Lajmet

Katër gjërat që mësova për jetën nga shkrimtari i njohur Paulo Coelho

Ja cilat janë katër leksionet mbi jetën që mund të mësoni nga rinia e Paulo Coelhos: Më besoni, ia vlejnë të merren parasysh.

Published

on

Nga Wan Muhamed Zulfikri

Unë nuk e kam lexuar romanin “Alkimisti”. E di, që çdokush që shkruan një artikull mbi Coelhon, duhet të paktën duhet të lexojë më parë librin që e bëri atë të famshëm në mbarë botën. Në fakt, i vetmi libër që lexova ishte romani “Aleph”, dhe ishte vërtet shumë i bukur.

Pasi e lexova, krijova në mendjen time imazhin e shkrimtarit si një person shumë spiritual dhe i qetë. Për të mësuar më shumë rreth tij lexova biografinë e autorizuar “Luftëtarët e jetës” e shkruar nga Fernando Morais.

Pjesët më interesante të librit ishin historitë e rinisë së Coelhos, të cilat ishin larg asaj që kisha imagjinuar paraprakisht. Ato ishin frymëzuese dhe më bënë të reflektoj thellë mbi jetën time. Ja cilat janë katër leksionet mbi jetën që mund të mësoni nga rinia e Paulo Coelhos: Më besoni, ia vlejnë të merren parasysh.

1. Nëse keni një dobësi, mësoni që ta kompensoni atë me forcën tuaj

Paulo ishte i dobët fizikisht. Sipas biografisë së tij, ai ishte “fizikisht shumë i dobët dhe i shkurtër”. Ai kishte një pseudonim – Pele – që do të thotë “ngordhalaq”. Me këtë nofkë thirreshin ata që ngacmoheshin gjithmonë nga shokët e klasës. Duke pasur dobësinë e tij fizike, Paulo e kishte të vështirë të fitonte respektin e bashkëmoshatarëve të tij.

Megjithatë, ai zbulon në këtë libër se pavarësisht dobësisë fizike, ia doli të fitonte respektin e tyre. Si? “Duke ditur gjëra që nuk i dinte askush tjetër dhe duke u treguar atyre histori që asnjë nga bashkëmoshatarët e tij nuk kishte lexuar. Kjo ishte një mënyrë për të fituar respekt”, kujton ai.

Mësimi: Nëse mendoni se keni një dobësi të caktuar, mos u përpiqni që ta zhdukni atë dobësi. Disa dobësi, sidomos ato fizike, janë të vështira për t’u eliminuar. Një mënyrë më efektive do të ishte të gjenit pikat tuaja të forta dhe të punoni mbi to, derisa të jeni të paktën mbi mesataren. Ose më mirë akoma: Jini aq të mirë sa nuk mund t’ju injorojnë.

2. Refuzimi nuk ka rëndësi. Rëndësi ka ajo që bëni pasi refuzoheni

Paulo besonte te vetvetja. Ai besonte se ishte një poet i mirë dhe se poezitë e tij nuk ishin të përshtatshme për revista të vogla. Ndaj ai i dërgoi poezitë e tij redaksisë së “Escritores e Livros”, një rubrikë letrare me reputacion në gazetën e madhe “Correio da Manha”.

Pas një jave, Paulo i hidhi një sy gazetës dhe lexoi mes të tjerash: “Për të gjithë të rinjtë që botojnë këtu dhe që janë të dëshpëruar të bëhen të famshëm duke botuar libra, ia vlen të kujtohet shembulli i Karlos Drumond de Andrade, që në 15 vjet botoi vetëm 3 vëllime me gjithsej 144 poezi. Si çdo njeri normal, edhe ai kishte dyshime mbi aftësitë e veta, por arriti ta rifitonte besimin dhe të shkruante versionin e tij të poemës së famshme të Rudjard Kipling “Nëse…”:

Nëse u kërkon miqve dhe armiqve të të japin një shans,

Nëse mund të dëgjoni një “Jo” dhe ta merrni si “Ndoshta”,

Nëse mundeni të nisni gjithçka nga hiçi e megjithatë të vlerësoni atë pak që keni,

Nëse mund ta përmirësosh veten në çdo moment dhe të arrish majat pa iu nënshtruar kotësisë,

Atëherë do të bëhesh shkrimtar!”.

Mësimi: Refuzimi është një gjest që gjithmonë dhemb. Disa thonë se refuzimi nuk duhet marrë personalisht. Por unë nuk mendoj se ndihmon kjo këshillë. Ne e vlerësojmë veten dhe gjërat që krijojmë, ndaj refuzimi sjell një disonancë konjitive brenda mendjes sonë.

Dy mendime kontradiktore, vetëbesimi dhe dyshimi për veten, përplasen me njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush do të fitojë dhe sundojë “mbretëritë” brenda kokave tona. Sa herë ka dy mendime kontradiktore, na duhet diçka që të na udhëheqë se çfarë të bëjmë pas refuzimit. Nëse nuk dini çfarë të bëni apo në çfarë të besoni, në shumicën e rasteve betejën do ta fitojë pala më e keqe. Në rastin e Paulos, fitoi besimi i tij në vetvete, dhe kjo për shkak të një obsesioni të tij.

3. Jini të fiksuar pas ëndrrës suaj

Qëkur ishte i vogël, Paulo ishte i fiksuar pas idesë për t’u bërë një shkrimtar i famshëm. Megjithatë, obsesioni i tij i dha frytet e veta vetëm pas shumë vitesh. Kjo për shkak se ai e ndryshonte gjithmonë artin e tij: nga poezia në aktrim, regji, shkrime mbi okultizmin dhe poemat lirike. Edhe pse pati sukses në disa nga këto fusha, ai i kujtonte vazhdimisht vetes se donte të bëhej një shkrimtar i famshëm. Ky obsesion e bëri atë që është sot.

Mësimi: Ndonjëherë, ne mendojmë se ëndrra jonë qëndron e varrosur nën një grumbull punësh ose studimesh. Kjo vlen edhe për mua. Unë ndjek shkollën e mjekësisë, por e di që të jem mjek nuk është ëndrra ime. Unë dua të jem një sipërmarrës.

Për disa arsye, unë nuk mund ta braktis shkollën e mjekësisë. Në pamje të parë duket sikur nuk kam zgjidhje, por në fakt e kam një të tillë: të zgjedh të ndjek ëndrrën time pavarësisht çdo gjëje, ose t’i nënshtrohem rrugës që më “detyruan” njerëzit të vazhdoj. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Jini të fiksuar pas ëndrrës suaj dhe mos e lini të vdesë kollaj.

4. E kaluara juaj “e tmerrshme” nuk ju bën të dështuar në të ardhmen

Një fjalë nisi të shfaqej në mendjen time kur lexova mbi të kaluarën e Paulos: e tmerrshme. Paulo dështoi në studimet e tij, për pak sa nuk vrau një djalë me makinë, u detyrua të qëndronte për shumë kohë i shtruar në një spital psikiatrik për shkak të problemeve të tij në rritje, konsumonte vazhdimisht drogë, u rrëmbye nga një organizatë sekrete dhe përqafoi Satanizmin.

Kishte më shumë, por e kuptoni panoramën. Duke parë të kaluarën e tij, u habita me ndryshimin e madh të vetes së tij, të së kaluarës dhe të së ardhmes. Historia e tij, tregon se si e kaluara e dikujt nuk është një parashikues i mirë i së ardhmes së tij, pasi ai është i aftë ta ndryshojë atë nëse dëshiron.

Mësimi: Problemi me shumicën prej nesh, është se ne fokusohemi shumë tek gjërat që nuk mund t’i ndryshojmë. Është e vërtetë që e kaluara jonë mund të ndikojë në të ardhmen tonë, por ne nuk duhet që ta lejojmë atë ndikim të përhapet shumë. Ndaj mos lejoni që e kaluara të jetë fallxhori juaj. Ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi në të tashmen dhe të marrim nën kontroll të ardhmen tonë. Pse? Sepse fallxhorët e jetës sonë jemi ne vetë./ “A2Success” – Bota.al

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Partitë shqiptare të Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi në listën “Koalicioni Shqiptar”

Published

on

By

Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se ky dakordësim erdhi pas bisedimeve dhe përpjekjeve intenzive për të afruar qëndrimet politike.

Kurti shprehu falënderimet e tij për liderët e subjekteve politike në Luginë për gatishmërinë që të gjejnë gjuhën e përbashkët përtej dallimeve partiake. Kryetarët që i u bashkuan këtij koalicioni janë: Shaip Kamberi (PVD); Visar Memeti (APN); Nagip Arifi (PD); Agim Sabedini (PDSH); Shqiprim Musliu (LPD); Sami Salihu (LR); Armend Aliu (AL); Naser Aziri (UDSH)

Krahas bashkimit politik, Kryeministri Kurti ngriti edhe çështjen e përfaqësimit proporcional dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi, duke e krahasuar atë me sistemin kushtetues të Kosovës.

“Bashkimi politik te Koalicioni Shqiptar sigurisht që nuk është i mjaftueshëm. Asimetria e të drejtave është po ashtu padrejtësi. Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, përfaqësimi i garantuar është një parim që duhet të vlejë njësoj si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, me të njëjtin respekt për barazinë dhe të drejtat e pakicave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jashari pret krerët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.

Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.

Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

OVL-UÇK paralajmëron protesta nëse nuk procedohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Published

on

By

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.

“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.

Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.

Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara