Lajmet

Komuna e Prishtinës siguron 40 mijë doza të insulinave

Publikuar

Qytetarë të shumë të Prishtinës të cilët vuajnë nga diabeti sot ia kanë mësyrë barnatores së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, kjo pasi tashmë kjo farmaci është furnizuar me 40 mijë doza të insulinave të cilat kanë munguar tash e disa muaj.

Prej këtyre 40 mijë dozave deri në orën 15:00 u shpërndanë rreth 1270 shiringa të insulinave për të cilat qytetarët u detyruan t’i blinin në farmacitë private, por edhe jashtë Kosovës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi tha se fal një kontrate vetanake të Komunës e cila kap shifrën e rreth 200 mijë eurove kanë arritur që të furnizohen me insulina. Ai tha se fondet për këtë kontratë janë siguruar nga Fondi për situate emergjente.

“Sot jemi furnizuar me rreth 40 mijë shiringa me insulina dhe tani janë dy lloje të insulinave, ajo me veprim të mesëm dhe ajo me veprim të shpejtë. Shumica janë me veprim të shpejtë të mesëm sepse konsumi është i tillë qytetarët kanë nevojë për to më shumë, numri i tyre në baza mujore është rreth 5 mijë e 500 deri në 6 mijë. Këto i kemi marr qysh sot i kanë kushtuar komunës së Prishtinës pak më pak se 200 mijë euro. Fonde të cilat i kemi ndarë që i kemi pas fonde rezervë për situate emergjente në rast ët nevojave t tilla apo të ngjashme të tilla. Arsyeja e kërkesave të shumta 4-5 muajve të qytetarëve dhe pamundësia e tyre që në sektorin privat t’i sigurojnë insulinat të këtyre dy insulinave na ka shtyrë që të marrim këtë vendim dhe të mbulojmë sado pak këtë nevojë të domosdoshme”, tha Gashi.

Gashi tutje ka treguar se me këto doza të insulinave që tashmë kanë siguruar, furnizimi për insulinovarësit është i mundur për 5 muaj. Ai tha se këto insulina do të shpërndahen vetëm për banorët e kryeqytetit.

“Njëri lloj nëse nuk gaboj është pesë muaj ndërsa lloji tjetër është 3 muajve t fundit ne kemi pasur disa rezerva të insulinës me veprim të shpejt me të cilat I kemi mbuluar mos furnizimet 2-3 mujore të tyre tani normalisht që kemi marr këto me fondet tona dhe shpresoj që për 5 muajt e ardhshëm do të kemi mjaftueshëm, derisa departamenti farmaceotik MSh do të sigurojë që të rikthejnë në listën esenciale këto lloje të insulinës”, thekoi Gashi.

E blerja e këtij kontingjenti të insulinave i ka gëzuar shumë pacientët që vuajnë nga diabeti, të cilët në pamundësi të furnizimit nga Barnatorja Kryesore e QKMF janë detyruar t’i sigurojnë vetë.

Vuan që 30 vite nga diabeti, por tash e sa muaj i detyrua t’i blejë vetë insulinat për të cilat ka shumë nevojë. Isuf Rexhaj thotë se sot i mori 8 shiringa të cilat i mjaftojnë për 1 muaj. Ai ka kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që nuk po siguron insulina për këto pacientë, por në anën tjetër e ka lavdëruar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“I mora sa më duhen 8 copa, unë e kam diabetin që 30 vite më duhen sasi më e madhe….Kam blerë në Kukës kam shkuar dhe kam marr, kam pasur pak që më kanë tepruar nga muajt e mëhershëm me ato të Kukësit jam arnuar. 37 kanë kushtuar 5 copa. Këto për 1 muaj i kam. Ky është dështim total i këtij ministrit. Fatbardhësisht Shpendi në 8 vitet e tij një punë e ka bërë pozitive si kryetari i komunës që unë mund ta vlerësoj”, tha ai.

Edhe Ejup Murati u furnizua me doza të mjaftueshme për 1 muaj me insulina. Ai thotë se duke mos pasur insulina në sektorin farmaceotik publik djali i tij u detyruar t’i dërgoj nga Gjermania.

“Tash njëri më tregoi sepse nuk e kam ditur….I mora 12 edhe 24 po bëjnë 36…Asnjë 1 muaj nuk më dalin…Kemi blerë ku mundeshim për mbi 10 euro më pak se 10 euro nuk kam mundur me gjet….Mi kanë dërguar nga Gjermania djali me autobusa”, tha ai.

Tash e dy muaj nuk ishte furnizuar me insulina as Sahit Shala i cili thotë se mezi ia ka dal për t’i siguruar dozat e nevojshme.

“Tash që dy muaj nuk kemi marr tani i morëm, mirë që na kanë ardhur…I mora 5…për 1 muaj janë të parapara…. Pak kemi pasur rezerva dhe pak i kemi blerë e kemi kaluar”, u shpreh ai.

Pacientët që vuajnë nga diabeti tash e sa muaj janë detyruar që t’i sigurojnë vetë insulinat, pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka arritur t’i sigurojë ato edhe pse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një intervistë për KosovaPress ditë më parë ka paralajmëruar se shumë shpejt QKMF-të e Kosovës do të furnizohen me llojet e insulinave, por që kjo ende nuk ka ndodhur.

Kronika e zezë

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shoferë për tre muaj

Derisa 5 mijë e 13 shoferëve u janë vendosur pikët negative.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore janar – mars të vitit 2024, 2 mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa 5 mijë e 13 shoferëve u janë vendosur pikët negative.

Në njoftim thuhet se Policia do të vazhdojë me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore janar – mars 2024:• 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. • 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sulmi ndaj Izraelit, G7 përgatit sanksionet ndaj Iranit

“Ne kërkojmë që Irani dhe grupet e lidhura me të të ndërpresin sulmet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Publikuar

nga

G7 është gati të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit të tij ndaj Izraelit fundjavën e kaluar, thuhet në komunikatën përfundimtare të Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7 në Capri të premten.

“Ne kërkojmë që Irani dhe grupet e lidhura me të të ndërpresin sulmet e tyre”, thuhet në komunikatë. “Ne do ta mbajmë qeverinë iraniane përgjegjëse për veprimet e saj të dëmshme dhe destabilizuese dhe jemi të gatshëm të marrim sanksione ose masa të tjera tani dhe në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese”.

Një paragraf kushtuar luftës në Ukrainë thoshte se “nëse Irani vazhdon me furnizimin me raketa balistike ose teknologji të lidhura me Rusinë, ne jemi gati të përgjigjemi në një mënyrë të shpejtë dhe të koordinuar, duke përfshirë masa të reja të rëndësishme”.

Në komunikatë iu bë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të kërkojnë de-përshkallëzimin. “Në dritën e lajmeve për bastisjet e 19 prillit, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në komunikatë. “G7 do të vazhdojë të punojë për këtë qëllim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Konfiskohen dy armë zjarri në Suharekë

Armët u konfirmuan në raste të ndara.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Suharekë në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri. Në rastin e parë, gjatë kontrollit në automjetin Audi 4G, me targa vendore të cilin e drejtonte dëshmitari, në ulësen e pasme të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishekë, në pronësi të dyshuarit S. M. (33).

Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suharekë i është përgjigjur një rast vetaksident trafiku me lëndime në Terrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin XH.B. (62), i cili ishte vetaksidentuar me veturë e tij.

Zyrtarët policorë kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë të tipit, Ekol Special, kalibri 9 mm me karikator me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Pistoleta duket të ketë qenë me gaz, por e konvertuar në armë zjarri. Pas intrervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Uglanin: Punë e kryer, votimi në veri nuk do të ketë sukses

Ai thotë se kjo është punë e kryer.

Publikuar

nga

Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21 prillit. Ai thotë se kjo është punë e kryer.

“Jo, jo nuk do të ketë sukses. Ajo punë është e kryer vetëm se është obligative për komunitetin me shumicë serb që të marrin pjesë sepse është thirrja për subjektin politik i cili i përfaqëson me ndikimin nga Serbia, për bojkotimin e atyre zgjedhjeve. Tash është problemi si do të bëhet ai referendumi për shkarkimin sipas udhëzimit administrativ, sepse është problemi që KQZ duhet me zgjedhë këtë përmes KKZ’’, thotë Uglanin.

Ai shprehet i bindur që kryetarët dhe asambletë komunale do të vazhdojnë punën e tyre deri në përfundim të mandatit.

“Kryetarët do të vazhdojnë rrugëtimin bashkërisht me asambletë komunale deri në përfundim të mandatit sepse strategjia e Listës Serbe është gjithmonë me parë pjesën veriore në pension politik”, u shpreh Uglanin.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara