Lajmet

Miratohen projektligjet për tekste shkollore dhe për performancën energjetike të ndërtesave

Deputeti Hyseni kërkoi që të votohen këto projektligje.

Publikuar

Pa vota nga opozita, Komisioni për Integrime Evropiane miratoi Projektligjin për tekste shkollore dhe Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave.

Pavarësisht kërkesës së deputetit Driton Hyseni, nuk u votuan projektligjet nga opozita. Deputeti Hyseni bëri një lutje drejtuar opozitës për t’i votuar këto projektligje.

“Të votojnë për këto projektligje sepse e dërgojmë besimin e qytetarëve në nivele që ata presin”, tha ai.

Deputetja nga PDK, Blerta Deliu, tha se vendi duhet t’i hap rrugët për zgjedhje dhe nuk ka diçka që duhet të votojnë. Ajo përmendi raportin e DASh-it dhe Freedom House, ku flitet për korrupsion nga Qeveria.

“Kësaj qeverie i ka humbur kuptimi, goditja e dy raporteve të DASh-it dhe Freedom House, tregojnë se kjo qeveri ka probleme me gjyqësorin, cenim në institucione të drejtësisë. Ka zyrtarë që kanë qenë të zënë në fushata te shteti fqinjë. Konsideroj se vendi duhet të hap rrugë për zgjedhje të reja, nuk kemi çfarë të votojmë”, tha ajo.

Deputeti Hyseni, duke replikuar, tha se nuk e sheh të arsyeshme për t’iu referuar raporteve ndërkombëtare e të mos votohen projektligjet që janë më shërbim të qytetarëve.

“Qeveria ka marrë hapa konkret dhe serioz në luftimin e korrupsionit. Nuk e shoh të arsyeshme të referoheni në ato raporte, projektligjet që janë të rëndësishme për qytetarët duhet t’i votojmë. Kjo qeveri ka marrë hapa serioz. Nuk mund të jemi peng i raporteve ndërkombëtare që të mos votohen projektligjet që janë më shërbim të qytetarëve. Ne e kemi privilegj t’i votojmë”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga AAK, Time Kadrijaj tha se ky komision nuk mund të kërkojë përkrahjen e opozitës kur nuk i merr seriozisht mbajtjet e mbledhjeve të Komisioneve.

“Nuk po e merrni me seriozitet shqyrtimin e projektligjeve, po shihet këtu. Nuk mund të kërkoni votë dhe përkrahjen e opozitës kur keni mungesë të seriozitetit”, tha Kadrijaj.

Ndërsa, Projektligjet u votuan nga pozita me gjashtë vota për, por në mungesë të opozitës.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara