Lajmet

Kërkohen hetime për sulmin fizik ndaj djalit të Rashiqit dhe djegien e veturës së Bajqinovcit

Publikuar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas sulmit fizik ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq dhe djegies së veturës së ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci duke kërkuar që të dy rastet të hetohen.

KMDLNj edhe më parë ka reaguar ndaj shantazheve, kërcënimeve dhe dhunës fizike ndaj liderëve politikë serbë të Kosovës, të cilët dolën në mbrojtje të interesave të bashkëkombësve të tyre e që nuk ishin me vijën zyrtare të Beogradit por shton se reagimi i institucioneve ka qenë në shpërputhje me rrezikun që iu janë nënshtruar politikanët serbë të Kosovës.

“Dhuna ka eskaluar kryesisht para zgjedhjeve, gjatë fushatave dhe ditën e zgjedhjeve për të frikësuar votuesit dhe, në këtë mënyrë janë eliminuar nga skena politike thuaja të gjithë liderët politikë serbë të Kosovës që kanë udhëhequr një politikë të arsyeshme, jokonfrontuese, integruese dhe bashkëpunuese. Pikërisht për këtë janë sulmuar, linçuar publikisht Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe të tjerë në mesin e të cilëve ka pasur të arrestuar nga BIA- a e Serbisë sikur ishte rasti i Sllobodan Petroviqit”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj thotë se gjykata duhet të thotë fjalën e fundit nëse ishte koincidencë e rastit apo sulm i qëllimshëm ndaj Nikolla Rashiqit, për shkak të aktivitetit politik të babait të tij, Nenad Rashiq.

“Ndonëse rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi ndaj Nikolla Rashiq nxisin dyshime të bazuara për motivet e sulmit, KMDLNj fton të gjitha palët të përmbahen nga deklaratat paragjykuese, deri në një vendim të gjykatës kompetente. KMDLNj e vlerëson si shumë pozitive angazhimin e shpejtë dhe efikas të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë së shtetit në zbardhjen e rastit e që nënkupton se ky rast po trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm”, vijon komunikata.

KMDLNj ka kërkuar hetime edhe për djegien e veturës së kandidatit për deputet nga LVV, Mefail Bajqinovci./UBTNews

Lajmet

​Ryshfeti me subvencione, nëntë zyrtarë në paraburgim, dy në arrest shtëpiak

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë kundër njëmbëdhjetë të pandehurve në rastin e ryshfetit në rastin e ndarjes së subvencioneve në bujqësi.

Ndaj nëntë të akuzuarve është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, ndërsa ndaj dy të pandehurve një muaj arrest shtëpiak.

“Të pandehurve S.SH., L.S., S.S., H.M., B.N. K.Z., A.U., D.A., P.K., gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, ndërsa kundër të pandehurve SH.K., dhe K.B–S. është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kushtet e parapara me nenin 187, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit në këtë çështje penale dyshohen nga Prokuroria se në kohë dhe vende të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë pranuar dhe kanë dhënë ryshfet nga persona të ndryshëm, pastaj i kanë ndarë në mes vete. Po ashtu në mënyrë direkte apo të tërthortë kanë kërkuar dhe pranuar përfitim – para për vete në mënyrë që të veprojnë apo të mos veprojnë në pajtim me detyrën zyrtare, konkretisht të pandehurit kanë kërkuar ryshfet nga persona të ndryshëm kryesisht fermer, me qëllim që ti fusin në listat e përfituesve të subvencioneve, ku dyshohet se disa prej fermerëve janë futur në lista duke dhënë ryshfet-para, me ç’rast kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Tetë të vdekur dhe 554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Publikuar

nga

Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, si dhe janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 210 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 748./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një 20-vjeçar, dyshohet për vjedhje

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar në fshatin Peran të Podujevës, i dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të PK-së, Gjykata Themelore në Podujevë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim, për veprën penale vjedhje e rëndë.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dorëzohet padi me kërkesën për anulimin e lejes për hidrocentralin Brezovica

Publikuar

nga

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike ka kërkuar anulimin e lejes ujore e mjedisore për hidrocentralin në Brezovicë për çka edhe e kanë paditur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Sipas organizatave GAIA dhe GLPS, që dorëzuan padinë, lejet e lëshuara nga ministria janë bërë pa transparencë dhe pa përfshirjen e qytetarëve. Para gjykatës në Prishtinë, këto organizata kanë bërë të ditur se do të paraqesin edhe padi të tjera për procese që sipas tyre janë të jashtëligjshme.

Padia sot është dorëzuar për “Konflikt administrativ kundër lejes ujore për hidrocentralin Brezovica në Komunën e Shtërpcës, lë lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit”.

Alba Dushi nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike tha se do të ngrisin edhe padi të tjera për të gjitha lejet që do të lëshohen me këtë procedurë, që siç tha ajo është e jashtëligjshme.

“Padisim Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe në të ardhmen do të padisim për të gjitha ato leje e licenca që do të lëshohen me ketë procedurë e cila ka qenë e jashtëligjshme që nga fillimi. Ne gjithashtu do të kërkojmë qe me masë te përkohshme gjykata të ndalë ndërtimin dhe degradimin e natyrës që po i bëhet lumenjve tanë në Kosovë për interesa të disa kompanive të vogla private”, tha ajo.

Ajo tha se kanë kërkuar nga ministria që të dërgojnë të gjitha dokumentet por kjo nuk ka gjetur zbatim.

“Ne kemi kërkuar nga ministria dhe autoritetet e tjera publike që të na dërgojnë të gjitha dokumentet, gjë të cilën ata nuk e kanë bërë, për momentin neve na kanë dërguar vetëm lejen ujore për hidrocentralin Brezovica prandaj në këtë moment ne kërkojmë vetëm anulimin e kësaj leje sepse nuk kemi tjetër leje në dispozicion, në momentin qe do të na i dërgojnë, sigurisht ne do të dërgojmë padi edhe për këto sepse të gjitha bëjnë pjesë në këtë procesin e jashtëligjshëm ku hidrocentralet janë ndërtuar në dëm të ambientit dhe pa pjesë marrjen e qytetarëve të Shtërpcës”, tha ajo.

Mevlyde Skuroshi nga organizata GAIA tha se tha se nuk duhet lejuar dëmtimi i lumenjve.

“Lufta për mbrojtjen e lumenjve është e gjatë dhe kërkon bashkimin e një mori njerëzve me vullnet të mirë. Lumenjtë janë trashëgimia qe na e ka dhënë toka e ne nuk kemi të drejtë me e vra ketë trashëgimi, përkundrazi ne duhet me u kujdes për lumenjtë dhe duhet me i përcjellë ata të brezat e rijnë”, tha ajo.

GLPS thotë se HC Brezovica është një nga katër hidrocentralet e ndërtuara nga kompania Matkos Group Sh.p.k. në Komunën e Shtërpcës.

Sipas tyre, procedura e cila u ka paraprirë lëshimit të lejeve dhe licencave për këto katër hidrocentrale ka qenë jo transparente dhe ka përjashtuar tërësisht publikun nga vendimmarrja. 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara