Lajmet

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

Published

on

Kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahëse e idesë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Këto janë vetëm disa prej pikave të forta, për të cilat njihet kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Sa i përket Kosovës, ajo është takuar disa herë me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe ka thënë se mbështet synimet euro-atlantike të këtij shteti.

Emri i 47-vjeçares po përmendet shpesh së fundmi, si mundësi për t’u emëruar si kryediplomate e Bashkimit Evropian në legjislaturën e re të bllokut evropian. Aktualisht, këtë pozitë e mban Josep Borrell.

Liderët e BE-së janë takuar më 17 qershor për të diskutuar për emrat e rinj në pozitat kryesore të bllokut, por nuk kanë arritur pajtueshmëri.

Ky ka qenë takimi i tyre i parë pas zgjedhjeve të mbajtura për Parlamentin Evropian më 6-9 qershor.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme të partive të së djathtës ekstreme, partitë e qendrës së djathtë dhe të majtë kanë dalë të parat.

Kjo nënkupton që shefja aktuale e BE-së, Ursula von der Leyen e Partisë Popullore Evropiane – që ka fituar më së shumti vota – ka shumë mundësi të fitojë një mandat të dytë.

Përveç emrit të Kallasit për pozitën e kryediplomates së BE-së, në qarqet diplomatike po përmendet edhe emri i ish-kryeministrit të Portugalisë, Antonio Costa, për pozitën e shefit të Këshillit Evropian.

E kërkuar në Rusi

Qëndrimi i ashpër ndaj politikave të Rusisë mund të jetë njëra prej dilemave nëse Kallas do të mund të bëhet kryediplomate e BE-së, duke marrë parasysh qëndrimet e disa liderëve evropianë ndaj Moskës, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, thuhet në një material të agjencisë Reuters.

Shembull, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vazhdon të kultivojë marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin.

Për dallim prej Orbanit, Kallas e ka ngjitur Estoninë lart në listën e vendeve që kanë ndihmuar Ukrainën për t’i bërë ballë konfliktit.

Emri i saj është në listën e kërkimit të Ministrisë së Brendshme ruse për, siç është thënë, shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Estonia, bashkë me Letoninë dhe Lituaninë, kanë rrëzuar shumicën e monumenteve të kësaj periudhe, sidomos ato që përkujtojnë ushtarët sovjetikë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

E lindur në Tallin, ajo është stërmbesa e shefit të parë të Policisë së Estonisë, pas daljes së vendit nga Perandoria Ruse kur ka përfunduar Lufta e Parë Botërore, por që është zhytur më pas në Bashkimin Sovjetik, më 1940.

Nëna e Kallasit i ka pasur vetëm gjashtë muaj kur familja e saj është detyruar të zhvendoset me forcë në Siberi, më 1949, bashkë me 20.000 estonezë tjerë.

“Rusia nuk ka ndryshuar”, ka thënë ajo vitin e kaluar, sipas raportimeve të Reutersit, kur e ka shënuar përvjetorin e ekzilit të nënës së saj.

“Ky djall jeton ende në Rusi”.

Kosova dhe Estonia – “të kaluar të ngjashme historike”

Kryeministrja Kallas është takuar vjetëve të fundit edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit me Osmanin, më 2021, Kallas pati thënë se Estonia mbështet Kosovën drejt integrimeve evropiane dhe që çelës për sukses janë “reformat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sigurimi i njohjeve të shtetësisë prej pesë vendeve të BE-së” – referencë për Sllovakinë, Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Spanjën.

Ajo e ka përmendur në atë takim edhe nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, me arsyetimin se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.

Kallas është takuar me Kurtin dy herë, më 2022 dhe 2023, në Tallin të Estonisë.

Kryeministrja e Estonisë e ka falënderuar Kurtin që Kosova është rreshtuar përkrah BE-së në sanksionimin e Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, ndërsa Kurti e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në shtetndërtim.

Në takimin e 2023-ës, në kuadër të një samiti për partneritet të hapur qeveritar, dy zyrtarët kanë diskutuar për nevojën e bashkëpunimit në digjitalizim të shërbimeve publike, duke marrë shembull Estoninë.

“Kosova dhe Estonia kanë marrëdhënie bilaterale të shkëlqyeshme, ashtu sikurse të kaluar të ngjashme historike. Kosova e merr shtetin e Estonisë si model në shumë aspekte të shtetndërtimit”, pati thënë Kurti duke përmendur në veçanti administratën publike.

Përgjegjësitë e kryediplomatit evropian

Zyrtari që emërohet në rolin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka rol të dyfishtë.

Ai person është edhe njëri prej nënkryetarëve të Komisionit Evropian dhe ka rolin e kreut të diplomacisë evropiane.

Ai, gjithashtu, punon për të krijuar konsensus midis vendeve anëtare të BE-së, kryeson takimet midis ministrave të jashtëm të BE-së, ministrave të Mbrojtjes, ministrave të Tregtisë dhe Zhvillimit.

Liderët e BE-së pritet të vazhdojnë diskutimet për emrat në krye të bllokut evropian në fund të javës së ardhshme, kur do të mbahet samiti i rregullt i BE-së, më 27 dhe 28 qershor./REL

Vendi

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, kërkohet ndihma e qytetarëve

Published

on

By

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I kërkuari është Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojnë menjëhirë organet e rendit ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Kontaktet për të lajmëruar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 0800 19999 (të dy numrat pa pagesë)
  • 039 432 327 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë)

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon seancë të jashtëzakonshme dhe komision hetimor parlamentar

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, njoftoi se seanca synohet të mbahet më 26 tetor 2026, ku do të kërkohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar zinxhirin e përgjegjësisë.

Nagavci theksoi se viktima i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj tri ditë para se të vritej.

“Ajo kërkoi ndihmë dhe mbrojtje, por përfundoi e vrarë. Asnjë grua nuk duhet ta humbasë jetën pasi u është drejtuar institucioneve për mbrojtje. Çdo veprim dhe mosveprim duhet të hetohet dhe askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë”, ka shkruar Nagavci. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport të detajuar dhe hetime për përgjegjësi institucionale

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka kërkuar raport të detajuar me shkrim lidhur me të gjitha veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, ku i dyshuar kryesor është kunati i saj.

Përmes një komunikate për media, Kryeprokurori i Shtetit njoftoi se rastit do t’i jepet trajtim me urgjencë dhe seriozitet maksimal, duke autorizuar koordinatorin nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë çdo procedurë të ndërmarrë më parë.

Në kuadër të këtij autorizimi, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i hollësishëm që përfshin:

  • Kronologjinë e plotë të trajtimit të rasteve të së ndjerës, identitetin e personave të raportuar dhe cilësimin juridik të veprave.
  • Të dhënat për prokurorët kujdestarë e ngarkues, veprimet procedurale dhe kohën e ndërmarrjes së tyre, si dhe vendimet e nxjerra bashkë me arsyetimet përkatëse.
  • Vlerësimin e rrezikut, masat e marra për mbrojtjen e viktimës dhe komunikimin ndërinstitucional me Policinë e Kosovës.
  • Trajtimin e veçantë të shkresës paralajmëruese të dërguar nga e ndjera më 22 tetor 2026.

Përveç kësaj, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të nisë veprimet hetimore dhe verifikuese mbi mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e mëparshme të viktimës.

Në njoftim theksohet se nëse do të konstatohen shkelje ligjore, neglizhencë apo dështim në përmbushjen e detyrave zyrtare, do të ndërmerren masa të rrepta ligjore pa asnjë tolerim, si në nivel individual ashtu edhe institucional. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ritheksoi se çdo pretendim për mosveprim do të shqyrtohet në mënyrë të plotë, objektive dhe profesionale për sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në vend, ku në disa prej tyre viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Fushë Kosovë janë regjistruar dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, një person u arrestua pasi sulmoi fizikisht dy gra, të cilat morën tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari u lirua më pas në procedurë të rregullt. Në ngjarjen tjetër në këtë komunë, pas një përleshjeje fizike mes dy personave ku po ashtu u kërkua ndihmë mjekësore, prokurori vendosi t’u caktojë masën e ndalimit të dyshuarve.

Ndërkohë, dy raste të tjera të dhunës fizike ndaj grave u raportuan në Kamenicë, ku të dy të dyshuarit u arrestuan nga policia dhe me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.

Përplasje fizike në familje u shënuan edhe në Prishtinë dhe Vushtrri. Në kryeqytet, rasti ndaj të dyshuarit po vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa në Vushtrri, viktima mori trajtim mjekësor dhe i dyshuari u lirua pas intervistimit /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara