Sport

Kosova pajtohet për të luajtur një miqësore me Turqinë

Publikuar

Kosova e Turqia kanë zhvilluar ndeshje ndërmjet vete. Por, federatat e të dyja shteteve kanë rënë dakord për zhvillimin e një ndeshje miqësore, ka njoftuar të enjten Fedetata e Futbollit e Kosovës (FFK) pas takimit që kryetari Agim Ademi pati me kryetarin e Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Ozdemir.

Miqësorja është menduar të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë. Të dyja federatat kanë nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për të forcuar edhe më shumë marrëdhëniet si dhe bashkëpunimin në shumë projekte të përbashkëta.

Kosova e Turqia kanë luajtur një ndeshje miqësore në Mitrovicë në vitin 2014, ndeshje që Turqia e kishte fituar 6:1, ndërsa të dyja shtetet janë takuar edhe në kuadër të ciklit kualifikues për kampionatin botëror “Rusia 2018”. Turqia i fitoi dyja ndeshjet. Të parën 2:0 ndërsa të dytën 4:1.

Sport

Roger Federer tërhiqet nga Miami Open

Publikuar

nga

Tenistët Roger Federer e Rafael Nadal kanë vendosur të ndryshojnë planet e tyre sezonale, duke zyrtarizuar mungesën në disa nga turnetë ku fillimisht kishin dhënë pëlqimin e pjesëmarrjes së tyre.

Federer, që këtë javë do të rikthehet në fushë pas 14 muajsh pushim në turneun e Doha, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në turneun Masters të Miami. Ky është Masters i parë sezonal (22 mars-4 prill).

Për pasojë, Federer do të humbasë 1000 pikë në renditje, duke qenë se është kampion në fuqi (ka fituar për herë të fundit në vitin 2019, ndërsa vjet ky turne nuk u zhvillua si pasojë e pandemisë).

Edhe Rafael Nadal ka vendosur të ndryshojë planet e tij. spanjolli është tërhequr në momentet e fundit nga turneu i Roterdam, që ka nisur në Holandë këtë javë.

Jo vetëm kaq, po Nadal do të mungojë edhe në turneun e Akapulko (Meksikë), që zhvillohet në mes të marsit. Sipas menaxherit të tenistit spanjoll, ky vendim u mor për arsye shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Sport

Bale: Ramos ishte çelësi i tri trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi, ndërhyrja e tij ndaj Salah ishte paqëllim

Publikuar

nga

Sulmuesi Gareth Bale, ka folur lidhur me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos. Dyshja për shumë vite ishin te “Los Blancos” duke fituar trofe të shumtë, derisa uellsiani verën e kaluar kaloi te Tottenham në formë huazimi.

Së fundmi, Bale ka folur lidhur me Ramosin, derisa zbuloi se ndërhyrja e spanjollit ndaj Salah në finalen e Ligës së Kampionëve ishte e paqëllimshme.

 “Sergio Ramos ishte çelësi për fitoren e tre trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi, sidomos në Kiev dhe Itali. Na sjelli sërish në jetë dhe kontributi i tij në ato finale na dha të gjithë skuadrës besim që do t’ia dalim”, ka thënë fillimisht Bale.

“Në Kiev, e di që shumë njerëz flasin për largimin e Salah, por ishte tjetër vendim i pabesueshëm sepse Salah ishte në formë të shkëlqyeshme”, vazhdoi ish-lojtari i Real Madridit.

“Sidoqoftë, unë nuk mendoj se vëmendja e tij ishte ta lëndonte ashtu. Me të ti duhet të besosh se jam kampion, nuk ka rëndësi se si, ai të shtyn të besosh”, deklaroi ai.

Real Madrid mbetet skuadra e vetme në histori të Ligës së Kampionëve që fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Arrestimi i Bartomeut, reagon Laporta

Publikuar

nga

Joan Laporta, ish-presidenti i FC Barcelonës dhe favorit për të marrë përsëri këtë post, i është përgjigjur lajmit se presidenti më i fundit i klubit, Josep Maria Bartomeu është arrestuar.

“Nuk është as lajm i mirë dhe as lajm i këndshëm për Barçan pasi që ky person ka qenë president i FC Barcelona”, tha Laporta.

“Edhe pse ai nuk kishte një administratë të mirë, ai megjithatë ka qenë president i Barcelonës dhe është një lajm që nuk është i këndshëm për askënd. E vërteta është se është një lajm tronditës, sigurisht”, ka vazhduar ish-presidenti katalunas, Joan Laporta.

Laporta tha se ai në fillim do të supozonte pafajësinë për Bartomeun, i cili thuhet se është arrestuar në lidhje me skandalin “Barçagate”, kur klubi u akuzua se kishte paguar një kompani të mediave sociale për të sulmuar armiqtë, duke përfshirë disa herë, lojtarët aktualë dhe ish-lojtarët. Bartomeu dhe disa zyrtarë thuhet se u arrestuan pasi policia katalunase bastisi zyrat e klubeve.

“Duke pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur sot në lidhje me regjistrimet në zyrat e klubit, si dhe arrestimet e ish-presidentit të Barças dhe drejtuesit e klubit, në emër të fushatës ‘Estimem el Barça’, ne duam të themi se kemi maksimumin e respektit për veprimet gjyqësore dhe policore, si dhe respekt maksimal për prezumimin e pafajësisë. Na vjen keq që ka ndodhur kjo ngjarje, të cilat dëmtojnë shumë imazhin dhe reputacionin e klubit tonë, ”tha Laporta më vonë në një deklaratë.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Manchester City-Wolverhampton, formacionet e mundshme

Publikuar

nga

Manchester City do të kërkojë të ikë 15 pikë larg nga vendi i dytë, pasi sot presin në shtëpi skuadrën e Wolverhampton.

Manchester City pas 26-të ndeshjeve kryeson tabelën me 62 pikë, ku ka regjistruar 19-të fitore, pesë barazime dhe vetëm dy humbje.

Në anën tjetër, skuadra e Wolves pas 26-të xhirosh ka nëntë fitore, shtatë barazime dhe dhjetë humbje, duke u pozicionuar në vendin e dymbëdhjetë, me gjithsej 34 pikë.

“Qytetasit”, që kanë fituar në 20-të ndeshjet e fundit radhazi, do të rikthehen nga fitorja 2:1 kundër West Ham United. Kurse, Wolves do të hynë në këtë ndeshje nga barazimi me Newcastle 1:1.

Mungesa e vetme te skuadra e Guardiolas është mbrojtësi Nathan Ake. Ndërsa, te Wolverhampton do të mungojnë Fernando Marcal, Willy Boly, Raul Jimenez dhe Daniel Podence.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Stones, Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Bernardo, Sterling, Foden

Wolverhampton (3-4-3): Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Moutinho, Jonny; Traore, Willian Jose, Neto

21:00 Manchester City (1) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Etihad)

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara