Sport

Italia trondit Kroacinë në minutën e 98-të

Publikuar

Italia kampione ka siguruar vendin e dytë në grupin B, pasi arriti të sigurojë një pikë ndaj Kroacisë në një përfundim dramatik.

Një humbje apo barazim i mundshme do të nënkuptonte fundin e Euros për ekipin e grumbulluar rreth Zllatko Daliq.

Kroatët arritën deri te goli i fitores pas humbjes së penalltisë nga Modriq në minutën 54. Lojtari i madh kroat vrapoi menjëherë pas topit të pritur duke e dërguar në rrjetën e italianëve.

Azurët megjithatë në minutën e tetë kohës shtesë arritën te barazimi përmes Zaccagni./UBTNews/

Sport

EURO 2024 – Sagnol: Gjeorgjia nuk është ende gati për të shkuar në shtëpi

Publikuar

nga

Trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol dhe skuadra e tij nuk janë ende të kënaqur me vendin e tyre historik në 1/16 e Kampionatit Evropian.

“Nuk ka përfunduar ende. Nuk dua të iki. Ka një ndeshje kundër Spanjës për të përgatitur”, tha francezi për gazetën sportive franceze ”L’Équipe”.

Gjeorgjia, në turneun e tyre të parë të madh të futbollit, takohet të dielën në Këln me favoritët e titullit dhe tre herë fituesen, Spanjën.

“Do të ketë një mur para nesh”, shtoi Sagnol, nën drejtimin e të cilit gjeorgjianët kanë humbur katër herë në katër ndeshje kundër Spanjës, përfshirë një humbje 7-1.

Dy ditë më pak për t’u përgatitur se Spanja e vendos skuadrën e tij në një disavantazh të lehtë, por Sagnol beson te lojtarët e tij pas fitores 2-0 në fazën e grupeve ndaj kampionëve të 2016-ës, Portugalisë – fitorja e parë e madhe e Gjeorgjisë në kampionat.

“Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për vendin e tyre. Ne e bëmë Gjeorgjinë krenare në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk jemi thjesht një ekip luftarak. Ne përpiqemi të mbajmë kontrollin e topit në fazat individuale”, theksoi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Spanjë, UEFA gjobit FSHF-në me 86.500 euro

Publikuar

nga

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.

Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës, shkruan FSHF.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA: Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.

Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Datat kur zhvillohen tetë sfidat e zjarrta të Euro 2024

Publikuar

nga

Faza e parë, ajo e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit tashmë është mbyllur nga ku kanë dal 16 skuadrat më të mira. Në fazën e eliminimi direkt, përkatësisht 1/16, do të kemi duele tejet të forta.

Faza e parë, ajo e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit tashmë është mbyllur nga ku kanë dal 16 skuadrat më të mira. Në fazën e eliminimi direkt, përkatësisht 1/16, do të kemi duele tejet të forta.

Ballafaqimi i titanëve të futbollit evropian nuk do të mungojë aspak, ndërkohë që tashmë janë mësuar edhe datat e këtyre super-ballafaqimeve.

Ky është kalendari:

Vazhdo të lexosh

Sport

​Foden largohet nga kampi stërvitor i Anglisë

Publikuar

nga

Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, është larguar nga kampi i “Tre Luanëve” në Euro 2024 në Gjermani dhe është kthyer në Britaninë e Madhe për lindjen e fëmijës së tij të tretë. Në një deklaratë, Federata e Futbollit në Angli tha se lojtari i Manchester Cityt, 24 vjeç, duhej të kthehej në shtëpi për shkak të një “çështjeje të ngutshme familjare”.

Shpresohet që Foden të rikthehet me skuadër deri të dielën, ditën e ndeshjes së 1/16 të Anglisë kundër Sllovakisë. Në prill, Foden dhe partnerja e tij Rebecca Cooke njoftuan në Instagram se ishin në pritje të një fëmije të tretë. Ata kanë dy fëmijë. Djali Ronnie, pesë vjeç dhe vajza True, e cila është dy vjeç.

Foden, i cili ka 37 paraqitje, filloi të tre ndeshjet e Anglisë në grup në turne deri tani, duke përfshirë barazimin e së martës me Slloveninë. Skuadra e Gareth Southgate përfundoi në krye të Grupit C me pesë pikë nga tre ndeshje.

Ndeshja e tyre në 1/16 do të zhvillohet në Gelsenkirchen.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara