Bota

Mbi 803 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në botë

Publikuar

Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë personave në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga World Meters më shumë se 803 mijë veta kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën.

Numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara me 179,200 viktima teksa nga fillimi i pandemisë janë infektuar 5,796,727 persona.

Në vendin e dytë rradhitet Brazili me 113,454 të vdekur dhe 3,536,488 të prekur.

India rradhitet në vendin e tretë me 55,928 viktima dhe 2,975,701 të infektua, transmeton klankosova.

Kujtojmë se në gjithë botën janë infektuar 23.065,281 persona gjersa 15,650,653 njerëz janë shëruar deri më tani.

Aktualitet

Ukraina thotë se Rusia ka bllokuar sërish marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor”, thanë ata.

Publikuar

nga

Autoritetet ukrainase thanë sot se marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi, e ndërmjetësuar nga OKB-ja, është shtyrë sërish sepse Rusia kishte bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.

“Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll ka njoftuar se është e pamundur të hartohet një plan inspektimi për 1 qershor për shkak të një refuzimi tjetër të pajustifikuar të delegacionit rus për të regjistruar flotën e ardhshme për pjesëmarrje në Iniciativë”, tha ministria në Facebook./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Të paktën 10 të vdekur nga të shtënat në Meksikë

Katër policë u plagosën, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Një shkëmbim zjarri në një autostradë veriore të Meksikës la të vdekur 10 kriminelë të dyshuar dhe katër policë të plagosur, thanë autoritetet.

“Oficerët e policisë arritën të vrasin 10 kriminelë të dyshuar të armatosur rëndë në autostradën Monterrey-Nuevo Laredo”, thuhet në një deklaratë zyrtare. Përplasja ndodhi të hënën pasdite pasi oficerët u sulmuan, shtuan autoritetet.

Katër policë u plagosën, thuhet në deklaratë, megjithëse të gjithë raportohet se janë në gjendje stabile.

Autoritetet thanë se sekuestruan 12 armë të kalibrit të madh, granata, njëqind copë municione si dhe tre kamionë të blinduar.

Kjo ndërsa vendi lufton me dhunën e shkaktuar nga kartelet e drogës dhe një shkallë të lartë vrasjesh./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Sulmi me dronë në Moskë ishte “akt terrorist”, pretendon ministri rus i mbrojtjes

Sipas tyre sulmi kishte plagosur dy persona.

Publikuar

nga

Moska më herët tha se tetë dronë kishin shënjestruar kryeqytetin rus, duke plagosur dy persona.

“Këtë mëngjes, regjimi i Kievit kreu një akt terrorist në rajonin e Moskës kundër – më lejoni ta theksoj – objektivat civile”, tha ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Akti përfshinte tetë mjete ajrore pa pilot – të gjitha u shkatërruan. Në Moskë, tre nga dronët u nënshtruan nga mjetet e mbrojtjes elektromagnetike, ata humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e përcaktuara. Pesë të tjerë u rrëzuan në rajonin e Moskës nga një Pantsir sistemi i mbrojtjes ajrore”.

Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulmet e sotme.

Shoigu pretendoi gjithashtu se forcat e tij kishin shkatërruar një sistem raketash anti-ajrore Patriot të furnizuar në Kiev nga SHBA.

Ai nuk ka dhënë asnjë provë për këtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Kryeministri spanjoll shpall zgjedhjet e parakohshme

Sot do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e kabinetit për ta miratuar vendimin.

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen në muajin korrik, disa orë pasi socialistët pësuan pengesa të mëdha në zgjedhjet rajonale dhe lokale.

Në një deklaratë televizive kombëtare, Sanchez tha se ka informuar mbretin e Spanjës, Felipe VI, kreun e shtetit, për të mbajtur zgjedhjet parlamentare më 23 korrik. Ai njoftoi se sot do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e kabinetit për të miratuar vendimin./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara