Kulturë

Nicki Minaj në bashkëpunim me Lil Baby, detaje rreth projektit

Bashkëpunimi publikohet këtë të premte.

Published

on

Rep-artistja Nicki Minaj ka dhënë detaje rreth bashkëpunimit me Lil Baby. Kënga titullohet “Do We Have A Problem” dhe do të publikohet më 4 shkurt (të premten).

Përmes një postimi në Twitter, rep-artistja njoftoi vjen këtë të premte. Krahas kësaj, ajo publikoi edhe një fotografi krah Lil Baby, dhe zbuloi se një sekuencë e klipit publikohet nesër.

Ky vjen vetëm pak muaj pas bashkëpunimit me Jesy Nelson në këngën “Boyz”./UBTNews

Kulturë

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Published

on

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925.

Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe

– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur.

Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit, u bë prefekturë më vete. Më 1923 kishte 12.453 banorë.

Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë.

(Tirana sot)

Continue Reading

Magazinë

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Published

on

Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta e 48 vjeçare Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Continue Reading

Kulturë

​Restaurohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër

Published

on

By

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, ka përfunduar puna për restaurimin e Urës të Mesit (Zerzebilit) në Përroin e Dunavatit. Kjo urë është Monument Kulture, Kategoria I.

Kjo ndërhyrje restauruese u realizua nga DRTK Gjirokastër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkruan ATSH.

Mbi përroin e Zerzebilit gjenden tri ura të vogla të shpallura monumente kulture.

Ndërsa Ura e Mesit, që sapo u restaurua është e ndërtuar me gurë të zinj, me një hark guri në mes dhe përdoret nga kalimtarët dhe në ditët e sotme.

Urat në qytetin e Gjirokastrës janë ndërtuar për të lidhur dy lagje të saj. Përrenjtë që përshkojnë qytetin kanë detyruar ndërtimin e një sërë urash të vogla, tre Urat e Vogla mbi Përroin e Dunavatit u ndërtuan nga Aqif Zerzebili, një person i kamur që donte të lidhte lagjet Manalat e Cfakë me pjesën tjetër të qytetit.

Continue Reading

Magazinë

Më e lumtur se kurrë, Selena Gomez ekspozon unazën e fejesës në Festivalin e Filmit në Santa Barbara

Published

on

Selena Gomez tërhoqi vëmendjen në Festivalin e 40-të Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, ku u nderua me Çmimin Virtuosos.

Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare mahniti me një mini fustan elegant të bardhë, duke kombinuar pamjen me taka krem dhe një stil të butë flokësh me onde.

Ajo nuk ngurroi të ekspozonte unazën e saj të fejesës me diamant, me vlerë rreth 1 milion dollarë, dhuratë nga i fejuari i saj, producenti Benny Blanco, shkruan DailyMail.

Eventi mblodhi yje si Ariana Grande, Sebastian Stan dhe Monica Barbaro, ndërsa Gomez doli në skenë për të folur mbi filmin e saj të fundit.

Ndërkohë, Selena dhe Benny u panë duke shijuar një ditë romantike në Disneyland, vetëm pak kohë pas fejesës së tyre.

Aktorja e “Only Murders in the Building” ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për postimin e saj emocional mbi politikën e dëbimeve në SHBA, i cili shkaktoi reagime të shumta.

Pavarësisht kritikave, Gomez vazhdon të fokusohet në karrierën dhe jetën e saj personale, duke ndarë momente të lumtura me fansat.

Continue Reading

Të kërkuara