Lajmet

Konferenca e OKB-së premton 2.4 miliardë dollarë për Bririn e Afrikës

Paratë do të ofrojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e rreth 32 milionë njerëzve.

Publikuar

Një konferencë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara mblodhi 2.4 miliardë dollarë të mërkurën për të përballuar urinë në Bririn e Afrikës, vend ky që po përballet me thatësiren e saj më të keqe në dekada ndërsa temperaturat globale rriten.

Paratë do të ofrojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e rreth 32 milionë njerëzve në të gjithë Etiopinë, Kenian dhe Somalinë, tha në një deklaratë agjencia humanitare e organizmit botëror OCHA.

“Uria është shmangur, pjesërisht falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të komuniteteve lokale, organizatave humanitare dhe autoriteteve, si dhe mbështetjes së donatorëve”, tha OCHA.

Vdekjet nga uria janë në rritje në Afrikë për shkak të thatësirave të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike dhe konfliktet, thonë zyrtarët dhe shkencëtarët e OKB-së./UBTNews/

Lajmet

​BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të shkurtit arritën në mbi 174 milionë euro

Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

Publikuar

nga

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024, është 87.90 milionë euro. Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

“64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve, 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve, 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale, 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar, 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar, 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë. Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së.

Ndërsa asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kontratat njëburimore, Abdixhiku kërkon reagimin e Prokurorisë Speciale

Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se praktika e tenderëve siç i quajti ai “sekret” janë të dëmshme për vendin.

Publikuar

nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të reagojë në lidhje me kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti.

Abdixhiku në seancën e Kuvendit ka thënë se praktika e tenderëve siç i quajti ai “sekret” janë të dëmshme për vendin.

“Kjo praktikë ka një emër, dhe i thonë tender sekret. Tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit, prej buxhetit te operatorët, bizneset, pa asnjë procedurë, garë, drejt për së drejti marrëveshje direkte. Kjo praktikë në tre vite është bërë besoni ose jo 781 herë. Shtetin e Kosovës 781 tenderë sekret janë dhënë për tre vjet dhe vlera e tyre është 209 milionë euro”, tha ai.

Ai theksoi se mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i praktikës së tenderëve njëburimor.

“Në MPB 15 milionë euro për shërbime të IT-së e tani këtu bëhet e çuditshme dhe evidente, kur procedura ka qenë e hapur kur ka pasë garë kanë konkurruar kompani, çmimi përfundimtar ka qenë 9.5 milionë euro kanë ardhur në pushtet kanë mbyllur tenderë, janë ulur kanë bërë negociim dhe është nënshkruar marrëveshja drejtpërdrejtë, pa procedurë, 15 milionë euro. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, këtë listë e ka, jemi të gatshëm të jemi dëshmitarë e dorëzues te secili tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike”, tha Abdixhiku.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë se mazhoranca le të dalë me fytyrë për themelimin e këtij komisioni.

Publikuar

nga

Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin si datë për zgjedhje të parakohshme në vend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë se mazhoranca le të dalë me fytyrë për themelimin e këtij komisioni, pasi nuk mund ta anashkalojnë sepse nëse nuk themelohet tash, do të themelohet në legjislaturën tjetër.

“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 Qershor, mirëpo, por duke pas parasysh jo sinqeritetin e tyre dhe frikën për me shkuar zgjedhje, ne e dimë që ajo ka qenë një lojë fjalësh se këta nuk guxojnë të shkojmë në zgjedhje më 9 qershor, prandaj duke pas parasysh që këta janë të luhatshëm ne duam ta shfrytëzojmë këtë periudhë dhe deri në ditën e fundit ta kryejmë mandatin si deputet , me themeluar këtë komision, nëse zgjedhjet na lënë në gjysmë, atëherë e vazhdon punën legjislatura e tjetër”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rrustemi kundër hetimit të kontratave njëburimore

Ai thotë se partitë opozitare po mundohen që me komisione hetimore të hedhin baltë mbi Qeverinë Kurti.

Publikuar

nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi tha se nuk ka bazë për hetimin e kontratave, gjë të cilën po e kërkon opozita. Sipas tij, partitë opozitare po mundohen që me komisione hetimore të hedhin baltë mbi Qeverinë Kurti. Teksa përmendi shumat e kontratave njëburimore në komunat ku udhëheq opozita, Rrustemi u shpreh se këto parti po mbyllin sytë në institucionet ku qeverisin.

Në seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor për kontratat një-burimore, Rrustemi tha se në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë.

“Në këto kontrata nuk ka asgjë të dyshimtë e që duhet hetuar, opozita në mungesë të kauzave dhe përballur me humbjen e besimit tek qytetarët, po mundohet që me komisione të tilla hetimore të hedh baltë mbi çdo gjë dhe mbi gjithë kë. Po mundohet ta kthej kuvendin në organ të akuzës dhe baltosjes. Por ne nuk mund ta lejojmë këtë çoroditje pa dyshim…E kuptoj që shumë nga ju deputetë të opozitës edhe mund të jeni ekspertë të tenderëve, ndoshta edhe të kontratave një-burimore por duhet të bindeni për një gjë: ka ikur koha juaj, në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohërat tuaj. Në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar dhe nuk ka korrupsion. Prandaj mos u përpiqni ta shihni vetën në situata të tilla e në funksione se çfarë do të bënit po të kishit këtë mundësi”, deklaroi Rrustemi në seancë të jashtëzakonshme.

Ai tha se kjo procedurë tenderuese është përdorur shumë në qeverisjet e kaluara.

“Nga viti 2008-2014 qeveria e udhëhequr PDK, 448 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontratat njëburimore. Nga viti 2015-2017, qeveria e udhëhequr nga LDK, 158 milionë euro ka qenë shuma e shpenzuar në kontrata njëburimore. Nga viti 2018-2019, qeveria e udhëhequr nga AAK ka qenë 120 milionë euro shuma e shpenzuar në kontrata një-burimore. Ndërkaq, nëse e krahasojmë ndër vite qoftë në nivel sasior, ashtu edhe financiar, 2008 është viti me më së shumti kontrata njëburimore me gjithsejtë 164 milionë euro apo me rreth 19,86 për qind të totalit të kontratave të nënshkruara. Pastaj viti 2015 me 16, 10 apo 64 milionë euro shuma e shpenzuar në kontrata njëburimore”, deklaroi ai.

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Rrustemi shtoi se në komunat ku po udhëheq opozita ka kontrata njëburimore më shumë se në institucionet që po udhëheq pushteti.

“Të marrim shembull Komunën e Mitrovicës e cila që nga marrja e mandatit të kryetarit aktual i ka nënshkruar 11 kontrata në vlerë totale prej 137 mijë euro, po aq sa ka edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Komuna e Gjakovës me 2,9 milionë euro, e që shuma e tyre është më e madhe se shuma e kontratave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Pra, të nderuar qytetarë këta i shohin me llupë institucionet që nuk qeverisin, ndërsa mbyllin sytë në komunat ku qeverisin. Edhe pse vlerat e kontratave të tilla siç i prezantova më lartë është dukshëm më e lartë”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara