

Lajmet
Charles Dickens: Një zë për të varfërit
Published
1 year agoon
By
UBT newsMe vdekjen e Charles Dickensit në vitin 1870, një epitaf qarkulloi në Londër duke e shpallur shkrimtarin e ndjerë si “një simpatizues me të varfërit, të vuajturit dhe të shtypurit”. Nuk ishte pa arsye. Veprat e tij mbeten sinonim i pjesës së poshtme të shoqërisë viktoriane, një peizazh i banuar nga jetimët, punëtorët e fabrikave, prostitutat dhe ata që ishin zhytur në kohë të vështira. Dickensi u dha atyre një zë, u dha dinjitet. Dhe kjo trashëgimi mbizotëroi. Disa dekada më vonë, kritiku GK Chesterton e etiketoi Dickensin “zëdhënësin e të varfërve”. Shumë besonin se romanet e tij kishin ribërë pjesërisht axhendën politike dhe sociale.
KRITIKA
Por, jo të gjithë e mendonin kështu. George Orwell ishte ndër kritikët më të mprehtë kur ishte fjala për përkushtimin real të Dickensit ndaj reformës sociale. Orwelli thoshte se pjesa më e madhe e aksionit në romane zhvillohet në mjedise të klasës së mesme, që paraqesin “borgjezinë tregtare londineze dhe vendet ku ata rrinin”. Të varfërit e vërtetë, pretendonte Orwell, ishin lënë pas dore nga shkrimtari. “Ai nuk ka portret të një punëtori në bujqësi dhe vetëm një (Stephen Blackpool tek “Kohë të Vështira”) të një punëtori industrial.” Duke shkruar në vitet 1930, Orwelli pohoi se “nëse pyet një lexues të zakonshëm se cilin nga personazhet proletarë të Dickensit mund të kujtojë, tre nga ata që është pothuajse e sigurt se do të përmendë janë Bill Sikes, Sam Weller dhe Zonja Gamp. Një hajdut, një shërbëtor dhe një mami e dehur – jo tamam një grup përfaqësues i klasës punëtore angleze.”
Orwelli shkoi më tej, duke e dënuar Dickensin se nuk ishte një shkrimtar mjaftueshëm revolucionar. Pavarësisht imazhit të tij popullor si një kampion i të varfërve, ai nuk bëri thirrje për ristrukturimin e shoqërisë, për të krijuar një klimë më të barabartë. “Në realitet, objektivi i tij nuk ishte dhe aq shoqëria, se sa “natyra njerëzore”, argumentonte Orwelli. “I gjithë ‘mesazhi’ i tij është klishe: nëse njerëzit do të silleshin mirë, bota do të ishte e denjë.
Pavarësisht mungesës së atributeve dhe përcaktimeve të renditura nga Orwelli, Dickens ishte jashtëzakonisht popullor tek të varfërit, madje edhe anëtarët analfabetë të shoqërisë që paguanin për t’ua lexuar dikush tjetër, pjesën e re të veprës së tij të fundit. Duke vendosur një pjesë të mirë të skenave të librave të tij në mjedise të njohura për ta, Dickensi nxiti një etje për letërsi serioze që dikur e kishin humbur.
Dhe Dickensi i njihte vendet për të cilat shkruante. Ndryshe nga Orwelli, Etoniani i Vjetër, ai kishte përvojë më të drejtpërdrejtë me jetën në kohë të vështira. Në vitin 1824, i dërrmuar nga borxhet në rritje, babai i tij Xhon, u dërgua në një burg debitorësh, ku iu bashkua gruaja dhe fëmijët e tyre më të vegjël. 12-vjeçari Charles jetonte në një sërë banesash nëpër qytet; ai më vonë do të mbështetej tek pronarët dhe pronaret e tij, kur i popullonte romanet me londinezët e pasur.
Ai detyrohej gjithashtu të punonte 10 orë në ditë në një magazinë – “një shtëpi e vjetër e çmendur, e rrënuar… e tejmbushur me minj” – duke u ngjitur etiketat vazove me lustër çizmesh. Kjo përvojë, e zhvendosur në një fabrikë shishesh, do të rivizitohej tek David Copperfield. Atje ai punoi së bashku me fëmijë të varfër të klasës punëtore, duke përfshirë një farë “Bob Fagin” – një emër që do ta huazonte tek Oliver Twist – duke i dhënë atij një pasqyrë rinore në një anë krejtësisht të ndryshme të shoqërisë.
Dickensi tregoi padiskutim empati të pamatë ndaj të varfërve që punojnë dhe atyre në shtresat më të ulëta të shoqërisë, që luftojnë për të përmirësuar veten në një sistem të manipuluar, qofshin këta fëmijë jetimë apo gra, siç është prostituta Nancy tek Oliver Twist. Ky vështrim dhe shqetësim nuk u shtri tek ata që nuk bëjnë mirë që përdorin krimin për të mbijetuar, apo për të përparuar në kurriz të të tjerëve. Ai nuk ishte admirues i turmës, e parë në portretizimin e rebelëve – pjesëmarrës tek trazirat antikatolike të Gordonit të vitit 1780 – tek Barnaby Rudge.
PISLLËK DHE SHKATËRRIM
Pavarësisht nga dështimet e tij të perceptuara, kur i popullonte romanet me njerëz nga shtresat më të varfra të shoqërisë dhe cialtdo qofshin dështimet e tij të perceptuara, për të ofruar zgjidhje për zhdukjen e varfërisë, vepra e Dickensit megjithatë hodhi një dritë të fortë në qoshet më të errëta të shoqërisë angleze – dhe, më së shpeshti, të Londrës.
Këto ishin qoshe të injoruara shumë kollaj nga bashkëkohësit e Dickensit. Letërsia e tij shkon në lagje të pa vizituara kurrë nga penat e të tjerëve. Shihni jetën reale të ishullit Jacob në bregun jugor të Tamizit, të përshkruar në faqet e Oliver Twist, se si përmban shtëpi “aq të ndyra, aq të mbyllura, sa ajri do të dukej se ishte shumë i ndotur edhe për papastërtitë dhe mjerimin”.
Në minimumin e tyre absolut, veprat e Charles Dickensit u ofruan shumë prej lexuesve të tij bashkëkohorë një dritare në një shtresë të shoqërisë përndryshe të padukshme për ta, një botë të fshehur. Romanet e tij mund të mos kenë çuar në reforma sociale në nivelin që është perceptuar zakonisht, por prodhimi i tij artistik me siguri e drejtoi vështrimin kolektiv drejt sëmundjeve shoqërore të Anglisë Viktoriane. / bota.al
You may like
Aktualitet
Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus
Published
2 hours agoon
March 21, 2025
Nëse vizitat mbretërore kanë të bëjnë me dërgimin e një mesazhi, atëherë fotografia e Princit të Uellsit në një tank pranë kufirit rus duhet të jetë një nga më të drejtpërdrejtat.
Princi William ka shkuar në Estoni për të mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë, shkruan BBC.
Të premten, në një zonë stërvitjeje ushtarake të acartë të ftohtë, të rrëmbyer nga balta, princi pa ushtarët dhe pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s.
Princi, me uniformë kamuflazhi, duke parë nga një tank Challenger 2 dhe më pas nga një automjet luftarak i blinduar, po dërgonte një sinjal për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të penguar çdo agresion nga Rusia.
Lajmet
Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes
Published
4 hours agoon
March 21, 2025By
UBTNews
Ish-presidenti, Hashim Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshortën e tij, është dërguar në EULEX, ku pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.
Tek hyrja e EULEX kanë dal edhe disa qytetarët të cilët e kanë pritur me brohoritje.
Përndryshe, disa media kanë raportuar se Hashim Thaçi sonte do të qëndrojë në EULEX, por është raportuar edhe mundësia që ai të qëndrojë dy ditë ne EULEX, për të takuar anëtarë e tjerë nga familja.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot vizitoi varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars.
Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës
Lajmet
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV ankohet në Gjykatën Supreme
Published
5 hours agoon
March 21, 2025By
UBTNews
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme ankesën për anulimin e rreth 19 mijë votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pasi konsideron se ato janë të manipuluara.
Në një postim në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje thotë se edhe njëherë kërkon rivotimin me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve “që kanë marrë vota në mënyrë të pakrahasueshme më shumë përmes votimit me postë sesa në vendvotime në Kosovë dhe mos zëvendësimin e tyre me anëtarë të tjerë të LDK-së.”
“Vetëm përmes pranimit të ankesës sonë mund të rivendoset legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë. Faktet kanë dëshmuar për një vjedhje industriale të votave dhe presim nga Gjykata Supreme që të korrektojë vendimin e padrejtë të PZAP-së e të marrë vendimin e duhur për ta parandaluar një precedent të tillë në të ardhmen”, thuhet në postim.
Aktualitet
Policia i shqipton për katër ditë mbi 1 mijë e 200 gjoba në Prishtinë
Published
5 hours agoon
March 21, 2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 13.03.2025 ka filluar implementimi i planeve “Semafori” dhe “Droni” në të gjitha rrugët rajonale dhe nacionale të kryeqytetit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se deri me datën 17 mars gjatë implementimit të planeve janë shqiptuar 1,233 gjoba.
Nga këto 38 gjova janë shqiptuar për mosrespektim të semaforit, 26 gjoba për përdorim të telefonit, 171 gjova për rrip të sigurisë, si dhe 66 gjoba për automjete pa regjistrim (të identifikuara nga vetura inteligjente).
Ndër tjera, shtohet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

Këto sëmundje mund t’i trajtoni me qepë

Princi William dërgon mesazh të drejtpërdrejtë pranë kufirit rus

Çfarë të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

Audi braktis planet për elektrifikim të plotë

“Dardanët” nisen drejt Spanjës, të gatshëm për ndeshjen e kthimit

Ish-punonjësi i Eminem, i akuzuar për shitjen e këngëve të papublikuara të reperit, dënohet me burg

Thaçi në EULEX, pritet të takojë anëtarët e tjerë të familjes

Vazhdojnë raportimet për kthimin e Messit te Barça

Bisedë me Jehona Shaqiri: Radio ka magji! Këngëtarja bën thirrje të dëgjohet zëri i gazetarëve të zellshëm
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota2 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë