Kuriozitete

Historia frymëzuese e Urës së famshme të Bruklinit në Nju Jork

Ideja e urës ishte nga John Roebling.

Publikuar

Në vitin 1883, inxhinieri Xhon Roibling pati një ide krijuese për të ndërtuar një urë spektakolare që do të lidhte Nju Jorkun me Long Aljand. Ai ia prezantoi idenë e tij ekspertëve të bashkisë, por ata menduan se ishte e pamundur, dhe i kërkuan që ta harronte atë.

Për ta ishte një ide jopraktike, pasi diçka e tillë nuk ishte realizuar më parë. Por Xhon nuk mund të hiqte dorë nga vizioni, dhe në mendjen e tij e dinte se ai mund të realizohej. Ai duhej thjesht që ta ndante këtë ide me dikë tjetër. Pas disa kohësh ishte në gjendje të bindte djalin e tij (një inxhinier i ardhshëm) se kjo urë mund të ndërtohej.

Për herë të parë duke punuar së bashku, Xhoni dhe Uashingtoni (djali i tij) zhvilluan konceptin se si do të ndërtohet hap pas hapi duke kapërcyer pengesat. Plot entuziazëm dhe frymëzim, ata u përballën me sfidën e tyre, duke punësuar edhe stafin që duhej për ndërtimin e urës

Gjithçka po shkonte mirë, derisa ndodhi një aksident tragjik vetëm pak muaj pas fillimit të punimeve. Aksidenti i rëndë i mori jetën të atit Xhon, ndërsa i biri Uashingtoni u paralizua. Pas incidentit, ekspertët filluan t’i kritikojnë babë e bir duke thënë: ”Ne i paralajmëruam, është marrëzi të ndjekësh këtë vizion!”

Të gjithë bënë komente negative dhe mendonin se projekti duhet të anulohej sepse vetëm Xhon dinte sesi ta ndërtonte këtë urë. Por edhe pas kaq shumë komenteve negative, Uashingtoni, tani me aftësi të kufizuara fizike, nuk u dekurajua dhe kishte ende dëshirë që të përfundonte urën.

Ai u përpoq të frymëzonte miqtë dhe ekuipazhin e tij, por pas incidentit të gjithë ishin të frikësuar. Një ditë, teksa ishte shtrirë në shtratin e tij, ai ndjeu sikur drita që po vinte nga dritarja ishte si një mesazh për të: ”Mos u dorëzo!”. Kjo i dha atij një ide. Duke qenë se mund të lëvizte vetëm gishtin, ai vendosi ta përdorte atë për të kumtuar atë çfarë mendonte.

Me kalimin e kohës, ai zhvilloi ngadalë një kod komunikimi me gruan e tij duke lëvizur vetëm gishtat. Një ditë përmes lëvizjes së gishtave ai i kërkoi gruas së tij të thërriste inxhinierët. Duke përdorur të njëjtën metodë, ai i tha gruas se çfarë duhet t’u thoshte inxhinierëve që të bënin me urën. 

Në fillim u duk si një budallallëk, por projekti nisi sërish të zbatohej. Për 13 vjet, Uashingtoni vuri në zbatim udhëzimet të tij nëkëtë mënyrë, derisa Ura e Bruklinit përfundoi së ndërtuari./bota.al

Kuriozitete

Shitet në ankand penda më e shtrenjtë në botë

Publikuar

nga

Një pendë e vetme e zogut Huia të Zelandës së Re, i zhdukur tashmë, ka shënuar rekord të ri botëror, pasi u shit për 46 mijë e 521 dollarë në një ankand.

Kjo pendë, e cila fillimisht parashihej të shitej deri në 3 mijë dollarë, theu rekordin e mëhershëm që ishte për një pendë të së njëjtës specie me 450%, njoftoi shtëpia e ankandeve Webb.

Ky lloj zogu është i shenjtë për popullin Maori. Puplat e këtyre zogjve shpesh mbaheshin si koka nga krerët dhe familjet e tyre dhe gjithashtu dhuroheshin ose tregtoheshin.

Huia ishte një zog i familjes së zogjve në Zelandën e Re dhe ishte i njohur për aftësitë e tij të kërcimit dhe pendën e bukur, e cila dallohet për majën e bardhë përgjatë skajit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Rikonstruktohet fytyra e gruas 75 mijëvjeçare të Neandertalit

Publikuar

nga

Arkeologët kanë arritur të bashkojnë kafkën e një skeleti 75 mijëvjeçar të Neandertalit.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Liverpulit zbuluan kafkën në shpellën Shanidar, 500 milje në veri të Bagdadit në Irak.

Në kuadër të një dokumentari të ri të Netflixit, Sekretet e Neandertalëve, ata arritën të vendosin sërish kafkën dhe të rikrijojnë fytyrën e gruas të cilës dikur i përkiste.

Kafka u gjet për herë të parë në vitin 2018, ku ishte rrafshuar në rreth dy centimetra të trashë. Ai ishte grimcuar, ndoshta nga rënia e gurëve, menjëherë pas vdekjes dhe ishte ngjeshur më tej nga dhjetëra mijëra vjet sediment.

Arkeologët e quajtën skeletin Shanidar Z./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara