Art

Për herë të parë ekspozohet vizatimi i sapozbuluar i Van Goghut

Publikuar

Një vizatim me laps i piktorit Vincent van Gogh është ekspozuar për herë të parë në kryeqytetin e Holandës, në Amsterdam.

Vepra artistike “Study for Worn Out”, në të cilën shfaqet një i moshuar i lodhur, ishte vizatuar në fillimet e karrierës së artistit, në vitin 1882.

Nga muzeu “Van Gogh” konfirmuan se kjo skicë po qëndronte në koleksionin e një familjeje holandeze për më shumë se një shekull. Por të enjten u ekspozua për herë të parë në muzeun e Amsterdamit.

Një nga studiuesit e muzeut “Van Gogh” tha se kjo copëz arti s’është parë më herët.  

Kjo vepër do të ekspozohet deri më 2 janar, para se t’iu kthehet koleksionuesve privatë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Statujat që u përdorën si dekorime kopshti shiten për mbi 265 mijë dollarë

Artikujt u morën nga një kopsht në Sudbury, Suffolk, në Anglinë lindore.

Publikuar

nga

Statujat prej guri që u përdorën si dekorime kopshti, janë shitur për më shumë se 265 mijë e 510 dollarë, pasi u zbulua se ato ishin relike të lashta egjiptiane që datojnë qe mijëra vjet.

Artikujt u morën nga një kopsht në Sudbury, Suffolk, në Anglinë lindore. Shtëpia e Ankandit, e cila realizoi shitjen, tha se u kontaktua nga një familje e cila po kërkonte t’i hiqte gjësendet nga shtëpia e vjetër sepse do të zhvendoseshin në një shtëpi tjetër.

Statujat që ishin përdorur për të dekoruar një oborr të kopshtit deri muajin e kaluar, ishin blerë për “disa qindra funta” në një ankand tjetër 15 vjet më parë dhe besohej se ishin kopje të relikeve të lashta egjiptiane të shekullit të 18-të, sipas shtëpisë e ankandit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

​Manifesta 14 prezanton vizionin urban dhe kuratoren

Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Publikuar

nga

Manifesta 14 Prishtina ka prezantuar sot vizionin urban të këtij edicioni, i cili është se si mund të rimerret hapësira publike nga qytetarët e saj. Po ashtu, është bërë e ditur se Chatherine Nichols do të jetë ndërmjetësuese kreative e edicionit të 14 të Manifesta.

Vizioni urban i krijuar për Manifesta 14 Prishtina nga CRA-Carlo Ratti Associati ka krijuar themelin i cili do të çojë në zbatimin e një programi bienal të qëndrueshëm dhe eksperimental 100-ditorë në Prishtinë dhe rajon.

Fabrika e Tullave dhe hapësira përreth Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” do të jenë hapësirat e para në të cilat do të ndërhyhet në kuadër të këtij edicioni të Manifesta.

Në këtë ngjarje mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i cili tha se Kosova po bëhet gati për ndryshime të rëndësishme në kulturë.

Çeku tha se ministria që e udhëheq është e dedikuar në mbështetje të aktiviteteve të Manifestës dhe të gjithë komunitetit artistik të Kosovës, që së bashku të përfitojnë nga bashkëpunimi i ndërsjellë.

“Manifesta si një prej platformave më kreative dhe alternative të formatit të bienales zë vend shumë natyrshëm në ambientin kulturor të Kosovës. Manifesta vjen po ashtu në këtë periudhë të zhvillimit në Kosovë, komuniteti artistik dhe i gjithë ekosistemi i kulturës është gati për ndryshim dhe ndikim afatgjatë. Pikërisht këtu vjen në shprehje bashkëpunimi, i cili duhet të jetë deri në shterjen e çdo kapaciteti që e ofron kjo platformë e Manifestës që padyshim se do t’i shërbejë kulturës në vendin tonë. Ky bashkëpunim do të kontribuojë në ridefinimin, rikonceptimin, eksperimentimin e të gjitha kapaciteteve vendore artistike në nivel shumë më të gjerë në rajon dhe përtej rajonit. Ky është moment po ashtu për të parë ndryshimet me mënyrën se si i organizojmë hapësirën kulturore dhe si e organizon kulturën në kohë. Manifesta ofron kushte për të testuar modele të reja të planifikimit hapësinor në kulturë. Këtu pra tash të gjithë ne e kemi një rast unik për të eksperimentuar edhe në hapësirën publike, për ta ridestinuar përdorueshmërinë e saj, por më me rëndësi për ta rikthyer hapësirën publike tek vet publiku i Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se çështja kryesore ka qenë se si të ruhej dhe si të rimarrën hapësirat publike, teksa ka pasur një mesazh për kryetarin e ri të kryeqytetit që të mbrojë atë që ka mbetur nga hapësira publike.

“A mund ta përdorim artin dhe edukimin për rigjenerim të hapësirave urbane, si mund të përdorim këto projekte dhe po shoh shumë kandidat për zgjedhjet në Prishtinë se do të jetë një edukim kulturore, nuk po bëhet fjalë për shtëpinë private, por për një hapësirë publike që do të përdoret prej publikut. E dyta, është një nga lagjet më të varfra të Prishtinës, zonat më të varfra dhe me anë të këtij projekti a mund ta kapërcejmë këtë hendekun midis zonave më të pasura të Prishtinës me atë zonë, pra cili është ndikimi që do të kishte ai projekt. E treta, ishte se a do të mund ta përdorim trashëgiminë kulturore, kuptohet se është luftë e vazhdueshme me ministrin aktual të kulturës, sepse e ka bërë një prej prioriteteve të veta dhe kjo është një trashëgimi kulturore sepse askush nuk do t’i rrëzonte dy oxhaqe, është identitet i Prishtinës e kemi parë pothuajse në çdo kartolinë, si do ta ruajmë trashëgiminë kulturore në këtë qytet. Menduam që këto tri pyetje do të përdoreshin si standard për të gjitha zonat e tjera të qytetit apo si do të luftonim për hapësirat publike, si do ta mbrojmë historinë e Prishtinës”, tha Ahmeti.

Drejtoresha themeluese e Manifesta, Hedvig Fijen, tha se vizioni urban i këtij edicioni të Manifesta 14 është se si Prishtina do të mund të transformohet në një qytet të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

“Shpresa jonë bazohet në mundësinë që ky vizion urban i Carlo Ratti të përdoret si udhërrëfyes për atë se si qyteti i Prishtinës do të mund të transformohet në dekadën e ardhshme në një qytet të sigurt, të gjelbër, të pastër, të qëndrueshëm”, tha ajo.

Ndërsa, Carlo Ratti, nga CRD-Carlo Ratti Associati, ka prezantuar disa nga punët që kanë bërë gjatë gjashtë muajve të fundit ne Prishtinë.

“Gjetjen e mënyrave të reja për të analizuar ambientin në Prishtinë dhe siç u tha është mënyrë për të angazhuar njerëzit, diçka që kemi punuar shumë në konceptin e arkitekturës, në këtë rast ua paraqesim juve diçka që mendojmë që do të ishte me interes. Prishtina do të bëhet model për qytetet e tjera si burim urban. Kjo është logjikë e shendosh, rikthimi i hapësirave publike në Prishtinë”, tha ai.

Në anën tjetër, Ndërmjetësuesja Kreative e Manifesta 14 Chatherine Nichols, ka treguar propozimet për hapësirat publike në kryeqytetin e Kosovës se për çka do të mund të përdoreshin.

“Propozimi im i parë është qendra për praktikë narrative në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, propozimi i dytë është qendra për të mësuarit urban në Tulltore, propozimi i tretë është qendra me intervenime të ndryshme si pjesë e studimit urban. Propozimi i katërt është të transformohet Hoteli Grand në qendër hulumtuese shumë disiplinare, propozimi i pestë është të krijojmë një radiostacion online, propozimi i gjashtë është të zhvillohet një seri e ecjeve për të ndjerë dhe për ta dëgjuar rrëfimin e qytetit në mënyra të tjera”, tha ajo.

Manifesta 14 do të organizohet nga 22 korriku deri më 30 tetor 2022 në Prishtinë. 

Vazhdo të lexosh

Art

Të famshmit që mbrojnë privatësinë!

Brad Pitt dhe Katy Perry janë vetëm disa nga ta!

Publikuar

nga

Të famshmit duhet të duken gjithmonë më së miri. Por disa nga ta janë kundër këtyre praktikave dhe synojnë ta mbrojnë me çdo kusht privatësinë e tyre.

Këta artistë dëshmojnë se të qenit në qendër të vëmendjes nuk nënkupton heqje dorë nga privatësia.

1. Brad Pitt

Madje edhe fansat e tij më të mëdhenj ka gjasa që nuk e kanë ditur se Brad Pitt mori emrin e babait të tij, William Alvin Pitt, dhe emri i tij i plotë është William Bradley Pitt. Por ai vendosi ta ketë emrin skenik Brad Pitt.

Rreth çështjes së privatësisë, Pitt është goxha strikt. Ai nuk ka rrjete sociale, dhe madje punësoi ‘truprojat e internetit’ për t’i mbrojtur fëmijët e tij nga rrjetet sociale.

2. Katy Perry

Disa të famshme nuk mund të shkojnë në sallone bukurie apo të pinë kafe pa i pushtuar ballinat. Por Katy Perry refuzon të luajë me këto rregulla. Këngëtarja e “Dark Horse” përdor një taktikë të mençur për t’i mashtruar gazetarët dhe vesh të njëjtën tutë sportive kur largohet nga shtëpia. Nëse ajo duket pothuajse njëjtë në shumë fotografi, është e vështirë të thuhet se kur është shkrepur fotografia në të vërtetë.

3. H.E.R.

Artistja dhe tekstshkruesja, H.E.R, kur nuk shfaqet në publik pa syze. Këngëtarja 24-vjeçare zgjedh mënyrën më të thjeshtë për të fshehur identitetin e saj dhe me këtë tregon se ajo e merr seriozisht çështjen e privatësisë. H.E.R. është një artiste e re e talentuar dhe tashmë ka fituar 5 nominime për Grammy gjatë viteve të fundit.

4. Kiss

Anëtarët e rokgrupit të famshëm në vitet e ’70-ta u shfaqën me fytyra të ngjyrosura dhe kostume mbresëlënëse. Ndonëse në vitet e ’80-ta hoqën dorë nga kjo praktikë, me dukjen e tyre ikonike inspiruan shumë persona./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Vizatimet e rralla të boksierit Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

26 copëza arti dolën në ankand në New York.

Publikuar

nga

Një koleksion i rrallë i vizatimeve, skicave dhe pikturave nga boksieri kampion, Muhammad Ali, është shitur në ankand për gati 1 milion dollarë.

26 copëza arti dolën në ankand në New York. Një nga veprat më të dashura, “Sting Like a Bee”, u shit për 425 mijë dollarë, dhjetë herë më shumë sesa parashikimet.

Aliu është shquar si një nga sportistët më të mëdhenj, aktivist dhe poet, por talentet e tij artistike janë më pak të njohura.

Nga Shtëpia e Ankandit thanë se ai vizatoi dhe pikturoi gjatë gjithë jetës – i inkurajuar nga babai i tij, që ishte po ashtu një artist profesionist.

Punimet u nxorën në ankand nga koleksionisti i artit dhe shoku Rodney Hilton Brown, i cili tha se Ali vizatoi tri pikturat e tij të para për të pas një meçi në Boston në vitin 1977. Çmimi i përgjithshëm i shitjes prej 945 mijë e 524 dollarë është tre herë më i lartë sesa që pritej./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara