Lajmet

ISW: Humbjet ruse janë rritur ndjeshëm ditët e fundit

Kjo sipas analizave të Institutit për Studimin e Luftës.

Publikuar

Humbjet ruse janë “rritur ndjeshëm” në Zaporizhzhia-n perëndimore ditët e fundit, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Ai tha se ushtria ruse “ka të ngjarë të luftojë me mungesën e njësive efektive luftarake të disponueshme që komanda ruse është e gatshme t’i ridislokojë anash në këtë sektor të frontit”.

Analiza e ISW tha gjithashtu se burimet ruse dhe ukrainase “kredituan koordinimin e lartë luftarak ukrainas, zjarrin më preciz të artilerisë dhe sistemet më të forta të luftës elektronike (EW) për përparimet e fundit ukrainase në jug të Bakhmut, mes diskutimeve të vazhdueshme për humbje të konsiderueshme ruse në zonë”./UBTNews/

Lajmet

DASh emëron Alexander “Sasha” Kasanof, pasardhës të Escobar

Publikuar

nga

Alexander “Sasha” Kasanof është emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se ai do të pasojë Gabriel Escobar, i cili e ka mbaruar mandatin e tij.

“Ai ka shërbyer më parë si Asistent Ekzekutiv i ish Nënsekretares për Çështjet Politike Victoria Nuland dhe ushtruese e detyrës së Nënsekretarit për Çështjet Politike John Bass. Sasha ka shërbyer jashtë shtetit në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë. Ai mori çmimin James Clement Dunn për ekselencë për punën e tij si Këshilltar Politik në Ambasadën e SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan dhe pushtimit të mëvonshëm të Rusisë në Ukrainë”.

“Detyrat e Sashës në Uashington përfshijnë: Drejtor i Zyrës së Politikave dhe Programeve Globale në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Zëvendësdrejtor i Stafit të Sekretariatit Ekzekutiv (“Linja”), Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Lindore dhe Zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve të Kaukazit dhe Konflikteve Rajonale. Ai është i diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare dhe Kolegjin Hamilton. Sasha flet frëngjisht, italisht, rusisht dhe spanjisht”, thuhet në njoftimin e DASh-it./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prokuroria Speciale interviston ministren Albulena Haxhiu

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur sot për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, në rolin e dëshmitares për deklaratat e saj se grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë gisht në arratisjen e disa të burgosurve në Kosovë.

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar ministrja Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, më datë 2 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.

Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdojë edhe nesër.

Haxhiu tha të shtunën se organet shtetërore kanë informacione që “së paku në disa raste”, grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi kanë ndihmuar dhe organizuar arratisjet e të burgosurve në Kosovë.

“E rëndësishme të potencohet fakti që arratisja e disa personave që po kërkohen nga institucionet përgjegjëse në Republikën e Kosovës po bëhet vetëm në një drejtim: atë të territorit të Serbisë. Informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”, tha Haxhiu.

Ajo kishte thënë se mbështetja e Serbisë për të arratisurit në Kosovë “është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllim për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Kosovës”.

Haxhiu ka thënë se për shkak të informacioneve “kundërthënëse” nuk mund të dihet me siguri nëse Faton Hajrizi është vrarë dhe se nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Gjonbalaj

Publikuar

nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Gjonbalaj në Prishtinë.

I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Avdi Gjonbalaj.

Avdi Gjonbalaj, inxhinier i hidroteknikës me profesion, kishte njohuri të thella për lëminë e ujërave në Kosovë e Ballkan, që përveç kontributit të pareshtur e të parezervë sa ishte në jetë, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar të qëndrimeve, analizave, studimeve e kërkimeve arkivore. Ai mbikëqyri punimet dhe ndoqi të gjitha fazat e ndërtimit të sistemit të ujitjes ”Ibër-Lepenc’ ku gjendet dhe diga e liqenit akumulues të Ujmanit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mustafa: Kur Qeveria e quan Kosovën “projekt të përkohshëm”, s’është çudi që kështu na trajton edhe BE-ja

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se “nuk është për t’u çuditur” që Bashkimi Europian ua hoqi vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasporta të lëshuara nga Serbia.

Mustafa përmendi se “ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur projekt i përkohshëm”.

“Kur Qeveria e Kosovës vullnetarisht shkëputë çdo bashkërendim, çdo lidhje dhe çdo përkrahje të secilit aleat, të secilit garantues të pavarësisë dhe vet shtetësisë së Kosovës; kur Qeveria e Kosovës vetizolohet ndaj përkrahjes së aleatëve jetik; kur ministrat e Qeverisë nuk e njohin shtetësinë e Kosovës duke e quajtur “projekt i përkohshëm”… nuk është për t’u çuditur kur edhe të tjerët fillojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai tha se vendimi i BE-së është për keqardhje, por jo i papritur.

“Është për keqardhje vendimi i BE-së për të legjitimuar pasaportat ilegale të lëshuara nga e ashtuquajtura “drejtori koordinuese e Serbisë”. Për keqardhje, por jo e papartishme. BE thjeshtë ka vepruar sipas marrëveshjes së Ohrit Kurti-Vuçic të vitit 2023 që ju ofron komunave serbe vet-menaxhim të plotë përmes autonomisë së plotë territoriale, administrative, buxhetore, diplomatike, arsimore, kulturore…”, shkroi ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara