit Dnipro në Ukrainën jugore.

Kjo ka përfshirë granatimet e vazhdueshme ruse të qytetit Kherson me gjuajtje artilerie nga lindja e lumit.

Më 29 janar 2023, autoritetet lokale raportuan tre civilë të tjerë të vrarë në Kherson, ndërsa dy anije të huaja të ankoruara në lumë u dëmtuan, duke shkaktuar derdhje nafte.

Kherson mbetet qyteti i madh ukrainas i granatuar më së shumti jashtë Donbasit. Arsyetimi i saktë i Rusisë për shpenzimin e rezervave të saj të municionit të tendosur këtu është i paqartë.

Megjithatë, komandantët ka të ngjarë të synojnë pjesërisht të degradojnë moralin civil dhe të pengojnë çdo kundërsulm ukrainas përtej lumit Dnipro”, thuhet në njoftimin e ministrisë britanike të mbrojtjes./UBTNews/

Lajmet

​Sekuestrohet duhan i kontrabanduar

Kështu njoftoi Dogana e Kosovës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan gjatë patrullimit të pikës kufitare Hani i Elezit në fshatin Krivenik.

Drejtuesi i automjetit sipas policisë, pasi e ka vënë re se është pikasur nga patrullat policore, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

“Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord, 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro, 60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojit llord, 60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof, 80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit ëest, 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal dhe 20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia”, thuhet në komunikatë.

Gjithsej sipas policisë janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg.

“Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës. Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore”, thuhet tutje.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor Hani i Elezit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në tre muajt e parë të vitit 515 persona u diagnostikuan me kancer

10 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Publikuar

nga

Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi ka thënë se deri më 20 maj pacientët do të fillojnë t’i marrin trajtimet në Klinikën e Onkologjisë, e cila i ka rritur kapacitetet dhe ka dyfishuar numrin e shtretërve për pacientët ambulantorë.

Kurtishi ka theksuar se deri vitin e kaluar i kanë pasur vetëm 45 shtretër, ndërsa nga maji mund të trajtohen rreth 100 pacientë, me 100 shtretër ose karrige onkologjike.

“Klinika e onkologjisë ka filluar rinovimin qysh nga tetori i vitit 2023, dhe ka pasur dy faza dhe rinovimin e dy kateve, katit përdhesë dhe katit të parë dhe jemi në fazën finale kur shumica e punëve kanë përfunduar dhe maksimumi deri më 20 maj pacientët do të fillojnë ti marrin trajtimet në Klinikën e Onkologjisë e cila i ka rritur kapacitete dhe ka dyfishuar numrin e shtretërve për pacientët ambulantorë. Ne deri vitin e kaluar i kemi trajtuar pacientët me shërbimin e kimioterapisë me 45 shtretër nga maji do të trajtojmë rreth 100 pacientë, me 100 shtretër ose karrige onkologjike të cilat do të sigurohen të reja. Për fillim do ti kemi ato ekzistuese dhe disa shtretër kurse shumë shpejt do ti kemi edhe karriget e reja të cilat do të japin një komoditet shumë të mirë dhe një siguri shumë më të madhe për trajtimin e pacientëve. Të njëjtën kohë kemi pasur edhe rinovim të ambulantave specialistike për mjekët specialistë të cilët punojnë në klinikë ku do të ketë privatësi më shumë. Gjatë muajve në vazhdim do të kemi një digjitalizim të shërbimeve dhe do të kemi sistem kompjuterik të regjistrimit të këtyre pacientëve të cilët pastaj do të shpërndahen nëpër mjekë dhe do të marrin shërbimet sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të mjekëve”, ka thënë Kurtishi.

Onkologu Kurtishi ka thënë se ministria e Shëndetësisë ka ndarë rreth 600 mijë euro për rinovimin e objektit. Ai ka treguar se janë rinovuar afër 2000 metra katror hapësira brenda Klinikës.

“Ministria e shëndetësisë në bazë të projektit që ne kemi këtu dhe ShSKUK-ja kanë ndarë rreth 600 mijë euro për rinovimin e objektit që janë rinovu gati 2000 metra katror që është një rinovim shumë i domosdoshëm për klinikën tonë pasi që vazhdimisht kemi pasur kërkesa të tilla për zgjerimin e hapësirave duke u bazuar në faktin se numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime onkologjike në Kosovë nga dita në ditë dhe nga viti në vit është në rritje dhe kjo sado pak do ti zbusë kërkesat e pacientëve tanë dhe do të krijojë një hapësirë shumë më moderne dhe shumë më efektive për trajtimin e pacientëve”, ka thënë Kurtishi.

Onkologu Kurtishi ka përmendur faktin se edhe në këtë klinikë si kudo në Kosovë ka mungesë të stafit por që sipas tij pritet që shumë shpejtë të zëvendësohen.

“Klinika e Onkologjisë ka staf mirëpo edhe ne sikur në klinikat tjera të QKUK-së kemi disa mungesa kur bëhet fjalë për pushimet e lehonisë, pushimet mjekësore të stafit dhe pushimet vjetore në raste të caktuara dhe kjo na komplikon punën gjatë shërbimeve ditore sidomos në marrjen e kimioterapive. Edhe pse kemi pasur vetëm tre infermierë të cilët janë larguar nga Kosova për arsye të një jete më të mirë të tyre dhe kanë vazhduar profesionin në vendet e Bashkimit Evropian dhe shumë shpejtë ShSKUK-ja do ti kompensojë këta infermierë të cilët janë larguar nga Klinika dhe ndoshta do të kemi infermierë shtesë dhe brenda dy tre muajve ne do të stabilizohemi edhe më mirë dhe do të kemi numër të mjaftueshëm të stafit infermierorë”, ka thënë Kurtishi.

Kurtishi ka thënë po ashtu se ata kanë një staf relativisht të madh me rreth 70 punëtorë të cilët kryejnë shërbime onkologjike në më shumë se 500 pacientë çdo ditë.

“Ne jemi 20 specialistë, shtatë specialistë të radioterapisë dhe 13 specialistë të onkologjisë mjekësore ndërkaq në stafin infermierorë ne kemi 26 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe kemi 13 teknikë të radioterapisë të cilët kryejnë shërbime radioterapeutike dhe të njëjtën kohë kemi një psikolog dhe dy fizioterapeutë dhe 7 fizikantë që e bëjnë një klinikë me një staf relativisht të madh rreth 70 punëtorë të cilët kryejnë shërbime onkologjike në më shumë se 500 pacientë çdo ditë”, është shprehur mes tjerash Kurtishi.

Sa i përket furnizimit me medikamente, Kurtishi ka treguar se qëndrojnë mirë në këtë aspekt por se siq ka thënë ai numri i të prekurve me këtë sëmundje po rritet vit pas viti dhe nevojat për medikamente janë të mëdha. Vetëm për tre muajt e parë janë identifikuar rreth 515 pacientë të prekur me kancer.

“Për momentin që flasin kemi diku rreth 92 përqind të furnizimit të barnave nga lista esenciale dhe presim shumë shpejtë që me ardhjen e  disa barnave të cilët janë kontraktu nga ministria e Shëndetësisë dhe të cilët më herët kanë pasur probleme me autorizim marketingu ne do të kemi një furnizim me 97 ose 98 përqind, furnizimi është i rregullt është më i mirë se viteve të kaluara mirëpo edhe fakti që çdo ditë ne kemi numër të lartë të pacientëve të cilët kërkojnë shërbime onkologjike mund të ketë ndonjëherë edhe mungesa të kohë pas kohshme të vogla por këto katër muajt e parë të vitit 2024 ne jemi të mbuluar gati mbi 92 ose 93 përqind të barnave të listës esenciale. Për tre muajt e parë që ne flasim kemi identifiku ose regjistru në klinikën e Onkologjisë rreth 515 vetë me kancer ose tumore te të rriturit që në krahasim me vitin e kaluar është diku 10 përqind më shumë do të thotë nëse ky trend vazhdon ne do të kalojmë edhe vitin 2023 i cili ka qenë viti me më së shumti raste të regjistruara të tumoreve, ka kapur shifrën e 2 100 pacientëve dhe këtë vit ky numër mund të kemi ndoshta numër edhe më të lartë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IKD: Kuvendi ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën

Të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.

Publikuar

nga

Puna e Kuvendit të Kosovës në vitin 2023 është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se të zgjedhurit e popullit kanë përdorur gjuhë joparlamentare dhe shpesh herë homofobe dhe seksiste.

Krahas kësaj, sipas tij shpesh herë Kuvendi ka vepruar edhe në kundërshtim me rregulloren.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut?

Këto janë votat e diasporës.

Publikuar

nga

Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 369 vota, ndërsa kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual Stevo Pendarovski fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2 mijë e 569 votues, 158 votuan për kandidaten e së Majtës, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota. Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, Nju Jork, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë. Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar mes dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.

Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi siç theksoi ai ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara