Lajmet

​Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyret e komunave në veri

Ai tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.

Publikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 21 prillit që do të mbahet në katër komunat veriore: Mitrovicë të Veriut, Zevçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e udhëhequr nga ai është në shërbim të Komisionit Zgjedhor për këtë proces dhe se Qeveria është garantuese se rezultati i këtij referendumi do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Ai tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.

Duke bërë thirrje për dalje në zgjedhje, ai tha se data 21 prill është mundësi për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual dhe se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm me proces ligjor e jo me banda të dhunshme sepse, sipas tij, një gjë të tillë nuk e lejon Policia e Kosovës.

“Për çështjen e zgjedhjeve që do të mbahen në katër komunat veriore më 21 prill prinë Komisioni Qendror Zgjedhor. Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është në përgjithësi është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat në të cilat 50 për qind plus një të qytetarëve votojnë për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual të komunave ne jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotëni e me shpejtësi. Këta kryetarë mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilët dhunojnë KFOR-in, juve gazetarët e Policinë e Kosovës. Me zgjedhje hyhet në zyre, nuk hyhet në zyre as me bomba, as me granata e as me armë të tjera me të cilët janë sulmuar personeli personeli i sigurisë në katër komunat veriore. 21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyre, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Kurti

Këto deklarime Kurti i bëri gjatë vizitës në fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kjevë-Dollc”.

Lajmet

​Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Publikuar

nga

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se debati për tri vjet qeverisje do të ndodhë. Ani pse nuk është dhënë një datë e re për mbajtjen e kësaj seance, ai tha se “ka vetëm vonim, se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën”. Sipas tij, qeveria e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti është kampione e dështimeve të vendit.

Pas dështimit të seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se në seancën e ftuar për ditën e sotme nuk pati deputetë të mjaftueshëm për të vijuar debati parlamentar.

“Nuk pati deputetë për të diskutuar dhe për tu ballafaquar me një qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit. Kjo qeveri nuk ka pse t’i del qytetarëve përpara, nuk ka si t’i del pensionistëve përpara, nuk ka si të ju del 80 mijë shërbyesve civil përpara. Nuk ka si të ju del përpara pagës minimale, më e ulëta në Ballkan, nuk ka si të ju del zyrtarëve publik, e cila ju rrezikohet siguria juridike dhe mbi të gjitha nuk ka si të ju del as vëllezërve dhe motrave në diasporë, ku që nga korriku i vitit 2023 nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje të vetme për të ndodhur votimi në ambasada në vendet përkatëse”, u shpreh ai.

Tahiri para mediave shtoi se debati do ballafaqimi i kryeministrit Albin Kurti me opozitën do të ndodhë.

“Kryeministri Kurti duke u dorëzuar ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, mirëpo ne këto kushte nuk i pranojmë, ne presim herët a vonë kapitullimin e këtij përmes dorëheqjes. Ka vetëm vonim, se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën me gjitha këto tema. Debati do të ndodhë nuk ka qysh ik, është i protokolluar në kryesi dhe kurdo që të jetë ai debat do të jetë ballafaqimi i të vërtetës dhe i një super mashtrimi që ka ndodhur tash e tri vjet e gjysmë”, deklaroi ai para mediave.

Ai theksoi se të gjithë deputetët e AAK-së kanë qenë të pranishëm, përveç kryetarit, Ramush Haradinaj dhe deputetes Time Kadriaj.

“Në nisje unë e nisi debatin, sot ka qenë një ngjarje e rëndësishme për heroin e kombit, Shkelzen Haradinaj në Gllogjan, dy deputetë kanë munguar. Nuk kanë qenë kryetari Ramush Haradinaj dhe deputetja Time Kadriaj. Mirëpo, unë e kam thirrur unë e kam pasur fjalën në emër të grupit si iniciues dhe në emër të grupit parlamentar fjalën e ka pasur Bekë Berisha”, përfundoi ai.

Debati parlamentar për Qeverinë Kurti ka dështuar në mungesë të deputetëve, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca bëri të ditur se të pranishëm kanë qenë vetëm 40 deputetë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Forcat izraelite intensifikojnë sulmet në Jabalia dhe Rafah

Publikuar

nga

Forcat izraelite intensifikuan sulmet e tyre në Gaza, ku luftime të ashpra janë raportuar në veri të Jabalisë dhe me tanke në jug të Rafahut.

Mjekët thanë se të paktën pesë palestinezë u vranë pasi shtëpitë e tyre u goditën në Jabalia dhe besohet se ka edhe shumë të bllokuar nën rrënoja, porse zona nuk mund të arrihet për shkak të intensitetit të bombardimeve. Në qytetin jugor të Rafahut, banorët raportuan për shpërthime dhe tym.

Sulmet e njëkohshme izraelite në skajet veriore dhe jugore të Gazës këtë muaj kanë shkaktuar një eksod të ri të qindra mijëra palestinezëve që ikin nga shtëpitë e tyre dhe kanë ndërprerë rrugët kryesore të hyrjes për ndihma, duke rritur rrezikun e urisë.

Banorët në Jabalia thanë se tanket kanë shkatërruar tregun lokal dhe buldozerët vazhduan të rrafshonin dyqanet dhe pronat. Krahu i armatosur i Hamasit tha se luftëtarët e tij kishin përfshirë tre tanke atje.

Tanket gjithashtu përparuan pranë Spitalit Kamal Adwan aty pranë, ku mjekët thanë se zjarri izraelit kishte shkaktuar pezullimin e operacioneve në objektin e fundit mjekësor funksional në Rripin verior të Gazës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kusari–Lila: Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjithë grupeve parlamentare

Publikuar

nga

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për tri vjet të qeverisjes Kurti.

Në fjalën e saj, Kusari ka vlerësuar se Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mungojnë deputetët, shtyhet debati parlamentar për tri vjet qeverisje

Publikuar

nga

Në mungesë të deputetëve ka dështuar seanca plenare ku do të diskutohej për tri vjet qeverisje. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se të pranishëm janë vetëm 40 deputetë dhe si e tillë seanca nuk mund të vijojë pa prezencën e 61 deputetëve.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se janë dakorduar edhe me grupet tjera parlamentare që ky debat të vendoset në një datë tjetër.

“GP i AAK-së tash e tre muaj ka vendosur në kryesi të kuvendit një kërkesë për një debat për tri vjet qeverisje. Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve, një temë kaq e rëndësishme që do të jetë një ballafaqim i vërtetë mes opozitës në mes të neve si grup dhe kryeministrit, nuk do të duhej që do të ndodhë pa një dakordim të plot dhe pa pjesëmarrjen të deputetëve. Andaj në mungesë të deputetëve, në dakordim edhe me grupet parlamentare po e shtyjmë këtë debat në kryesi vendosim për datën”, tha ai.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca u shpreh se debati parlamentar për tri vjet qeverisje do të vendoset në kryesi për një datë tjetër.

“Merremi vesh në një rast tjetër që kur ka gatishmëri më të madhe të deputetëve, vërtetë nuk do të ishte mirë që kjo seancë të ndodhte me 40 deputetë të pranishëm. Është pa përgjegjësi me prit shumë gjatë, kështu që pritem boll, rreth 40 minuta e ndërprejmë këtë seancë. Duhet me 61 deputetë të zhvillohet seancë. Atëherë merremi vesh për një datë tjetër kur do të ketë kohë kryeministri një datë tjetër, atëherë vijmë në kuvend”, deklaroi Konjufca.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon që përmes një rezolute qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkim e që më pas të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara