Lajmet

Kurti: Si Qeveri nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

“KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna”, u shpreh ai.

Publikuar

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri, përcjell Klankosova.tv.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë  euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë. Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”.

Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.

“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

Lajmet

Pandemia nuk ngadalësoi shitjet globale të armëve

Vitin që lamë pas kompanitë kryesore kanë shitur armë dhe shërbime ushtarake në vlerë prej 521 miliardë dollarë.

Publikuar

nga

Industria globale e mbrojtjes rriti më tej shitjet e armëve vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 dhe pasojat e saj ekonomike, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), 100 kompanitë kryesore të armëve në botë kanë shitur armë dhe shërbime ushtarake në vlerë prej 521 miliardë dollarë në vitin 2021.

“Kjo ishte një rritje prej 1.3 për qind në terma real krahasuar me një vit më parë, duke shënuar vitin e gjashtë radhazi të rritjes”, thotë SIPRI, raporton atsh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruajtën vendin e parë, me 41 kompani në renditjen e 100 më të mirave.

Mes tyre, shitjet e tyre të armëve arritën në 285 miliardë dollarë në 2020 – një rritje prej 1.9 përqind nga viti në vit.

Kina doli e dyta, me pesë kompanitë e saj të listuara në mesin e 100 më të mirave që arritën rreth 66.8 miliardë euro shitje ose 1.5 përqind më shumë se në vitin 2019.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Trump ka mbledhur 1 miliard dollarë për platformen e tij të mediave sociale

Marrëveshja do të sigurojë të ardhura të vlerësuara prej 1.25 miliardë dollarësh.

Publikuar

nga

Trump Media & Technology Group Corp. (TMTG) dhe Digital World Acquisition Corp. (DWAC), një kompani për blerje me qëllime të veçanta, njoftuan të shtunën se të dy kompanitë arritën një marrëveshje për të financuar faqen e re të mediave sociale të Trump, TRUTH Social.

Marrëveshja – për të cilën burimet fillimisht i thanë Reuters se ishte në progres në fillim të kësaj jave – do të sigurojë të ardhura të vlerësuara prej 1.25 miliardë dollarë për TRUTH Social, sipas një njoftimi për shtyp. Ndërsa identiteti i investitorëve mbetet i panjohur, financimi do të funksionojë si investime “PIPE”, apo investime private në kapitalin publik.

Trump tha në një deklaratë të shtunën se investimi do ta vendosë kompaninë e tij “në një pozicion më të fortë për të luftuar kundër tiranisë së Big Tech”.

“1 miliard dollarë i dërgon një mesazh të rëndësishëm Big Tech se censura dhe diskriminimi politik duhet të marrin fund”, tha Trump në një deklaratë. “Amerika është e gatshme për TRUTH Social, një platformë që nuk do të diskriminojë në bazë të ideologjisë politike”.

TMTG tha në tetor se faqja dhe aplikacioni shoqërues pritet të nisë në fillim të vitit 2022, pas një prove në nëntor.

Njoftimi i Trump për platformën erdhi pasi ish-presidentit i’u ndalua qasja përgjithmonë në disa rrjete sociale kryesore për shkelje të politikave në fillim të këtij viti, duke përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kjo është arsyeja pse Brad Pitt nuk e përdor kurrë emrin e tij të vërtetë

Ai nuk e ka përdorur emrin e tij të vërtetë që kur u shpërngul nga vendlindja e tij, Misuri.

Publikuar

nga

Brad Pitt ka pasur gjithmonë një reputacion si një nga aktorët më të pashëm në Hollywood, por pak njerëz e dijnë emrin e tij të vërtetë.

Që kur fitoi famë dhe popullaritet, bukuria e tij nuk ka lënë thuajse askënd indiferent dhe Angelina Jolie dhe ai ende konsiderohen si një nga çiftet më të bukur në historinë e industrisë së filmit.

Emri i tij është i njohur në të gjithë planetin, por shumë nuk e dinë se ai nuk e ka përdorur emrin e tij të vërtetë që kur u shpërngul nga vendlindja e tij, Misuri.

Aktori foli një herë për rrethanat që çuan në largimin e tij nga Misuri. Pitt shpjegoi se ai duhet të kishte mbaruar shkollën, por ai thjesht nuk mund të priste fillimin e karrierës së tij filmike. Ai u largua para se të diplomohej.

“Gjithmonë ankohesha se nuk kishte akademi filmi në Misurin jugor dhe më shkonte mendja se mund të shkoja në të, kështu që fjalë për fjalë i paketova gjërat, hipa në makinë dhe u largova. Nuk u diplomova”, pranoi Pitt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara.

Emri i vërtetë i aktorit është William Bradley Pitt, i quajtur sipas babait të tij William Alvin Pitt. Brad vendosi të shkurtojë emrin e tij për shkak të dëshirës së tij për të ndjekur aktrimin.

Për ta mbajtur më të lehtë në kujtesë, aktori ka përdorur emrin e tij të mesëm, ndaj sot shumë nuk e dinë se si quhet. Përveç kësaj, pakkush e di se edhe Brad iu nënshtrua korrigjimit estetik.

Brad Pitt nuk është i vetmi aktor që ka ndryshuar emrin për t’u bërë i famshëm në Hollywood. Jamie Foxx tani është i njohur me këtë emër, por ne pyesim veten nëse do të kishte qenë kështu nëse ai do t’i kishte qëndruar emrit të tij të vërtetë, dhe ky është Eric Marlon Bishop. Edhe legjendarja Marilyn Monroe ndryshoi emrin e saj, në fakt quhej Norma Jean Mortenson.

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Pink ia realizoi ëndrrën një fanseje të sëmurë me kancer

Publikohet videoja.

Publikuar

nga

Këngëtarja e mirënjohur, Pink ia realizoi ëndrrën një fanseje të sëmurë nga kanceri.

42-vjeçarja zhvilloi me fansen e saj, Diane Berberian, një telefonatë tridhjetë minutëshe në Zoom muajin e kaluar, duke e ndihmuar atë të realizonte një nga qëllimet e fundit madhore të mbetura në listën e saj të dëshirave.

Më 27 nëntor, Berberian publikoi në Facebook një sekuencë nga biseda e saj me Pink dhe falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan atë ta realizonte këtë ëndërr.

Në fund të bisedës, Berberian ia dha një mesazh këngëtares: “Mos heq dorë! Mos ndalo së bëri atë që po bën”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara