Sport

Ibra rikthehet për ta ndihmuar Milanin

Milani humbi 5-1 nga Interi në fundjavë.

Publikuar

Ish-sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimović u rikthye sot në Milanello për të ndihmuar ish-klubin e tij pas disfatës dërrmuese ndaj Interit.

Milani humbi 5-1 nga Interi në fundjavë dhe ata kurrë nuk kanë humbur pesë derbi radhazi në të gjithë historinë e tyre dhe kjo e rëndoi edhe më shumë situatën e tyre.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Ibra ka vendosur t’i japë një dorë kuqezinjve pas humbjes së fundit, veçanërisht me një lojë jetike kundër Newcastle United që vjen në mesjavë.

Gjatë stërvitjes së sotme, Zlatan foli gjatë me trajnerin Stefano Pioli dhe shansi për ta rikthyer suedezin në dhomat e zhveshjes është e ngjashme me mënyrën se si ata e rikthyen atë si lojtar në vitin 2019. Suedezi e sheh të përshtatshme që edhe një herë, në kohë nevoje, të ndihmojë klubin.

Milani do të përballet me Newcastle në “San Siro” nesër në mbrëmje.

Sport

Pochettino komenton rezultatet negative: Nuk është aq keq sa e kam menduar

Chelsea i rikthehet aksionit nesër ku në Carabao Cup do të përballet me skuadrën e Brightonit.

Publikuar

nga

Mauricio Pochettinos nuk po i ec mirë aventura si trajner i Chelsea-t.

Në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Pochettino ka një bilanc prej vetëm një fitoreje, dy barazimeve dhe tre humbjeve te Chelsea.

Tani, trajneri argjentinas ka komentuar rezultatet negative të “Bluve”, duke thënë se nuk është edhe aq keq sa e kishte menduar ai.

“Jam i sigurt që ne e kemi kapacitetin për ta rregulluar këtë gjë. Nuk është aq keq sa e kam menduar. Gjithmonë e kemi ditur se projekti i ri është gjithnjë i vështirë. Kjo periudhë, duket sikur të gjithë janë kundër nesh sepse paraqitjet meritojnë më shumë pikë”, tha Pochettino.

Chelsea i rikthehet aksionit nesër ku në Carabao Cup do të përballet me skuadrën e Brightonit me fillim nga ora 20:45.

Vazhdo të lexosh

Sport

Lajm i keq për Ancelottin

Ai tha se Guler është rikthyer dhe është i gatshëm të marrë minutat e tij të para si lojtar.

Publikuar

nga

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e konfirmoi në konferencën e sotme për media se Arda Guler është rikthyer nga lëndimi.

Ancelotti tha se Guler është rikthyer dhe është i gatshëm të marrë minutat e tij të para si lojtar i Realit pas lëndimit të tij.

Por, kjo gjë nuk pritet të ndodhë edhe disa javë.

Gjatë fazës së fundit të stërvitjes së sotme, Arda Guler ka pësuar një lëndim të ri në muskulin e tij.

Guler pritet të jetë jashtë fushave për të paktën tri javë. Para dy orëve Ancelotti e konfirmoi se ylli turk është rikthyer dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Ky është roli që Ibra pritet ta marrë te Milani

Cardinale e di se Milani ka nevojë për një figurë që e njeh mirë Milanellon.

Publikuar

nga

Zlatan Ibrahimovic u takua me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale kohët e fundit për të filluar hedhjen e bazave për një rikthim të mundshëm në klub.

“Calciomercato.com” detajon se si 41-vjeçari suedez, i cili vari këpucët në fund të sezonit të kaluar, u takua me pronarin kuqezi në Milanello javën e kaluar. Cardinale përsëriti dëshirën e tij që Ibrahimovic të kthehet në klub, i etur për të pasur praninë e tij në mjedis.

Cardinale e di se Milani ka nevojë për një figurë që e njeh mirë Milanellon dhe se si funksionon dinamika e dhomës së zhveshjes, diçka që ka munguar që nga largimi i Paolo Maldinit në verë.

Opsioni më i mundshëm për momentin duket se është që Ibrahimovic të kthehet për të punuar ngushtë me Stefano Piolin, ndoshta si menaxher ekipi, por suedezi nuk dëshiron të nxitojë për një vendim.

Ish-sulmuesi është i prirur të kuptojë strukturën dhe sistemin e ri që do ta lejojë atë të ndihmojë skuadrën, si dhe kufijtë e rolit të tij të mundshëm.

Të dy palët pritet të takohen sërish midis nëntorit dhe dhjetorit për të diskutuar më tej kthimin e mundshëm të Ibrahimovic në Milano.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Katër ndeshje evropiane të hendbollit zhvillohen këtë vikend në Kosovë

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB.

Publikuar

nga

Plot katër ndeshje të Kupave Evropiane do të luhen në fundjavë në vendin tonë. Bëhet fjalë për ndeshje të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.

Kampioni në fuqi, Istogu, do të përballet me skuadrën nga Portugalia, SIR 1Maio/Ada CJB. Të dy ndeshjet luhen në palestrën “Karagaçi” në Pejë, për shkak të gjendjes jo të mirë të palestrës në Istog. Ndonëse ishte premtuar, renovimi i palestrës në Istog nuk është bërë ende dhe KHF Istogu është detyruar të zhvendoset në Pejë. Në Istog ishin planifikuar edhe ndeshjet e Kombëtares A dhe aktivitete tjera të Kombëtareve, që po ashtu do të mbahen në qytete tjera.

Ndeshja e parë e Istogut është të shtunën prej orës 18:00. Ndërsa ndeshja e dytë është të dielën prej orës 18:00.

Istogu ka fituar Superkupën kohë më parë dhe është i gatshëm për ndeshjet evropiane. Priten dy ndeshje të forta dhe interesante.

Me marrëveshje mes dy klubeve, dy ndeshje në shtëpi i zhvillon edhe KHF Ferizaj. Ferizajaset përballë do ta kenë skuadrën nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat gan. Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 20:15 në palestrën “Bill Clinton”. Në të njëjtën arenë të dielën prej orës 19:00 është ndeshja e dytë.

Ferizaj ka angazhuar shumë lojtare të huaj dhe është konsoliduar për kampionatin e ri. Njëjtë si Istogu, synon suksesin në Kupën Evropiane.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara